Nga Ben Andoni
Historianit amerikan Snyder, njeriut që parashikoi të gjithë natyrën e pushtetit të Presidentit në detyrë të SHBA-së Trump dhe rrezikun e vendimeve të tij, mund t’i atribuojmë dhe faktin e një parashikimi sa i përket protestës së “Flamingove”. “Idetë për ndryshim duhet të angazhojnë njerëz me prejardhje të ndryshme që nuk pajtohen për gjithçka”. Kjo është e vërtetë në Tiranë, ku sensi për të dëshmuar, demaskuar dhe kërkuar drejtësi ka bashkuar fasha të ndryshme të shoqërisë në kërkim të ndryshimit dhe me një protagonizëm të madh.
Në dekadat e fundit, kronikat televizive dhe jo vetëm kanë qenë të mbushura me aksionin qytetar në tre vende ballkanike, dy nga të cilat fqinje me Shqipërinë, respektivisht Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa rasti serb është shumë më ndryshe. Rasti i protestës në Shqipëri, tashmë i simbolizuar me Flamingon dhe me frymë krejt indipendente (të paktën deri më tani) dhe në përpjekje të sinqertë të mos e përfshijë politikën, ka hapur front të ri pune për studiuesit e protestave. Veçse vështirësia më e madhe, por edhe ajo që e bashkon rastin shqiptar me ato të vendeve të tjera ballkanike është e thjeshtë, ndërsa regjimet tejet autokratike të përgjigjen egërsisht, si në rastin e Turqisë dhe pak javë më parë dhe ajo e Hungarisë, në vendet tona përballja është hibride sepse regjimi drejtues në vendet tona ka petk demokratik. Vuçiq, Mickovski, Spajiq dhe Rama të përballin me sfida që kthehen në barrë për publikun, të kufizojnë hapësira por përballë ndërkombëtarëve të japin imazhin e një konkurrence politike demokratike shumë të drejtë. Dhe, e vërteta është se tashmë me vazhdimin e protestave, kur opozita në Shqipëri tashmë është pa tekst (!), po shikohet se faktori politik është i pafuqishëm në vend, gjithnjë e më shumë flitet e mbrohet me konceptin e demokracisë. Ky angazhim shoqëror, i cili mbart grupe të ndryshme, po kërkon transformimin e protestës në lëvizje dhe që andej nëse do t’i rezistojë procesit në një organizim politik. Por çfarëdo forme që të marrë, ajo duhet të ekzistojë, pasi përndryshe ashtu e pafuqishme për ta përballur vetë Ramën në rastin tonë, është e destinuar të bjerret. Në regjimet autoritare me tis demokratik, si rasti shqiptar, kemi organizim të qartë për të sunduar: Dhe, maxhoranca e sotme e ka heshtuar opozitën, përmes përfitimeve dhe kooptimeve të ndryshme (vargu i punësimeve të PD-istëve është mbresëlënës), e lejeve të ndryshme, e kamjes së shumëve syresh, por edhe e lëshimit të vazhdueshëm në tandemin politik PS dhe PD. Protesta me energjinë dhe forcën e saj shkëputi pikërisht këtë statusquo, ku përplasja e saj po përshfaqet në disa anë dhe nuk e përfill fare këtë statusquo. Veçse, tani, duhet të përfshijë dimensione politike, institucionale, ligjore dhe ato që lidhen me qytetarin. Duhen disa kushte për t’i detyruar autokratët dhe liderët e rajonit tonë që të ulen dhe kjo duhet të kuptohet sot nga protesta, që po reziston në karakterin dhe sidomos përpjekjen e madhe të shumë individëve për protagonizëm. Nëse do të duhet të mbijetojë kjo protestë duhet të kanalizohet në një Lëvizje. Dhe që të jetë e tillë, duhet të vazhdojë, të ketë liderë dhe duhet të qëndrojë aty. Këtë e bën vetëm një Lëvizje me Forcën e organizimit dhe vazhdimësisë dhe sidomos kërkesat e qarta dhe të panegociueshme, që e detyrojnë qeverinë që po të mos shikojë rrugëdalje: të kërkojë zgjidhje duke u tërhequr.
“Që rezistenca të ketë sukses, duhet të kalohen dy kufij. Së pari, idetë për ndryshim duhet të angazhojnë njerëz me prejardhje të ndryshme që nuk pajtohen për gjithçka. Së dyti, njerëzit duhet të gjenden në vende që nuk janë shtëpitë e tyre dhe midis grupeve që më parë nuk ishin miqtë e tyre. Protesta mund të organizohet përmes mediave sociale, por asgjë nuk është reale që nuk përfundon në rrugë. Nëse tiranët nuk ndiejnë pasoja për veprimet e tyre në botën tre-dimensionale, asgjë nuk do të ndryshojë.”, shkruan Timothy Snyder në librin e tij “Mbi Tiraninë: Njëzet Mësime nga Shekulli i Njëzetë” (Shtëpia e Librit, përktheu Erebara, Gj.) Nëse kjo qeveri nuk do e ndjejë atë që ka bërë, vërtetë asgjë nuk do të ndryshojë. Këtë duhet të kuptojë një masë që sot po e kërkon protagonizmin me zor dhe që po e kthen protestën përballë vetes, pa kuptuar rrugën e vështirë dhe të domosdoshme përpara.
Do beje mirë ta mbyllje ate kamare, se nuk të ngjit asnje mendim.Je krejtësisht konfuze. Boll të gënjen mendje se diç di.
Po ky kufome flet per tirani ne shqiperi e pastaj keput 501 pe Ranen Po cmut tiranie eshte kjo qe te peshtydh si te duash Man vetem ti mos dil se na e shpif ,ti shtrengohesh sikur coc do pjellesh e pastaj leviz nje mi mes shaleve te tua
Shumë jeni sekëlldisur dhe nga mengjezi deri në darkë nuk pushoni së analizuar, evidentuar, goditur, përqeshur, hipotizuar, konkluduar mbi protestën dhe protestuesit! Të gjithë ju analistët patriot, zemërdjegur për mëmëdhenë dhe barkpangopur për sufllaqe akoma nuk e morët vesh se po vjen fundi i zotërinjve të politikës shqiptare?
E dija qe do te dilte edhe Ben Andoni! Nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Me natyren e tij te flashket, paqesore, me te cilen perpiqet te ta beje te besueshme "dashamiresine" ndaj protestes, po i pergjigjet edhe ky thirrjes se Rames per tu bashkuar tok ndaj protestuesve, me cdo mjet dhe menyre. Ne fakt i gjithe shkrimi i Andonit eshte, ne thelb, nje perpjekje per demoralizim te protestuesve. Keto lloj shkrimesh jane edhe me te keqijat, por edhe me te rrezikshmet, se sulmet e drejtperdrejta qe bejne gazetare te llojit te meros tone, si Minxhozi, Cupi, Bolino, Kol Kyci etj. Jane te tilla, sepse, shfaqen si dashamirese, per te joshur, qe me pas ta kene me te lehte per te ta hedhur venomin e tyre te zi paralizues. Mjafton vetem ca pika helmi te hedhesh, si permendja , gjoja shkarazi e "opozites se kooptuar" nga pushteti socialist, kur te gjithe e dime se te "kooptuarit" si ai gjeli i Peqinit, me pare jane flakur nga opozita dhe ashtu te perjashtuar apo veteperjashtuar i ka "kooptuar" regjimi socialist; por kjo vetem sa e nderon Opoziten. Megjithate skuthi Andoni e permend, sepse i vetedijshem qe grupi me i madh ne proteste eshte ai i demokrateve, don te ndjelle perplasje me grupet e tjera, sidomos ato te majta. Dhe nese ndonje nga keto grupimet, sado i vogel te jete, te ndjeke keshillen tinezare te Andonit dhe kolegeve te tij, kaq do te mjaftonte qe Protesta te fillonte degradimin e saj. Pasi e le kete argument tinezar, perpiqet te dekurajoje protestuesit me kotesine e protestes, edhe kete nuk e thote drejtperdrejte, por e le te nenkuptuar, cka e ben edhe me te lige skutherine. Eshte shkrimi i disate qe ju them pikerisht keto fjale: tani e dutje, dmth pas kushtrimit te RAmes per bashkim ne nje front te te gjithe qelbesirave, do te jemi deshmitare te nje spektakli te shemtuar, me lloj-lloj menyrash e mjetesh, me qellim final shuarjen e Protestes. Nga rrugecer si Frrok Cupi e deri tek analiste paqesore, gjoja te paanshem; dhe ja ku eshte shembulli i sotshem ky Andoni. Do te kete edhe te tjere. Do te kete nga ata qe s'ua pret mendja fare; intelektuale qe deri dje, i kishim menduar si kundershtare te RAmes, porqe ne fakt jane korruptuar qemoti prej tij, per tu perdorur ne dite te keqe.
Nuk e marr vesh kete Mero Bazen! Ndersa te gjitha shkrimet e tij jane antiproteste, u jep hapsire ketyre vemjeve si Ben Andoni qe me shembellejne me ata pleqte e rene nga vakti qe ngrehnin veshet duke degjuar BBC dhe shpresonin se he sot e he neser , regjimi komunist do binte. Ky " analist ballkanik" citatoman , shterngohet mos nxjerre ndonje perle dhe..ben nje kakerdhi. Te pakten e ka vetedijen se ai grup karagjozesh - eshte nje tufe delirantesh qe gjeti nje shesh dhe nje mikrofon , brenda " Tiranise se Satrapit Rama" dhe ato pakenaqsi, biseda, muhabete qe beheshin prej kohesh ne kafenera, tani i shprehin hapur. I vetedijshem se kjo protesta eshte nje pordhe me rigon, ky mendjelliu u jep udhezime si te kthehen ne Levizje. Por Levizja ka dimension popullor te quhet e tille. Kurse aty jane nje grumbull qurravecesh delirante qe shikojne Endrat e nje nate vere per tu bere drejtues shteti. Kjo me kujton nje komedi nje pacient ne spitalin psikiatrik - luajtur nga Zhevair Zeneli- prezantohej si Mbreti Gafur ! Keta delirantet e protestes pellasin per Shqiperine e re dhe vetemrojne institucione parashteterore ( Kuvend popullor bulebardi- Asamble Popullore me dy mije veta si perfaqsuese e "popullit" shqiptar, Qeveri me short ne telebingo. Keta po na ringjallin traditat parashteterore ne kohrat e Kanuneve dhe vetqeverisjes , te miksuara me praktikat leniniste te sovjeteve dhe Dypushtetit .