Prej 24 orësh është lëshuar një tjetër “raketë” digjitale, që algoritmi e ka shpërthyer në qindra mijëra lajke e mallkime, për shkatërrimin, betonizimin dhe tharjen e Banjove Termale të Bënjës.
Me të njëjtën metodë dhe me “ndihmën” e të njëjtave duar të huaja, që i dhanë algoritmit “dopingun” për një turravrap të paparë në përhapjen e alarmit për flamingot, organizatorët e kësaj trazire që synon të rrëzojë qeverinë e të kthejë mbrapa Shqipërinë, duke manipuluar njerëzit që kanë shqetësime të sinqerta, kërkojnë ta kthejnë Bënjën në një casus belli të ri.
Kush do të vërtetën e ka në këtë video, SOT, nga Banjot e Bënjës, ku s’ka flamingo, s’ka shitblerje, s’ka pronarë e as konflikte pronësie, po ka thjesht një projekt publik rigjenerimi e Rilindjeje Urbane, në funksion të mijëra e mijëra vizitorëve e turistëve që shkojnë aty çdo vit”, shkruan Rama.
MOS E RRUAJ HIC O I GJAT, KARAVI ECEN SHQIPERIA PO BEHET
Po pse te lahen turistet e huaj e te na sjellin viruse! he? Edhe me roba banje he? Ctaksirat ka natyra te shikoj njeriun aty? Po zogjte dhe bletet do shqetesohen, edhe gjarperinjte do tremben e nuk do te pijne dot uje.
Sapo u ktheva nga lixhat e Bënjës, shume bukur ishte rregulluar
Edhe Carlo Bollino e ka kthyer gazeten e tij ne Facebook e Instagram.Ç'do lloj idiotesie qe postojne njerezit ne rrjetet sociale ai e amballazhon si fakt dhe e shet si lajm.
Mbas cdo dezinformimi dhe keqdashje per te demtuar turizmin ne vend qendron partia komuniste ose partia e dreqit.Ajo po perpiqet te marre pushtetin me cdo cmim edhe sikur ti vihet zjarri vendit