Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutin: Nuk merremi me protestues, por s'ka vend për ekstremizëm në Shqipëri

26 Qershor 2026, 20:42Politika TEMA
Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutin: Nuk merremi me protestues,

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar në Facebook lidhur me shpalljen “person i padëshiruar” të Ikballe Hudutit në Shqipëri, duke e ndaluar hyrjen e saj në territor për një periudhë 15-vjeçare për arsye të sigurisë kombëtare dhe rendit publik.

Në reagimin e tij, ministri ka theksuar se shteti nuk ndërhyn ndaj protestuesve të tillë, por do të veprojë ndaj çdo forme urrejtjeje apo ekstremizmi që, sipas tij, cenon rendin dhe sigurinë në vend.

Jo! Jo vetëm nuk merremi me asnjë protestues si i tillë, por përpiqemi t’i dëgjojmë të gjithë ata që janë sinqerisht të shqetësuar.

Por patjetër që do të merremi me çdo urrejtje nxitës dhe ekstremist, si kjo zonja që bindjet e saja mund t’i mbajë për vete jashtë Shqipërisë të paktën 15 vitet e ardhshme!

Sepse në Shqipërinë vend anëtar i #NATO-s dhe së shpejti pjesë e Bashkimit Evropian, nuk ka vend për khameneizmi është baraz me terrorizmin, ekstremizmin, obskurantizmin!

Një turp më vete edhe përzierja e emrit të kryeministrit të nderuar të Kosovës në përroin psiqik të kësaj zëdhënëseje të një shteti të shpallur me konsensus shtet terrorist nga Kuvendi i Shqipërisë.

2 Komente

  1. I
    Ilirjan

    Bravo z minister, kete duam te beni, kete deshem te degjojme. Mos i nenvleresoni! Zoti ju ruajte! Shqiperia do te ece perpara, pamvaresisht ketyre vemjeve.

    Përgjigjjuni
    1. n
      nongrata

      Propozoj qe ket vere te shpallen krejt kosovaret nongrata, te pakten ata qenefat e Kurtuviqit sepse historikisht na kan sjell vec destabilitet. Budallt e budallicat e Kurtit ju mungojn vetem briret per dallim nga lopa

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje