Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Muzeu i Lundrimit, i cili po merr formë në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama u shpreh se muzeu do të jetë një hapësirë e dedikuar historisë dhe trashëgimisë së lundrimit, duke u shndërruar në një destinacion të ri kulturor dhe turistik për qytetarët dhe vizitorët.
“Mirëmëngjes dhe me pamjen e Muzeut të Lundrimit, që po merr formë në hyrje të Shkodrës, si një hapësirë kushtuar historisë dhe trashëgimisë së lundrimit, që do të shndërrohet në një destinacion të ri kulturor e turistik për qytetarët dhe vizitorët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Muzeu i Lundrimit është pjesë e projekteve që synojnë promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit në Shkodër, një nga qytetet me historinë më të pasur të lundrimit në Shqipëri.
A qendron ne kembe nje shtepi pa themel?
Në vend të punojë për flotën, ky dobiçi i grekut ndërton varreza krah motërqirit të Viçidolit. Edhe Shqipërinë e kanë kthyer në një gërmadhë dhe varrezë memorative, siç e do grekun me serbin, pa asnjë lloj aftësie vetmbrojtjese, pa industri, pa bujqësi, pa shkencë, pa naftë, pa hekurudhë, pa pyje, pa teknologji, pa qendra prodhuese, pa një stacion autobusi , pa kufinj ku gjithkush mund të vijë të rrëmbejë territore, det, ishuj, porte, baza të fortifikuara, 300 eurosha urie dhe prostitucioni, esadistë tribalë, islamistë, prostituta fashistësh dhe sionistësh. Përmes Voriepirit, islamizmit, shteti Bektashi, sorrosit, vatikanit, memorialeve greke, LGBT dhe destabilitzimit të gjinisë dhe personalitetit të çdo qytetari, po tentojnë të shpërbëjnë edhe shqiptarin që për mijëra vjet i mbijetoi çdo Lufte, masakre, urie, kolere dhe tragjedie.