Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi

27 Qershor 2026, 16:50Kronika TEMA
Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së

Përjashtohet nga Policia e Shtetit, Gentian Berberi, ish-drejtori i policisë së Shkodres. Vendimi i Standarteve Profesionale, ka ardhur pasi Berberi vetëm pak ditë më parë iu komunikua shkarkimi nga detyra si drejtor i DVP Shkodër pasi ka kanosur dhe ofenduar drejtoreshën e Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit.

Fjalët fyese dhe kërcënimet i janë bërë në zyrën e drejtoreshës, me këtë të fundit që e ka kallëzuar Berberin menjëherë në AMP.

Berberi së fundmi ishe transferuar në detyrë si shef i sektorit të analizës së rriskut në drejtorinë e menaxhimit dhe drejtimit.

Berberi mbante gradën drejtues, krahas përjashtimit nga radhët e uniformave blu ai është kallëzuar dhe për kanosje.

2 Komente

  1. S
    Studenti 1

    Kaq shpejt i bètè kto veprime ore!!!!! Hajde shtet hajde, e shkarkon drejtuesin nga detyra, e emeron nè njè detyrè qè nuk ka lidhje me gradèn qè mban, e kallzoni nè AMP, e paskeni çuar dhe për ndjekje penale (per kanosje thoni!!!, ) , tani e paskeni nxjerr fare nga rradhët e POLICISË SHTETIT!!!!!! Gjith kto masa pèr njè drejtues të Policisë sè Shtetit, i cili deri dje drejtonte Policinë e njè Qarku e perballej me krimin e kriminelat, sot e lirini nga Policia!!!!!! Çudira shqiptare. Drejtoju gjykatès zoti Berberi, atje e merr pafajsine dhe ia merr pagat këtij shteti (popullit), duke nejt nè shpi. Është mesuar ky shtet me kto gjana,,,,, për sa kohe qe nuk denohet ndonjè drejtues personalisation, duke ia marre atij lekët nga xhepi, i cili shkel ligjin duke shkarkuar padrejtesisht vartesit

    Përgjigjjuni
    1. P
      Police i dale nga shpella

      Zogu kur je kaq cub , behu boksier dhe dil ne ringe ta provoshe sa i forte je. Nese je shefi policise nuk do te thote se je i pa pa prekshem. Une kam nje restaurant nese une sillem keq me puntoret kush do ta mbaje restaurantin .. Une kam ven leket e biznes por punen e bejne te tjeret , nese s'ke nevoje per puntore puno vehte o koqe police i graduar. Jeni mesuar me Sali Berrishen qe kur ke nje funksionone te duket vehtja i forte .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje