Vlora nën masa të forta sigurie, qindra efektivë zbarkojnë në zonën e Triportit para protestës kundër TEC-eve lundruese

27 Qershor 2026, 08:20Kronika TEMA
Vlora nën masa të forta sigurie, qindra efektivë zbarkojnë

Vlora është blinduar mëngjesin e kësaj të shtune, në prag të protestës së thirrur nga përfaqësues të shoqërisë civile kundër vendosjes së TEC-eve lundruese në zonën e Triportit.

Mbi 200 forca janë dislokuar në pika të ndryshme të zonës, ku janë angazhuar efektivë të Policisë së Rendit, Njësisë “Shqiponja”, Njësisë Delta dhe të forcat e Ndërhyrjes së shpejtë edhe nga Tirana e Shkodra.

Shoqëria civile ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste gjatë paradites, duke kundërshtuar rrethimin e zonës dhe vendosjen e TEC-eve lundruese në Triport. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, ndërsa kërkojnë pezullimin e projektit dhe transparencë nga institucionet përgjegjëse.

Situata në terren paraqitet e qetë, ndërsa pritet të shihet zhvillimi i protestës dhe masat që do të merren nga autoritetet për garantimin e rendit dhe sigurisë.

3 Komente

  1. P
    Petrit

    Ja do benet vlora one Ja do benet hi e shkrumb ????????????????. Forca kunder progresit, zhvillimit. Rrofte Dhe perparofte de njoranca, varferia. Krenar qe bar hame.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Balo te zente tenja, se e ke te keqe nga brenda

      Iranianet shqiptar nuk ndalen.Po pse nuk ngrihen kunder Tecit Saliut qe nuk punoi asnje dite. Cfar lidhje ka teci lundrues, apo me qe e dha Amerika KESH-it ne rast krizash. Po ta kishte dhene Irani protestusit do te ishin shume dakort, asnje proteste nuk do te zhvillohej.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Napoleon

        BEHET FJALE PER TE LUFTUAR AMERIKEM,.... PA NJE RRETHIM SMUND TE LIBEN ANIJA CISTERNE ME GAZ TE LENGSHEM ,DO ISHTE IDIOTIZMI ME I MADH ,,,,PO FUTINI NJE NGA NJE BRENDA KETA TE CMENDUR QE KERKOJNE RRENIMIN E SHTETIT......PASTAJ ATA QE DUAN QE VENDI TE ZHVILLOHET ,KU JANE PSE NUK DALIN NE SHESH QE KETA MASKARENJTE QE KERKOJNE SHKATERRIM TA KUPTOJ E SE DUHET TE TERHIQEN , NGA KANE ARDHUR,KOQOVAR,MAQEDODHI E PRRESHEVE, ME PARATE E GERRQISE DHE IRANIT

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje