Në politikën amerikane të viteve të fundit është vendosur në qendër një fjalë: “deal”. Ajo përdoret për çdo zhvillim të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe ekonomike. Por kuptimi i saj është i ndryshëm nga ai i një “agreement”.
“Deal”, në thelb, është pazar. Është një situatë ku secila palë përpiqet të fitojë sa më shumë në afat të shkurtër, shpesh duke shtyrë kufijtë maksimalë dhe duke testuar reagimin e palës tjetër.
Është një lojë presioni: vendosen tarifa, bëhen kërkesa të larta, hidhen ide të forta, pastaj negociohet për të tërhequr diçka konkrete. Në këtë proces, rëndësi ka të dalësh me një rezultat të menjëhershëm që mund të paraqitet si fitore. Asnjëherë ky lloj pazari nuk ndërton stabilitet dhe nuk krijon zgjidhje të qëndrueshme.
Ndryshe nga kjo, “agreement” është marrëveshje. Është një proces më i gjatë, që kalon përmes negociatave, kompromisit dhe qartësimit të detajeve. Një marrëveshje kërkon kohë, kërkon besim dhe synon të krijojë qëndrueshmëri. Nuk është spektakolare në momentin e shpalljes, por ka vlerë në vazhdimësi.
Politika amerikane sot po mbështetet fort tek modeli i “deal-it”. Kjo shihet në mënyrën si trajtohen marrëdhëniet tregtare dhe ato strategjike. Vendosen tarifa të larta ndaj partnerëve, më pas negociohet për t’i ulur. Bëhen deklarata me kërkesa maksimale, për të krijuar terren për tërheqje. Janë hedhur edhe ide që kanë bërë bujë, si përfshirja e Kanadasë si shteti i 51 i SHBA-së apo kërcënimet për pushtim ushtarak amerikan të Groenlandës. Këto paraqiten si lëvizje negociuese, si pjesë e një strategjie që synon të arrijë një “deal”.
Kjo qasje është ironike në vetvete. Një vend që për dekada ka ndërtuar sistemin ndërkombëtar mbi marrëveshje të qëndrueshme, sot e paraqet politikën si pazarin e gjësë së gjallë. Çdo çështje trajtohet si një transaksion. Çdo rezultat si një “deal i arritur”.
Ky model po reflektohet edhe në vende të tjera. Gjuha e politikës po ndryshon. Flitet më pak për marrëveshje dhe më shumë për “deal-e”. Po imitohet ideja se presioni dhe kërkesat maksimale janë mënyra më e shpejtë për të arritur rezultate.
Ndërkohë, realiteti po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Politika e pazareve nuk prodhon asgjë, as zgjidhje të thjeshta. Ajo e mban procesin të hapur, e shtyn problemin për më vonë dhe e rikthen sërish në tryezë në një formë tjetër. Dhe kështu, në vend të një marrëveshjeje që mbyll një çështje, krijohen cikle të reja negociatash që fillojnë nga e para, me të njëjtën logjikë dhe të njëjtin rezultat të përkohshëm.
Duket qartë një gjë: nevoja urgjente që “deal”-i të zëvendësohet me “agreement”. Por duke mos ditur se si dhe se kur, ajo që na mbetet është mësimi që del nga e gjitha kjo: zgjedhjet politike kanë konsekuenca dhe vota në kutinë e votimit nuk është thjesht një copë letër. Nuk është një “deal”, por një “agreement” që jeton për të paktën katër vjet.
Me "deal" kuptojme pazarin e qelbesirave qe kerkojne te bejne pazar me ligjet e me jetet tona.. Ju rente damllaja e te na jepet vlera e vertete neve qe votojme...
Agreement: fjalet e bukura e gishti ne bythe Deal: gjithsekush eshte I gezuar
Po na jep mësim anglisht? Po kur e mësove ti atë gjuhë ore copa e gomarit injorant.
Ali o bir! A e njeh ti Thomain apo thjesht ke dëgjuar për të e lexon ndonjë lajm...? Vemje si puna jote kanë mbajtur shoqërinë tonë pas. Thashethemexhinjë e intrigante që vetëm e kanë konsumuar shoqërinë tonë nga brenda. Nqs di të thuash diçka për çfarë shkruan ai atëherë fol dhe biles kundërshtoje por të fillosh të fyesh tregon se je pikërisht si edhe thashë më lartë. Një plerë!
Aliu! Qenke komplet gomar. Mos kometo se do telendisesh. Je budalla.
Harrove ose nuk pate guximin te shkruash qe pas cdo "deal" ka nje pazar per perfitim personal te familjes se Trump dhe te rrethit te ngushte te tiij. Tamam ashtu sic po e quajne shume ne bote: nje gangster qe perdor cdo gje per pasurimin vetjak
Nuk e kuptoj pse eshte botuar ky artikull. Per te na shpjeguar Thomai ndryshimet ndermjet "deal" dhe "agreement"? Nuk ishte e nevojshme, i gjen ne fjalor. Ashtu sikurse dihet qe ne politiken amerikane, por edhe me gjere, zakonisht ka deal, shume rralle agreement.
"Marveshje te qendrushme". Ishin keto marveshje te qendrushme qe e sollen Ameriken ne prag te falementimit. Marveshje qe paguante te tjeret per perkedhelira kurvash, pederstesh e lesbikesh, kur vete ka nje borxh me te madh se PBBja e shtetit. Mirpo ky palaco flet per tu dukur si intelektual. Po keshtu klasa e intelekualeve Shqiptare eshte ne hall se parate e Amerikes shteruan dhe keta kaneparazite te shoqerise Shqiptare kane ngrene buke me ato para . Ky eshte nje fshatar sac jam edhe une qe meqense ka bere disa vite foloqyl shkolle behet si intelektual ndaj ne fshatareve. Anal-ist, intelektual Shqiptar. Keta jemi ne.