Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje - DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani

26 Qershor 2026, 13:15Bota TEMA
Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje - DW: Ekspertët

Shifrat "nuk janë vetëm statistika, sepse pas çdo numri është një fytyrë, pas çdo incidenti një histori", thotë Said Etris Hashemi.

29-vjeçari është ndër ata që paraqitën një raport të ri mbi incidentet anti-muslimane në Gjermaninë Berlin. Ai është botuar nga Aleanca Kundër Islamofobisë dhe Ndjenjave Anti-Muslimane (CLAIM), e cila prezanton kështu "Vlerësimin e Shoqërisë Civile të Racizmit Anti-Musliman" të saj të katërt me radhë.

Dokumenti prej afërsisht 90 faqesh regjistron 4,096 incidente anti-muslimane për vitin 2025. Kjo është një shifër prej rreth njëmbëdhjetë raste në ditë. Krahasuar me vitin e kaluar (2024: 3,080), kjo është mbi një mijë incidente shtesë.

Hashemi paralajmëron se racizmi dhe urrejtja mund të grumbullohen me kalimin e viteve dhe pastaj të shpërthejnë në dhunë. Ai e përjetoi atë nga afër. Kur një terrorist i krahut të djathtë vrau nëntë persona me sfond migrimi në dy vende në Hanau pranë Frankfurt am Main më 19 shkurt 2020, Hashemi mezi mbijetoi. Vëllai i tij, dy vjet më i ri, u vra. "Këta ishin njerëz që lindën dhe u rritën këtu, të cilët nuk njihnin asnjë vend tjetër."

Familja Hashemi janë meorigjinë nga Afganistani. Hanau ka treguar "ku mund të çojnë përjashtimi, dehumanizimi dhe stereotipet raciste". Sot, Said Etris Hashemi është anëtar i "Iniciativës Hanau të 19 Shkurtit", e cila ruan kujtimin e viktimave të vrara dhe paralajmëron kundër urrejtjes vrasëse. Ai është gjithashtu kryetar i Shoqatës së Familjeve dhe Partneriteteve Binacionale.

Me 4,096 raste, CLAIM ka regjistruar një rekord të ri. Megjithatë, shifrat janë vetëm pjesërisht të krahasueshme: Rrjeti kombëtar i qendrave të këshillimit, dhe kështu edhe regjistrimi i incidenteve, është zgjeruar vazhdimisht që nga viti 2022. Ashtu si në vitet e kaluara, organizata supozon se ka një "numër më të lartë incidentesh anti-muslimane të paraportuara".

Rima Hanano, drejtore menaxhuese në CLAIM, flet për shkallën e incidenteve dhe krimeve. Në vitin 2025, raporti regjistroi dy vrasje dhe 214 sulme serioze në formën e dhunës fizike. Katër prej tyre u klasifikuan ligjërisht si sulm i rëndë ose tentativë vrasjeje.

Sulmet verbale përbënin pjesën më të madhe të incidenteve, me 2,379 raste. Por kishte dhe sulme te tjera shumë më të rënda, siç janë dhuna, kërcënimet me bomba kundër komuniteteve e xhamive etj.

Myslimanët (nuk) shihen si viktima

"Sot mund të thuhen gjëra që nuk mund të thuheshin disa vite më parë", thotë Hanano. Ajo paralajmëron për pasojat për ata që preken. Përvojat e racizmit përforcojnë ndjenjën e "mospërkatësisë". Besimi në politikë është dëmtuar.

Drejtoresha menaxhuese e CLAIM ankohet se ekzistenca e racizmit anti-musliman po "mohohet gjithnjë e më shpesh". Ajo foli për përshtypjen se në debatet publike, njerëzit myslimanë "portretizohen kryesisht si autorë", "por jo si viktima të përjashtimit dhe dhunës".

Kur merremi me diskriminimin dhe dhunën, Hanano paralajmëroi se "thelbi i demokracisë sonë është në rrezik". Racizmi, në format e tij të ndryshme - ndjenja anti-muslimane, antisemitizmi, ksenofobia - është "në një nivel jashtëzakonisht të lartë". Në "raportin e saj", CLAIM u kërkon politikanëve të forcojnë mbështetjen dhe mbrojtjen për viktimat, të përmirësojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të urrejtjes anti-muslimane dhe të krijojnë më shumë shërbime këshillimi.

Racizmi anti-musliman në Gjermani "nuk është një fenomen i skajshëm, por një realitet për shumë njerëz", thotë Said Etris Hashemi, i cili pësoi plagë të shumta me armë zjarri dhe humbi vëllanë e tij në Hanau. Për vite me radhë, tani 29-vjeçari ka vizituar shkollat, duke u angazhuar në biseda me të rinjtë. Ai e gjen "shumë tronditëse" atë që të rinjtë ia thonë për përvojat e tyre me racizmin dhe gjërat që përjetojnë.

"Shpresa tek brezi i ri"

E megjithatë, në intervistën e tij me DW, ai gjithashtu rrezaton besim, dhe ka "shpresa shumë të mëdha për brezin e ri". Ndoshta brezi i ardhshëm do ta bëjë më mirë se brezat e mëparshëm. Sipas tij, ata janë shumë më të lidhur sesa në kohët e mëparshme nga "mënyra se si rriten së bashku, pavarësisht origjinës dhe prejardhjes së tyre të ndryshme", dhe nga qëllimi i përbashkët për t'u diplomuar nga shkolla.

Hashemi e sheh veten si "një lloj modeli" për disa të rinj nga familje migrantësh. "Ata më shohin si dikë me një prejardhje migrantësh që disi arriti të flasë në skena të mëdha ose të ulet në tavolina ku dikush me një prejardhje të tillë normalisht nuk do të kishte mundësinë."/DW

10 Komente

  1. A
    Avokat Genc Gjokutaj

    O sa vetviktimizohen keto mor?S duan te integrohen,s i pelqen demokracia ,japin lexione per liri e barazi te kthehen e te demokratizojne vendet e tyre meqe jane kaq liridashes

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kot fare

      Pordhe me rrigon , shiko perberjen e ekipit te futbollit gjerman dhe fol per rracisme. O njerez jane organiza qe paguhen per te rruajtur financimet keto organizata genjejne. Nese do kishte rracisme do kishte futbollist me ngjyre ne ekip.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lexhenda

        Skane faj! Njerez barbare qe e kane trurin akoma ne vitet 600…

        Përgjigjjuni
        1. K
          Koqevari

          Ështe shume vonë.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Botë e qelbur

            Shkoni në vendet myslimane që të njiheni me racizmin anti-kristian dhe pastaj na bëni dënglat me racizmin anti- islam. Bote pa arsye

            Përgjigjjuni
            1. Ēshtē bērē keq pēr lek

              Ka 5 milion Turq qē jetojn nē Gjermani. Inteligjenca artificiale, robotēt dhe emigrantēt e ndryshēm qē hyjn çdo ditē, ka bērē qē dhe shqiptarēt qē u larguan me Ambasadat nē 1991, tē jetojn mē shumē nē Shqipëri se nē Gjermani.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Problem çëndron

                Problem çëndron vet tek muslimanët sepse në përgjisei janë shpellar, njerzë shumë të prapambetur, pa varsisht se nga vinë dhe ku jetonë. Idellogjia dhe kultura islamike, nukë i le kurrë këta njerzë të të ecin përpara me kohë dhe jetën prandaj ndodhë kjo. Sepse asnjë njeri normal me mend në koke, nukë mund të quanë një pedofil apo një njeri të përdal në të gjitha drejtimet si Muhamati Profet; ku kishte 11 gra të deklarume ne mesin e tyrë vajzën e Xhaxhait të venë e të birit dhe më e reja ishte 9 vjeçe dhe më e vjetra 73, kurë vet ai ishte 53. Anjë njeri normal nukë mund ta kuptoj se si vllezrit dhe motra, mund të martonë kalamajt mes veti? veç Muslimanët e bën kët. Ekzistonë disa lloj kafshë ku mes familjarve të tyre nukë bën sex. Nëse me të vert Zoti ka dhën një proft si Muhamatin mbi kët tokë kurë të dalim para ti do ti themi, ti je i plot fuqishem por je një i polt fuqishem i përdale pa moral dhe anti njerzor, je diktator i pa shpirt si Enver Hoxha. Por unë besoj se i Madhi Zot ështe komplet e kunderta se çfare ka qëne Muhameti dhe çfarë thotë islami, prandaj njerzit e kulturum dhe me shkollë, janë kunder islamit dhe të kesaj të keqje shumë të madhë për të gjith njerzit që e adhuronë apo e praktikone. Unë besoj se të jesh kunder të keqësë ështe vertyt jo anasjedhetas.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Haka Tekizoti

                  Këto lloj shoqatash nuk duhet të jenë të njëanshme, sepse duke qenë të tilla ndikojnë në rritjen e urrejtjes së njëanshme. Po të ishin kundër urrejtjes fetare të çdo lloji, për secilën fe apo besim, pra, por të jepnin edhe statistikat se sa të krishterë janë vrarë nga ekstremistët myslimanë, atëherë po, tabloja do të ishte gjithëpërfshirëse dhe do të dëshmonte se sa e keqe dhe e rrezikshme është urrejtja e ushqyer nga përjashtimi kategorik, fyerja, poshtërimi dhe stigmatizimi si e keqja e vetme i palës së besimit tjetër. Këtë njëanshmëri e ushqejnë, dmth, e financojnë, ata që u japin fonde shoqatave me këndvështrim të njëanshëm, që mbrojnë palën e tyre nga pala tjetër. Kështu financohet urrejtja fetare.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nuk ka Racizem ne Gjermani dhe pike.

                    Nuk ka racizem ne Gjermani ... fjale boshe.... ( ka apo jane disa Individe si kudo ne Bote ) Gjermania populli Gjerman eshte shume me teper tolerant sa duhej te ishte, bile ne pergjethesi Shteti Gjerman nuk ben dallime fare ha je i huaj apo je Gjerman.. ) Te gjithve Gjermaneve ne pergjethsi , po te sjedhesh mire me secilin dhe ti Respektoni dhe te jeni korrekt, secili Gjermane te ndimon kure ke nevoje.( normal ka pake Burokraci si kudo ) , por e pergjethshmja eshte shume e mire... epo vijmene nje Shtet te huaj, dhe kerkojme me teper se sa duhet.. Kujt nuk i pelqen te jetoje ne Gjermani , askush nuk te ndalon te largohesh. ( hej bele e madhe , une mendova se behej fjale vertete per Racizem ? ketu u benka fjale per vitin 600 ! apo 600 Euro ! ? Pfiu pfiu pfiu koqe varja thote njeri ! pfiu pfiu )

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Treni

                      Kritikat ndaj fesë nuk janë rracizëm. Gjithkush në perëndim është i lirë të kritikojë çdo fe.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje