Nga Ardi Stefa
Ka një keqkuptim romantik për fundin e demokracive: imagjinohen gjithmonë si skena dramatike, me tanke në rrugë, ushtarë që pushtojnë institucionet dhe liderë që shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.
Harrojini tanket. Ato i përkasin një epoke ku pushteti merrej me forcë dhe humbja ishte e dukshme. Sot, historia moderne po na tregon diçka shumë më të rrezikshme: demokracitë sot nuk përmbysen, por kalben nga brenda me vendime “teknike”, justifikime ligjore dhe me një shoqëri që mësohet ta gëlltisë çdo shkelje si të ishte normalitet.
Nuk ka më nevojë për grusht shteti kur ke një shumicë të bindur që e trajton ligjin si plastelinë, një opozitë të përçarë që e trajton veten si viktimë të përhershme; institucione që nuk pushtohen më, por kapen dhe nuk reagojnë. Nuk digjen, por përdoren. Kjo është më e rrezikshme, sepse gjithçka duket “në rregull”.
Erozioni nuk bën zhurmë. Ai nuk transmetohet “live”. Ai ndodh ngadalë, në heshtje, në vendime të vogla që shkelin ligjin “vetëm këtë herë”, në emërime klienteliste që justifikohen si “kompromise politike”, në një drejtësi që fillon të peshojë më shumë pushtetin sesa të vërtetën.
Fillimisht deformohet gjuha: ligji interpretohet, pastaj shtrembërohet, më pas shpërfillet e nuk merret më parasysh. Pastaj deformohet morali publik: shkelja e rregullit bëhet normë, ndërsa respektimi i tij shihet si naivitet. Ndërkohë, drejtësia nuk bie me një vendim skandaloz; ajo vdes me qindra vendime të vogla, selektive, të justifikuara, të heshtura. Çdo standard i dyfishtë është një tullë më pak në murin e shtetit.
Në fund deformohet vetë shteti: institucionet nuk janë më garantë të balancës, por vegla të njëanshme në duart e atyre që i kontrollojnë.
Ky është momenti kur demokracia mbetet vetëm si emër. Ka zgjedhje, por jo garë të ndershme. Ka institucione, por jo pavarësi. Ka ligje, por jo drejtësi. Dhe ironia më e madhe: gjithçka bëhet në emër të ligjit.
Dhe qytetari? Kur qytetari e kupton që loja është deformuar, shpesh është vonë. Ai nuk shtypet, ai lodhet. Nuk i hiqet e drejta, i zhvlerësohet. Vota nuk i vidhet gjithmonë; shpesh i bëhet e padobishme. Sepse ç’kuptim ka të zgjedhësh, kur rregullat nuk i ndryshon ai që humbet?
Politika e ka kuptuar këtë lojë shumë mirë: nuk ka nevojë të rrëzojë sistemin, mjafton ta konsumojë. Një emërim klientelist këtu, një procedurë e manipuluar atje, një presion i padukshëm mbi një institucion dhe pak nga pak, shteti kthehet në pronë private me vulë publike.
Erozioni institucional është më i rrezikshëm se një grusht shteti, sepse nuk prodhon reagim të menjëhershëm. Nuk ka një armik të qartë për t’u përballur. Nuk ka një ditë që mund ta quash “rënia e demokracisë”. Ka vetëm një vijë të gjatë kompromisesh, ku secili justifikon heshtjen e vet me pragmatizëm, interes apo frikë.
Demokracia nuk vdes kur rrëzohet. Ajo vdes kur me dakordësi të heshtur nuk mbrohet.
Demokracia nuk vdes kur shkelet ligji, as kur tanket dalin në rrugë. Ajo vdes kur shkelja nuk bën më përshtypje dhe njerëzit mësohen të jetojnë pa të.
Tek ne ska cfare te bjere se nuk ka patur kurre DEMOKRACI.
Haha tek ne po kalbet demokracia akoma pa provuar te mirat e saj ashtu si edhe me rendet e tjera ate feudal, me mbreterine, vetem me diktaturen hyme dhe me sa duket akoma skemi dale dhe po i vjen rradha te riciklohet ajo.
Ardit , Pertej argumentit , stilit dhe arkitektires se ketij teksti ( per mua te Mira ), sikur Zoti " Gjergji " vetem me nje fjali shkakore , sikur t'i ka zhvleresuar ... Dhe une e mbeshtes , sepse ka shume te drejte . Ne Shqiperi nuk ka patur asnje dite demokraci . Lufta e klasave , here hapur dhe e eger dhe here -hete e kamufluar , nuk ka reshtuar asnje dite . Shkaterrimit dhe plackitja e ketij vendi ka qene shume here me temerrshme se Ajo e diktatures enveristet , me mizorja , Mbase , e te gjithe Globit . Shqiperia eshte ne duart e vrasesve dhe kryevrasesit Sali Berisha . Gjerave duhet t'u permendim emrin e vertete , sepse liria kushton dhe ate e meritojne guximtaret dhe Jo kaviet , konformistet dhe te fameshmit pragmatiste dhe opirtuniste ....!
E paske kopjuar nga ndonje autor I huaj dhe ke hequr shembujt! Ky artikull vetem me deklarata dhe pa shembuj eshte nje zero me bisht! Si nuk mesuat njehere te shkruani tamam ore amam! Pastaj, keto deklarata nuk kane lidhje fare me Shqiperine sepse Shqiperia nuk ka pasur kurre demokraci!
Po mire o Ben. Shkruaj ti tama, or aman. Per komente pa emer e mbiemer jeni te paret.
Emri im eshte ne fakt Ben!
Ne jemi shoqeri e prapambetur sepse akoma nuk kemi idene e fjales SHTET.
Demokracia nuk ekziston në vetë përmbajtjen e shetit. Demokracia edhe pse duket si sundimi i ligjit, përsëri është një marrëveshje politike mes fituesit e humbësit, rrjedhimisht dhe të ligjeve që imponon fituesi; pra është thjesht një tautologji e pakuptimtë nën ekzistencën e shtetit dhe, si e tillë, nuk ekziston, ndryshe është një parrullë ekzistenciale. Një si hi sysh, për të mbajtur me gajret popullin. Në kohën e sotme fjala demokraci përdoret për të fshehur dhe ruajtur diktaturën që rrjedh nga ekzistenca e shtetit. Nuk e zgjidh rotacioni i pushtetit këtë ngërç, kur sistemi mbetet i njëjtë: vjedhja me kushtetutë dhe ligj; njëjtë do të veprojnë edhe të rinjtë. Nuk janë korrupsioni, lëshimet e "vogla", kompromiset oligarkike etj, që duket se po e bjerrin demokracinë, por është vet sistemi që është bartës i këtyre fenomeneve që sjellin kalbëzim e bjerrje; është, në fund të fundit, koncentrimi i kapitalit dhe militarizmi i ekonomisë. Në fakt nuk po bie demokracia (ajo është aty, me ligje, me parlament pluralist, me sistem ekonomiko shoqëror të pa cënuar, - veç dikur, për pak dhe në pak vende -, qysh më shumë se 250 vjetëve), por pa u ndjerë, pa "tanke", po bie sistemi që po e mbart. Ato, fenomene, në mënyrë të pashmangëshme do ta bjerin atë, por kjo nuk ka lidhje me demokracinë që aludon ti. Por mos u mërzit, edhe tanket mund të dalin, nëse ndodh bjerrja, për të mbajtur sistemin, jo demokracinë dhe atëhere çfaqet diktatura, që tash fshihet pas "demokracisë"; shfaqet shteti i vërtetë. Kështu duhet në këtë fazë për sistemin, të mos kundërshtohet, të plogështohet mendimi kritik mbi sistemin, të rrijnë njerzit larg ideologjizmave, të ketë amulli, të ketë dënime edhe kur s'ka të shpiken, që njerzit të merren me to; që gjykatat të mbikqyrura nga demokraci bërësit, të vendosin qeveritë, se ndryshe u vete mëndja njerëzve dhe na bejnë ndonjë prroçkë. Sistemi ekzistues ndjehet më i sigurtë djathtas, madje pak më ekstrem, gati në krah të "tankeve", se lagqoftë, zotnaruajtë, çmendet dynjaja e na kërkojnë sistemin e qoftëlargut, që me zi e shporrëm, edhe atë pa tanke, por sidoqoftë me rrushfete të mëdha. Tash ç'u bëjmë ideve, se kanë zënë edhe këta liberalët të këndojnë si shumë. Të këndojnë, por aq sa lejohet, se i lëmë pa ylefe; pa le, por kërkojnë dhe ndrrim sistemi. Ku do të dalin? Prona është e shenjtë, ajo të bën dhe demokrat dhe patriot.