Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se institucionet përgjegjëse kanë marrë të gjitha masat për izolimin dhe bllokimin e ambienteve në Akademinë e Sigurisë, pas helmimit të 64 kursantëve që dyshohet se u shkaktua nga ushqimi i konsumuar në institucion.
Në një deklaratë për mediat, Salla bëri të ditur se hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese, me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës.
"Kemi marrë të gjitha masat për të izoluar dhe bllokuar ambientet në Akademi, ndërsa Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të vendosur para drejtësisë përgjegjësit," u shpreh ministri.
Salla kujtoi gjithashtu se në rastin e parë të raportuar në Akademinë e Sigurisë, analizat treguan se shkaku nuk lidhej me ushqimin, por me mungesën e higjienës.
"Në helmimin e parë nuk rezultoi helmim nga ushqimet, por problematika lidhej me higjienën. Do të presim rezultatet e analizave që pritet të dalin sot për të përcaktuar shkakun e këtij rasti dhe për të identifikuar problematikën që duhet parandaluar përmes Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU)," tha ai.
Dolen patronazhistat e rilindjes te mbrojne hajdutet dhe njeri tjeterin....epo Nikolin Jaka eshte VIP ...kurse Blerina Gjylameti e AKU eshte bije e PS.........s'keni faj , se nuk eshte gjalle Enveri se jua kishte shkerdhyer nonat tere fisit !!!!!
Po si mor idiot. Higjena eshte e pandare nga ushqimi. Higjena eshte pjese e ushqimit nga prodhimi deri ne stomak. Kompania nuk mban pergjegjesi psh ne rastin qe mer nje ushqim te konservuar dhe kontaminohet ne pjate kur kjo eshte e palare. Kush i lan pjatat e ushqimit. Nuk do filozofi qe eshte uji qe shplahen pjatat shkaku, edhe po qe nga ujesjellesi, po ka pus qe ka shume mundesi eshte e sigurt.
Nje gje spo kuptoj : Cfar do ministri i Bujqesise me HELMIMIN e studenteve , nga profili ai duhet te jete Agranom ? Pse perfaqeson anen shendetesore qe ska lidhje ? Ka vdekur Ministria e Shendetesise si dhe Inspektoriati Sanitar ? Ku jane mjeket qe meren me keto digastere ? Ja keni kaluar kopetencat e shendetin publik , ministri te Bujqesise ? Po kjo eshte per te vene duart ne koke e te qash me LLAHINGA ? O kuje e zeze as pas clirimit nuk ka ndodhur kjo , te dale ministri i bujqesise ne mbrojtje te shendetin publik , te paket ishin kuadrot por shume mire te organiziara sejcili ne profilin e vete !!! Ju ngateroni Ullirin me njeriun te dy te rendesishem per jeten . Ulliri ka doktor agranomin , njeriu ka DOKTORIN sejcili me laborator te vecante ?
ky Minister Kurve...mos te dale dhe Tregoj Perralla... Higjena ..eshte Ushqimore..dhe Trupore....dhe mos na Mbushe mendjen se nuk "Qenka nga Ushqimi"???? PRA EDHE NJE pJATE E PALARE:::ose nuk e pastruar mire...munde te behet Shkate per Helmim.. 1-Ja na Tregoni se C´fare Ushqimi KANE kONSUMUAR Kursantet, se ta them une..pastaj..pa qene "Ekspert " I Autoriteteve te KORRUPTUARA SHQIPETARE... 2-Nese kane Ngrene Mish-Pule...qe ka qene "I ndenjtur"...2-3-dite..akoma edhe ne Frigorifer..po te kete qene..(Salmonela)...Peshke...perseri nese nuk hahet i Fresket...Qoftet me Mishe te Perzier(Derri-Vici).....MUNDESIA ME E MADHE ESHTE NGA USHQIMI i Gatuar ME PARE..dhe nuk eshte Konsumuar...e Rrezikshme eshte edhe Melcia e Zeze..nese Serviret...Vezet...
E drejte.Fajtor jane vet kursantet qe nuk e perballuan virusin.Bravo minister qe mer ne mbrojtje bizneset.
O thirrja ministri i bujqesise ka nderhyre sepse AKU eshte strukture ne vartesi te Ministrise se Bujqesise.