Qindra palestinezë kanë dalë në protesta kundër Hamasit në disa zona të Rripit të Gazës, sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Protestat ishin planifikuar disa javë më herët nga aktivistë kundër Hamasit, të cilët kishin bërë thirrje për një pjesëmarrje të madhe më 26 korrik.
Megjithatë, para zhvillimit të tyre, raportohet se persona të lidhur me Hamasin kanë ushtruar presion dhe kanë kërcënuar banorët që planifikonin të merrnin pjesë, raporton times of israel.
The anti-Hamas protests erupted in Gaza City and Khan Yunis pic.twitter.com/b3Z2DfEpFP
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 26, 2026
Protestuesit u panë duke mbajtur pankarta me mesazhe kundër Hamasit, ndërsa disa prej tyre shkruanin “Me lejen e Zotit, Hamasi jashtë”, “Ne nuk jemi pengje” dhe “Ne duam të jetojmë”.
Në disa pamje dëgjohen thirrje kundër vazhdimit të luftës dhe shkatërrimit në Gaza, përfshirë sloganin “Mjaft me shkatërrimin”.
Nuk është bërë e ditur saktësisht se në cilat zona të Rripit të Gazës janë zhvilluar protestat, por një faqe në Facebook me emrin “Revolucioni i 26 Qershorit” kishte bërë thirrje për demonstrata në 18 lokacione të ndryshme në gjithë territorin.
Protestat vijnë në një periudhë të tensionuar për Gazën, ku lufta dhe kriza humanitare kanë rritur pakënaqësinë mes një pjese të popullsisë, ndërsa Hamasi vazhdon të jetë autoriteti kryesor në territor.
Po hikni se nuk i ha njeri keto .. Jeni bere te peshtire. Per 500 euro shkruani cdo gje qe ju servirin Zionistet. Imagjinonin e keni marre lajmin nga website qe kushdo qe e hap i fut virus. Pic.twitter.com/b3z2dfEpEf. Dhe me e forta qe ndodhet ne VISHEGRD. Duket si ato pretekset qe ju jepen bashkepuntoreve propagnadiste lokale , per te filluar ata komentet e tyre mbi kete lajm debil.