Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 persona pas tubimit të zhvilluar në kryeqytet, në kuadër të protestës qytetare që vijon prej 28 ditësh në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar, personat e proceduar dyshohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Të proceduarit janë identifikuar me inicialet: A. G., G. P., A. T., D. G., L. K., E. S., A. K., E. L., V. D., G. K., A. P., Dh. C., A. B., L. G. dhe F. K.
Nga hetimet e kryera, rezulton se tubimi, i njoftuar për t’u zhvilluar nga ora 19:00 deri në 22:00 në Sheshi Skënderbej dhe në bulevardin Bulevardi Dëshmorët e Kombit, ka vijuar më tej në disa akse kryesore të kryeqytetit.
Sipas Policisë së Tiranës, protestuesit kanë lëvizur edhe në Rrugën e Elbasanit, zonën e 9-Katësheve, ish-Bllokun dhe segmente të Unazës, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit të automjeteve dhe tejkalim të perimetrit dhe orarit të njoftuar zyrtarisht.
Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një automjet dhe dy aparate celularë si prova materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme.
Cdo tubim kërkon leje nga autotitetet …
Ligji I barabarte per te gjithe - kerkese e plotesuar e protestes.
Policia te beje emrat publike, keshtu protestuesit e tjere rrine larg ketyre plangprishesve.