Mimoza Ahmeti: një revolucion i vonuar… në stallë

24 Prill 2026, 10:38Blog Nga Helidon Haliti

Në Shqipërinë e dikurshme, kur poezia mund të të kushtonte lirinë, Mimoza Ahmeti ishte ndër ato krijuese që ecnin në kufirin delikat mes guximit dhe dënimit. Një avangardiste në një sistem që kishte alergji ndaj çdo forme të avangardës, ajo arriti t’i shpëtojë asaj që për shumë të tjerë ishte e pashmangshme: “riedukimit”.

Sepse në atë kohë, poezia nuk ishte thjesht poezi. Ishte provë penale. Dhe lista e të “riedukuarve” është e gjatë: Faslli Haliti në fshatin socialist, Visar Zhiti në burg, Edi Hila në pulari—një galeri alternative ku pulat ishin më pak kritike se komisionet ideologjike. Ndërkohë, një tjetër figurë që më vonë do të zinte skenën publike, Edi Rama, eksperimentonte me ngjyrat dhe me zhurmën e vet karakteristike.

Në këtë klimë, Mimoza vinte si një aromë e fortë qyteti—madje jo thjesht qyteti, por kryeqyteti. Poezia e saj kishte parfum, nerv, dhe një dozë të mirë vetëbesimi që, në atë kohë, ishte pothuajse akt rebelimi.

Por historia, siç dihet, ka një sens humori që shpesh i kalon edhe poetët.

Sepse sot, në vitin 2026, e gjejmë Mimozën jo në një salon letrar, por në një format televiziv: “Ferma VIP”. Një zhvendosje që nuk është thjesht gjeografike, por pothuaj filozofike. Nga metropoli në stallë. Nga metafora në bajgë.

Ajo që dikur i shpëtoi “riedukimit” socialist, sot duket se e ka përqafuar me dëshirë një version të ri të tij—këtë herë jo nga shteti, por nga tregu. Sepse nëse dikur sistemi të çonte në fshat si dënim, sot të njëjtën gjë e bën televizioni… si privilegj.

Dhe Mimoza përshtatet.

Mimoza që dikur shmangte me elegancë çdo aromë që nuk ishte Chanel-i i metaforës, sot hyn në një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me aromat e fermës. Madje i reinterpreton ato. Në një kthesë poetike që do ta kishte zili edhe realizmi socialist, ajo arrin të krahasojë deodorantin luksoz me aromën e bajgës—duke e ngritur këtë të fundit në statusin e një margaritari rural.

Kjo nuk është më thjesht poezi. Është një formë e re estetike: neo-bajgëzimi kritik.

Nga “Mimoza llastica” në “Mimoza me poza”, transformimi është i plotë. Ajo pozon me lopën me një seriozitet pothuaj ekzistencial, mbron gomarin si një figurë e nëpërkëmbur e sistemit dhe këndon—me një liri tonale që sfidon çdo konservator të muzikës.

Dhe sigurisht, nuk mungon kulmi: afrimiteti me dhinë. Një simbol që, në një ekspozitë tjetër, mund të ishte metaforë. Këtu është partner skene.

Në mënyrë paradoksale, ajo që diktatura nuk arriti ta realizojë plotësisht—ta zbresë poetin në realitetin rural—po e realizon sot demokracia spektakolare, me ndriçim LED dhe audiencë masive.

Sepse në fund, ndoshta kjo është fitorja më e madhe e kapitalizmit: nuk të detyron të shkosh në fermë… të bën të shkosh vetë, me kontratë dhe honorar.

Dhe Mimoza shkon. Jo si e dënuar. Por si protagoniste.

 

Helidon Haliti
Piktor / Artist pamor
Profesor në Universitetin e Arteve, Tiranë

36 Komente

  1. B
    Baca

    Per Mimozen nuk di cfare te them, po Helidoni eshte njeri dhe artist special!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      E ç'te thuash o Bac! I ka thene te gjitha Helidoni, ky mjeshter, jo vetem i piktures.

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        O profesor ( te gjithe gdhien profesore ne tallkaristan cdo dite) Moza jote kinvinktorja nga Kruja nuk kishte dha nuk asgje te vecante nga I gjithe brezi I saj. Te gjithe njesoj kane qene si ne mentalitet dhe ne kryenecesi apo rrebelizem qe ti kerkon te aludosh per Mozen. Moza eshte njeri shume pozitive te jemi te qarte por eshte brenda marxhinalit social qe i perkiste asaj kohe. Dhe nuk linte mbresa tek ne ashtu sic po le mbresa tek Ferma qe ti e supozon si format disi inteligjent (ahahahahahah). Nje gje nuk kupton ti dhe I gjithe brezi jot e me siper. Moza I perket nje grupi social te vecante qe ne ate kohe kishte vlera mbreselenese. Shumica e tyre tashme jane ose jashte tallkaristanit ose te heshtur ne suksesin e tyre brenda kolapsit te teresishem qe mbyt ate vend. Shkurt muhabeti. Nuk mund kurrsesi te vendosesh nje show televisiv amator dhe problematik qe nga origjina e konceptit qe ulurin si nje kopje e shemtuar e prapambetjes intelektuale dhe artistike e te quajturit aga (ahahahahahah qe me shume te te afron ne kohe me vitet 30) si nje étalon mates te zhvillimit social te individit dhe aq me keq te pwrdoresh Mozen si nje anomali e sistemit te kaluar dhe ta krahasosh me kete te sotmin. Fakt : aftesia e inteligjences ne ata individe te ngujuar per 200 mje euro eshte féminore Disa prej tyre nuk mund te artikulojne nje fjali deri ne fund dhe veshtiresi ne te shkruar shqip. Fakt Moza eshte shume e zgjuar ne krahasim me cdo njeri qe ndodhet aty dhe manipulimi qe ajo i ben te gjithe atyre eshte aq I dukshem sa dhe agai(ahahahah) ke veshtiresi ta kontrolloje Mozen. Hajt gzuar beromin

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dritan

          AS SE KE KUPTUAR FARE SE CFARE KE LEXUAR. LEXOJE DHE NJEHERE. PO SE KUPTOVE PERSERI, MERR PERKTHYES.

          Përgjigjjuni
          1. b
            baromi modh

            Se pari "jevgu",racizmi yt te can trapin si greqizmi yt.Sa per komentin eshte i gjate konfuz dhe dashakeqes.Ke te drejte kur e nencmon FERMEN.Pastaj kur mundohesh te analizosh brezat intelektin dhe epokat e ben lemsh ,je teper i paqarte e kokenxehte,nuk e di kush te ben kaq agresiv.Ne gjithe komentet verej se je si virus.Ti qofsh si ron i mbarsur me kaq greqira e me raqizma si nuk plas.Hajt perfundofsh aty ku je nisur.

            Përgjigjjuni
        2. W
          Www

          Lërini më një anë të vuajturit dhe mos e krahasoni me këtë Mozën, se asnjë krahasim nuk mund të qëndrojë. Ata në stallë (stallën ku t’a gjenin, shumë prej tyre)i dërgonin me detyrim, kjo ka shkuar me dëshirë, madje kushedi ç’miq ka futur për t’u futur. Ata hiqnin të zitë për të nxjerrë çapën e bukës dhe artin ua kishin ndaluar. Kjo, ha, pi e bën pallë dhe pretendon të fitojë para, që me ato që shkruan nuk do i bënte kurrë. Etj.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mondi

            Leri perrallat,por lexoje perseri se nuk paske kuptuar gje dhe hiqesh si I indinjuar kot, pa lidhje.Taman indinjate dhe kritike prej injoranti.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Ladi

            E shkelqyer. Te lumte

            Përgjigjjuni
            1. G
              Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

              Mua me pelqen Mimoza!

              Përgjigjjuni
              1. a
                alma nga tirana

                shkrim kot fare cfare shkruan or ti pictor? zaten ne keto 35 vite mediokrit u bene poste dhe shkrimtare

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Popu Llore

                  Oi, oi Alma! Me këto që thua, e mori vesh gjithë Shqipëria se sa budallaqe je. .... Po si moj thua Moza u bë poete këto 35 vjet. Po Moza është 62 vjeçe moj..... E lexove çfarë shkruan Elidoni? Ka shkruajtur që në vitin 1980........ Pastaj mos harro se ka qenë dhe dashnore e Edi Ramës në vitin 1985....

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Endri

                    Maloke e zbritur kushedi nga ku sapo shpalose sa maloke je.Si nuk lini rast pa na e treguar.A thua se nuk dalloheni nje vit larg.

                    Përgjigjjuni
                  2. N
                    Naim Frasheri i ri

                    Helidon kur një artist do të humb vlerë, rreshton në krahë të korifejëve dhe dhe jo vlera të artit e kulturës dë një populli.Të shkuash është kultur të shkaravitësh e shkaravitesh është kohë e humbur, njëlloj si dhe ajo që po bëni ju.Helidon më mirë se për çdo kënd do të kishe shkruar për AKADEMIKUN SHQIPTAR REXHEP QOSIEN. në këtë ditë të largimit nga jeta..

                    Përgjigjjuni
                    1. Eshte nje shrim jo I zakonshen ose qe te jem me I sakte pak I veshtire per tu gelltitur.Mjerimi ne te gjitha kohet mbetkerka nje kafshate qe skaperdihet... ..

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        stape Pashi

                        Helidon nuk të heq asnjë persje çfarë ke shkruar ke shkruar këtu. Të heq vetëm fjalën "kontratë" dhe le të mbetet vetëm HONORARI. Tungjat jeta ARTIST I MADH. Jo vetem i penelit, por dhe i fjalës së mençur.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tirana

                          Po kete Helidon Halitin, cila epoke e beri artist: realizmi socialist apo kriminalizmi demokratik?

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Milo

                            Artist lind o tropoja,nuk behesh.Ja.psh,perse nuk te bene ty.

                            Përgjigjjuni
                          2. C
                            Cfurku

                            ---Një kompliment----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------vlen një puthje.--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Një mori komplimentesh----------------------------------------------------------------------------------------------------------------- bien erë hipokrizi.------------------------------------------------

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bureto

                              Gjynah për këtë mendje! Po si more tutkun, nuk e ditke ti se artisti, por edhe çdo talent tjetër, nuk bëhet në "laborator", por LIND i tillë.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Na mbyten psikot

                                Te fitosh 200mij euro me carlliqe qe flet moza eshte kulmi i budallallikut.... Mozen po ta kisha une nuk do e durojs as 2 dite dhe do e nxirja me shqelma nga shtepija... Ate mos ta kesh ne lagje e jo ne shtepi,perse e do,njeriu nuk jeton vetem per poezi,por te bej nje hete normale....goja e saj nuk mbyllet nje minute,flet vetem carlliqe dhe vete flet dhe vet qesh dhe ata qe qeshin vetem per ti ber qefin.... I forte ja qene ai burre qe e ka duruar dhe ai qe e duron kete llapaqene shemtaraqe

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Ben

                                  Ore jeni ne terezi ju ne Shqiperi? Analizoni Big Brother apo kete Fermen sikur cfare jane! Merruni ore me tema qe zhvillojne Shqiperine dhe Shqiptarer!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Moza tralala,me buze blu si gomari im

                                    Po si mos ti analizosh keto emisione surrugato.... Atje ja ne futur "ajka"e kombit rripat e kombit qe me injorancen e tyre po edukojne brezin e ri me frymen e kurveris me dembelizmin qe paraja fitohet me budallalleqe. Paraja fitohet si monika,qe analizon keta analfabetet,fitohet si kjo moza si shtriga salemit qe nuk pushon nje minute dhe budallenjte e fermes qeshin e tallen me veprimet e kesaj te cmendures.... Keta qe qeshin e pelqejne mozen,jo qe nuk e kane njohtur mozen deri sot,por nuk kane lexuar ndonje liber te saj e jo ta kene blere.... Kjo eshte motra e policit qe lidhej poshte makines si budalla psikopat

                                    Përgjigjjuni
                                  2. S
                                    Sauku.

                                    Moza Ameti ka qënë dhe është vlerë ....fatkeqsi për ata që nuk arrijnë të kuptojnë Mozën gjithmon vetvetja në krejt dimensionet e saj njerëzore dhe intelektuale ... !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      ENTSOE

                                      Po ta marresh si satire eshte nje kryeveper, ta marresh si nje skice I ka te gjtha brenda!!! Realiteti gjitheandej eshte nje grotesk ose nje karikature!!!! Helidoni nje brilant!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tironci

                                        Bajgat e fermes jane me te pastra dhe me te shendetshme se sa e gjithe shoqerija jone, duke filluar nga pseudo gazetaret dhe duke mbaruar tek kryegjeli qe kendon mbi pleh.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Dalta

                                          Foli trungu, foli sytha, dhe në fund foli bytha...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Mondi

                                            Te tre I mbulon ti.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. T
                                            Tersi

                                            Po ky ça pati! Lëre ore të bëj ça të dojë! Po është mirë aty me dhinë lopën e qënin do vazhdojë të rrijë ndryshe mesa po duket kjo moza se ka problem fare as për program, as për agan e as për atë se çfarë do thonë e shkruajnë për të! Thejsht përsa kam parë kjo Moza nuk e rrun fare po fare për asnjë frymor..edhe për këtë h.halitin asnjë qime se çon dëm!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kercen prifti nga belaja

                                              Per 200mije euro moza ben si lolo,kercen plaka nga belaja,ben e flet si budallaqe dhe drejtusja qe nxjer shalet si kembe bretkoce kenaqet me kete plake shemtaraqe

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Tironsi

                                                Shkrim i veçante. Me "dell" artisti. Padyshim fare. I lumtè!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Endri

                                                  Pse me duket si vllai i gorrilles ky heladoni, apo ngaqe ka mend sa ajo….Sa per trampojanen mimoza eshte nje bajge…

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Milo

                                                    Ke qene duke pare vehten ne pasqyre kur ke shkruajtur komentin prandaj te eshte dukur ashtu.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Endri

                                                      Ato robt e shpise, nanen motren grun ku i ke e si ke i ke mire jane, po shkruj per vete mor robshkerdhy ca ke me tjeret, apo ste rri menderja e qelbur!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. M
                                                        Milo

                                                        Po dhe une per ty e kisha o gorille shpellash.E kishte mire xhaxi legjenda qe nuk ju linte juve te dilnit nga habitati juaj.Ja,shiko rezultatin.Helidoni,kokrra artistit, gjykohet nga trupeshqit si ty.

                                                        Përgjigjjuni
                                                  2. K
                                                    Keta jemi ky eshte niveli

                                                    Ne se eshte ironi, sarkazem, sic mendoj se eshte, mund ti gjejme nje fjale te urte... fshati digjet dhe........... ca te thuash,,, seshte i thjeshte "kapitalizma" ... Helidonin nuk e njoh, por me kete qe ka shkruar eshte ne rregull. Zaten, po te ishte ndryshe do na ofendonte "Institutin e Arteve".......

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. k
                                                      kasem gahinji

                                                      Lere I more Mozen me dhite dhe lopet. Mbase frymezohet dhe I pjell mendja(gje tjeter nuk besoj) dhe ben ndonje poeme me pervojen e Saj ne bujqesie e blektori

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje