Në një vend normal, dështimi prodhon reflektim. Në Shqipëri, dështimi prodhon vetëm një gjë: përsëritje më kokëfortë të së njëjtës farsë.
Ka një kufi mes këmbënguljes dhe kokëfortësisë që kthehet në vetëshkatërrim. Kur e njëjta formulë provohet pa pushim dhe rezultati mbetet po ai, nuk kemi më të bëjmë me strategji politike, por me një rreth vicioz që ushqen vetëm iluzionin e ndryshimit. Këmbëngulja e Berishës nuk është më as ambicie politike, as bindje ideologjike. Është një formë e pastër refuzimi për të pranuar realitetin, dhe, si çdo refuzim i tillë, po kthehet në barrë publike.
Këmbëngulja e Berishës për të qenë gjithçka dhe për të mos lënë asgjë jashtë vetes nuk është më thjesht një çështje e brendshme partie. Nuk është më çështje e demokratëve. Ata i ka marrë në qafë prej kohësh, duke i kthyer në një turmë që brohoret për një të shkuar që nuk kthehet. Problemi sot është më i madh: ai po mban peng gjithë spektrin politik, duke i hequr vendit dhe shqiptarëve oksigjenin e vetëm që i ka mbetur: alternativën e zgjedhjes.
Dhe kur alternativa zhduket, pushteti shndërrohet në arrogancë të institucionalizuar. Rama nuk ka më nevojë të bindë askënd, as të përmirësohet, as të japë llogari. Pse duhet? Përballë ka një kundërshtar që sillet si relike politike, që përsërit të njëjtat slogane, bën të njëjtat beteja personale, këndon të njëjtin refren të konsumuar. Dhe Rama luan shah me dikë që bën gjithmonë të njëjtën lëvizje.
Ndaj tallet. Kur kundërshtari yt është i parashikueshëm, i konsumuar dhe i mbyllur në vetvete, pushteti nuk ka më frikë. Dhe kur pushteti nuk ka frikë, nuk e merr mundimin të korrigjohet, nuk ka as kufij të përmirësohet e të heqë arrogancën.
Kjo është pika ku opozita nuk është më problem i vetes, por fatkeqësi publike. Sepse duke u mbërthyer pas një individi që refuzon të largohet edhe kur ka mbaruar gjithçka ka pasur për të dhënë, ajo po u thotë shqiptarëve: “Zgjidhni mes këtij dhe asgjësë nga ne!” Dhe shumica militante, për mungesë të një opsioni tjetër, zgjedh “këtë”, jo nga bindja, por nga dëshpërimi. Të tjerët largohen të neveritur. Këtu opozita kthehet në qesharake.
Ndërsa populli zgjedh të refuzojë “opozitën”!
Ndërkohë, Berisha vazhdon. Flet, akuzon, premton, rikthehet..., akuzon Ramën për të ndenjur vetë, sikur koha të ketë ngrirë diku në vitet e tij më të mira. Por problemi është se koha nuk ndalon. Ajo ecën dhe lë pas ata që nuk dinë të dalin nga skena.
Dhe Berisha vazhdon këtu e 60 vjet t’u ngatërrohet nëpër këmbë shqiptarëve, që në 1968 kur tanket sovjetike hynë në Çekosllovaki; 22 vite si komunist, 36 vite si “demokrat”.
Aktualisht me sjelljen e saj opozita e Berishës, sado të drejtë të ketë, nuk është më një alternativë, por një alibi. Një alibi që i jep pushtetit justifikimin perfekt për çdo gabim, çdo arrogancë, çdo korrupsion. Sepse përballë nuk ka një projekt të ri, por një rikthim të së shkuarës.
Sot, këmbëngulja e Berishës nuk është më thjesht një zgjedhje personale. Është një akt që prodhon pasoja kolektive. Sepse duke mos u larguar, ai nuk po mban vetëm veten në lojë, po mban jashtë çdo mundësi tjetër.
Dhe kështu, Shqipëria mbetet e bllokuar mes një pushteti që nuk ndjen presion dhe një opozite që nuk prodhon shpresë, në një duel ku njëri nuk ka rival, dhe tjetri nuk ka më arsye të jetë rival. Një vend i tërë i detyruar të zgjedhë jo më të mirën, (cilado qoftë ajo), por të vetmen gjë që i lihet përpara. Dhe kjo nuk është më politikë.
Konkluzioni? Këmbëngulja në përsëritje që nuk prodhon ndryshim, nuk është virtyt. Është pengmarrje. Dhe kjo pengmarrje sot ka një kosto që e paguajnë të gjithë shqiptarët.
Shume e drejte...
Ata qe e kane njohur kete psikopat prej shume vitesh thone se ai ka kembenguljen e sociopati dhe , siç tha Namik Hoti , ai zbret nga kali vetem po ta vrasesh . Krimineli sali vazhdon si pune e mushkes qe ti bjeri murit me koke .
Flm zotni! Vleresim per analizen dhe komentet e tua. Por nese njehere tjeter do e thellonit kete analize do isha shume I interesuar te kerkoj mendimin tend persa: Ne Shqiperi thuhet se ka demokraci ne parim. Per cdo gje , wofte edhe per kete farsen e sistemit te zgjedhjeve me te cilin abuzon "kryedemokrat". Ku mund te jete difekti I kesaj demokracie? Personalisation mendoj se "burimet" qe prodhojne institucionalizimin e demokracise, jane Partite politike. Jane keto parti qe lancojne njerezit qe duhet te behen deputet, dhe me tej Km, Kryetar parlamenti , President, ministra, etj. Personalishte .endoj se partite, burimi I njerezve qe certifikohet demokracia faktike, jane burime te kontrolluara nga Kryetaret e Partise ose ndryshe Kucedra te ketyre burimeve. Lista te .byllura, lista te hapura, etj. s'jane gje tjeter verse deshmi se nga keto burime del uje qe filterohet nga kryetaret e Partise. Pra burimet e demokracise jane jane te kontrolluara nga persona qe mund ti wuajme autoritar , qofte edhe diktator. Kuptohet qe "uji" we I hidhet qytetareve per votim eshte I qelbur ose I helmuar. Nuk besoj se dikush edhe ne keto parti mund te shprehi vullnet e tij te hapur dhe njerezor per tu bere dikush apo kontributor per demokracine, pa lejen e Kryetareve apo te nje grupi te ngushte ne krye te saj. Ne perfundim duke menduar se Partite jane burimi dhe kyci I realizimit te nje modeling te wendrueshem demokratike, me duhet te theme se pa parti demokratike ( Jo PD) nuk ka Demokraci. Ajo eshte farad per te mashtruar qytetaret Kjo eshte ndoshta edhe katandisja e procesit zgjedhor sipas llogjikes" zgjidh te keqen me te vogel". Besoj se sistemi amerikan I organizimit te partive eshte ndoshta sistem me mire qe njeh Bota. Kryetari I Partise per kohen qe zgjidhet nuk mund te kandidoj per President apo edhe disa funksione te larta. Ai eshte nje arbiter dhe gjykates I procesit demokratik ne parti per te evidentiary me te mirin apo me te pershtatshmin per President, kongresmen apo senator. Nje pyetje: A e di dikush emrin e Kryetarit te Partise Republikane Amerikane nga ka dal Presidenti Trump? Po te partise demokratike nga ka dal Bajden apo K.Harris? Beso se ?????. Por egzistojne! Roli I tyre petfundon kur ata realizojne procesin zgjedhor standart demokratik brenda partive te tyre. Sigurishte kane perfitimet e tyre, si senator, etj por eshte e sigurte qe qe ky proces I menaxhuar prej tyre, rezulton ne perzgjedhje demokratike qe do te perfaqesojne, udheheqin Ameriken dhe popullin Amerikan me demokraci, me moralin e Kushtetutes dhe te popullit!
Bravo Ardi Stefa. Shpellaret nuk funksionojne me logjike, por me kercitje kafsherore dhembesh. Mbase mesohemi te nxjerrim mesime. Kurre me shpellare!
Berisha duhet të ishte larguar me kohë, qysh prej marsit1997 kur socialistët për herë të parë me marrëveshjen që bënë me të, e lanë më politikë, kur ai në ndërkohë ishte në zgrip. Pa përmendur këtu dhe 'amnistinë' që i bënë me komisionin famëkeq të dy spartakëve Ngjela dhe Braho. Po le të mos i kthehemi më asaj kohe se të gjithë e dimë. Ama duhet pranuar se Berisha, edhe pse i ndihmuar, ka ditur t'i mbijetojë sfidave, e bën atë ende edhe pse "non grata" dhe në proces gjyqësor si i korruptuar. Si shpjegohet?! Nga njëra anë, një 'dore' që i jep Rama me marrëveshjet që bën me të, (ajo e 2008 i vë kapakun), e dyta është se falë spastrimeve që ai ka bërë dhe bën brenda PD, në marrëveshje me Ramën, herë haptas e herë okulte dhe përtej saj, nuk lënë alternativë tjetër opozitare konkuruese të ngrejë kokën. Dhe pa alternativë tjetër (si në rastin e Hungarisë), nuk ka zgjidhje të dëshirueshme. Në kuadrin e bipartitizmit PS-PD, prej 35 vitesh të konsoliduar tashmë, para shqiptarëve është shtruar vetëm një zgjidhje: ndërmjet dy të këqijave të zgjedhë më të voglën, ose si puna e asaj shprehjes që: "kur nuk ka pulën do hajë sorrën!".
Stefa je i sakte dhe i thelle ne mendime, me kujton Lapardhane e ndjere | Mos hezito kurr te shkruash te verteten sic eshte sepse e vereteta eshte princesha e kurores se shqiptareve te vertete
Ça thot chat gtp - ja Mirëë??
Filmi qe po shfaq Berisha eshte me shume seri dhe pare e ripare.Berisha ka dy rruge :Te japi doreheqjen dhe te behet nje qytetar i thjeshte por pa imunitet perballe gjykates dhe dihet qe gjykatesit do trimerohen dhe do meren me gjykimin e zullumeve te familjes dhe per hir te se vertetes jane zullume te papara ,po vetem te mara me mend ,dhe atehere dihet perfundimi Rruga e dyte te qendroje ne krye te PD dhe te vetviktimizohet dhe te kercenoj sic di ai te bej per te mbrojtur krimet e tij dhe vjedhjet e familjes,kesaj ja ka aritur dhe kete rruge do vazhdoj deri ne fund te jetes se tij.Eshte rruge nje kalimshe ose drejtim i detyruar.Eka thene vet: Pas mus kjameti dhe kesaj i qendron me konseguence.Ata qe e ndjekin nga pas jane e njejta gje ,kane te njejtin hall por me permasa me te vogla
Bravo!!
Sala eshte kale karroce po gerdalle ama
Qëndrimi dhe sjellja e Berishës nuk besoj se kërkon trajtim politik, siç në këtë rast bënë autori i shkrimit. Edhe pse politikisht trajtimi që bënë është më se i saktë dhe me mjaftë cilësi, mjerisht kjo nuk të çon gjëkundi. Problemi i Berishës kërkon trajtim mjekësor dhe jo politik. Vetëm një njeri mendërisht jo normal kryen në mënyrë të pambarimtë të njëjtin veprim për të marrë një rezultat të ndryshëm nga ai që ka marrë më parë. Shtypi duhet të kërkojë ndihmë nga specialistë psikiatër për të trajtuar sjelljen e këtij individi dhe jo t'u referohet analistëve politikë.
Gjynah per kete Stafen, ne kete moshe e kerkon te haje buke si parazit duke share Berishen, po kur te behet sa F.Cupi me se do haje buke se, nuk besoj se Berisha do jetoje aq gjate.