Kafshët e Fermës dhe kafazi i gjykatës

24 Prill 2026, 17:20Blog TEMA
Kafshët e Fermës dhe kafazi i gjykatës

Nga Frrok Çupi 


Këtu janë tre personazhe kryesore, jo aq shumë sa ishin në novelën e Orwell “Ferma e Kafshëve”. Tre, por me një shënim: Lloji i personazhit ‘kafshë’ mund të vijë duke u shtuar shumë në numër.

Personazhet janë thuajse me ngjashmëri të drejtpërdrejta, nga ‘Ferma…’ e vitit 1945, te Ferma e Tiranës, prill 2026.

Atëherë, po rendisim personazhin kategori ‘Kafshët’, që zënë vendin e parë.

I dyti si personazh renditet Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Kjo përbën faktor të ri, entuziazmues, glorifikant për shoqërinë tonë. Paralelja me vitin 1945 mund të merret pushteti i ri Stalinist që erdhi në Moskë.

I treti, si personazh, vjen Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili po përpiqet për të drejta humane jashtë Fermës ku po protestojnë kafshët.

‘Ferma’ në gjyqin e GJKKO përfaqësohet nga një kafaz ku mbyllën kafshë. Kafshët këtu janë njerëz, madje janë njerëz që në epokën e tyre kanë qenë të rëndësishëm si shefa të shtetit.

Gjatë rrugës mund të hyjnë e dalin në skenë edhe personazhe të tjerë dytësorë, si për shembull avokati, etj.

Kjo është e gjithë skena, jo e komedisë si e Orwell-it, por drama e Drejtësisë sonë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, pardje ka shpërndarë një deklaratë alarmante për mediat rreth ‘Fermës së Kafshëve’ në gjykatë. Ka marrë shkas nga protesta e avokatit mbrojtës në zotit Ilir Beqja, ish ministër, i akuzuar nga SPAK dhe GJKKO për punët e ligjit. Punë e tyre. Avokati ankohet se klientin e tij, Beqja, e kapin sa hyn në sallën e gjyqit, sjellin një kafaz dhe e plasin brenda. Në fillim ishte kafaz metalik, ndërsa tani është zëvendësuar me kafaz prej qelqi.

Avokati ankohet sa për hallin e tij, aq për vuajtjen e klientit. Halli i tij është se si të komunikojë me klientin. I duhet të futet në kafaz, pastaj të dalë; pastaj të hyjë, pastaj të dalë. Në këtë mënyrë edhe avokati kthehet në ‘kriminel’, dmth i pandehur, i dënuar në kafaz.

Ankesa e avokatit është rrëzuar në datë 7 prill 2026. Gjykata ka arsyetuar vendimin se ‘kafazi nuk është imi, s’e kam vënë unë”.

Duket si arsyetim i ‘Derrave në Fermë’, por kjo është e vërtetë. Gjykata KKO e shkallës së parë shpall vendimin e saj se ‘kafazin e sjell Drejtoria e Burgjeve’.

E rëndë, thuajse traumë psihike. Në sallën e Gjyqit, madje gjyq special, ku i kanë sytë miliona shpresa njerëzish, nuk zotëron ligji, as gjykatësi, as prokurori…. Vendos Drejtoria e Burgjeve. Një diversant zbarkon çdo ditë në sallën e gjyqit. Burgu vendos edhe Drejtësinë. Kjo Drejtori sjell e merr kafazin. E fut kafshën në kafaz, pastaj kafshës i merr edhe kafazin. Si të ishte në një spital psihiatrik ku sjellin e marrin uturakët.

Komiteti i Helsinkit nuk e bën të njohur emrin e avokatit; ndoshta ka arsye. Sepse nuk ka rëndësi kjo. Pas avokatit të zotit Beqja do të vijë avokati i zotit Meta, pastaj i zotit Berisha, pastaj i zotit Malltezi… Hiq e sill ‘uturakë’.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit përpiqet të ngrejë zërin e të thotë se kjo praktikë e Gjykatës ‘përbën shkelje të rëndë të legjislacionit të brendshëm dhe të standardeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut’.

E mirë, mirë! Kush desh t’ia dinte në Fermën e periudhës së Stalinit se si shkeleshin ligjet për kafshët.

Por ‘Helsinki’ nuk lodhet e vazhdon:

“Së pari, sipas nenit 341 të Kodit të Procedurës Penale, drejtimi i seancës gjyqësore dhe ruajtja e rendit në sallë janë kompetencë ekskluzive e gjykatës.

Së dyti, neni 344 parashikon qartë se i pandehuri merr pjesë në gjykim si person i lirë, edhe kur është i paraburgosur. Kufizimet lejohen vetëm nëse ai pengon zhvillimin e seancës. Në këtë kuadër, argumentimi i Gjykatës se vendosja në kafaz është kompetencë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, bie ndesh me ligjin procedural penal. As ligji nr. 81/2020 dhe as aktet nënligjore përkatëse, nuk parashikojnë përdorimin e kafazit si masë standarde në sallën e gjyqit.

Së treti, kjo praktikë bie në kundërshtim edhe me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka nënvizuar se nuk ka asnjë justifikim që një person të trajtohet si “kafshë e egër”.

Në përfundim, ‘Helsinki’ vlerëson se vendosja automatike e të pandehurve në kafaz në sallën e gjykatës rrezikon drejtësinë e procesit.

Po Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ç’hyn në punë këtu?

Jemi në vitin 1945 kur në Fermë ligjin e bënte ‘Derri Napoleon”.

12 Komente

  1. s
    socio demokrat

    Nje nga gjerat me te habitshme eshte se kafazi I xhamit qe perdoret sot ne sallat e gjyqit ne Shqiperi perdoret zakonisht (edhe sot)vetëm ne gjykatat ruse Ne asnje vend tjeter europian nuk perdoret sot . Ky lloj binjakëzimi ne stil ,te jetë rastesi apo ndoshta eshte reminishence e pavetedijshme e mbetur nga koha kur metodat ruse ishin trendi ne Shqiperine diktatoriale.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Ta kanë thënë gabim, o socio? Në Shqipërinë diktatoriale nuk gjykoheshin as në kafaz hekuri as në kafaz xhami, por në maxhlis, i hapur, në rrjesht të parë, natyrisht i shoqëruar me roja dhe me altroparlant në shesh. A i ke parë në ato dokumentarët e vjetër me gjyqe diversantësh, se si i pohojnë krimet ata para gjykatës; deri aty nga mesi i viteve '60, edhe me avokat mbrojtës?

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niko Lehesi

        Frrok NocRrok Llulla do lekë. Për lekë shet bythën e vet me gjithë libër shtëpie. Eshte keq me shendet se spiunlliku si hyn me ne pune per karriere.

        Përgjigjjuni
      2. h
        hila

        Sot jemi ne epoken e Derrit Olsi e Altin njerezit qytetar e me edukat trajtohen si kafshe e mafjozet e mashtrusit e kriminelet i shaj me libes shpijet Derrat, te pakten Dumanin e ata i rrespektojne sharesit! a mos jane ne te njejten skuader, por shahen sa per sy e faqe?

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kallarja kuqe

          Ne fakt per te qeshur eshte se si jane katandisur gjykatesit tone te dashur special. Me rrastin e dosjes me nje tuf vrasje, ai i penduari me mbiemer dumani nuk mund te rri me te pandehurit e tjere dhe per kete arsye e lejojne te rri jashte kafazit, nderkohe ky tipi ka bo nje hale vrasje. Kurse ish president, minister, kryetar bashkie qe nuk sjellin asnje rrezik fizik shoqeror, te cilet mund te jene fajtor per cdo lloj krimi financiar, por nuk mund te trajtohen me keq se vrasesi. Cudira shqiptare

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dire Straits //////////

            O Frok Çupi ti ke plotēsisht tē drejt por kto kafsh nē drejtēsi i mbajti Edi Rama. Pse nuk e nxjer me shkelma jasht imoralin olsi dado jasht. Ka fakte tē pa kundērshtushme ēshtē pa shkoll e ska ligj nē Bot qē ta mbaj nē atē vēnd pune. Prandaj mos u lodh kot qē shkruan pēr kafshēt e padrejtēsis.

            Përgjigjjuni
            1. Ρrushi

              Tani që gjysma e derrave të drejtësisë sot janë të kënaqur me stallën ku rrojnë kjo nuk ka dyshim . Marrin 3-4 mijë euro pa shkruar asgjë me stilolaps ,as me makinë shkrimi ,as me laptop. Por me IA. AJO i mbush faqet sa hap e mbyll sytë mjafton ti thuash diçka me gojë. Rrojnë me IA , dhe e kanë mirë.

              Përgjigjjuni
              1. O
                Oficeri dulles

                Te shkrihet drejtesia e re e vampirism Sali

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toni

                  Sa leke paske pas o Lali...po kot nuk thone ndertuesit ne tavolina deri 30% e te rrish drejt.....

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Oficeri dulles

                    Gjyqtqret nuk kane shkolle ,Jane funderrina ,qe kur kane pedagoge Giten surrat shtrembet . Njoh shume students qe nuk vene ne mesim fare ,paguajne dhe marrin diplomat, c'prisni nga ata ,nje mut Shqipni e mjera shqipni Kush te ka qire me kry ne hi Kopili karaxhic Sali

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vlora

                      Fantastik

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Intuitivi

                        Deri dje mielli kishte edhe krunde brenda.Edhe në se pastrohen krundet,mielli mbetet i njëjtë.Shkurt hesapi,mielli është futur i kontaminuar dhe buka po helmon SPAK-un!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje