Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë Kreshnik Radoniqi bëri me dije pas përfundimit të procedurave ankimore janë krijuar rrethanat për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
“Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47% me 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 19. 44 % me 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 16.69 % 18 ulëse dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6.74 % do të përfaqësohet me 7 deputetë”, tha ai.
Kreu i KQZ-së bëri me dije se nga subjektet e komuniteteve, Lista Serbe ka 9 ulëse në Kuvendin e ri, Partia Demokratike turke e Kosovës 2 deputetë, ndërsa partitë e tjera joshumicë nga 1 vend.
Radoniqi deklaroi se palët kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa brenda një afati 48 orësh ndaj vendimit të KQZ-së, sipas tij nëse nuk do të ketë ankesa, atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë procesin me certifikimin e rezultateve, i cili do t’i hapë rrugë më pas krijimit të institucioneve të reja.
Lini një Përgjigje