
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, thotë se vendimi për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për Ikballe Huduti Berisha, është marrë duke u bazuar nga informacionet e shërbimeve të inteligjencës.
Në një intervistë për ABC News, Lamallari u shpreh se Ikballe Huduti Berisha kërcënon sigurinë kombëtare.
Lamallari shtoi gjithashtu se Policia e Shtetit administron të dhëna për personat të tjerë që përbëjnë rrezik për vendin.
“Është bazuar nga informacionet e inteligjencës. Vendimmarja është bazuar nga informacionet e inteligjencës, është e duhur, në dobi të vendit tonë. Edhe çdo informacion që ata kanë disponuar, që me kalimin e kohës konkludohet në faktin që veprimtaria e personit përbën kërcënim, çon në vendimmarje të tillë. Ka edhe një urdhër dëbimi. Nëse gjendet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, dëbohet nga vendi. Kam reaguar në momente të caktuara, nuk ndaj informacione që ligjërisht duhet t’i mbaj të kufizuara. Një protestë që nisi qytetare, u bë përshesh për agjenda të huaja. Ka agjenda të huaja që nuk e duan Shqipërinë në BE. Shqipëria nuk është vendi ku qytetarët nuk kishin frikë të protestonin. Policia e Shtetit, ka edhe detyrimin për të administruar çdo informacion për çdo person që përbën kërcënimin për sigurinë kombëtare. Sigurisht, kjo është detyra jonë. Garantojmë qytetarët, por nuk mund të lejojmë që kjo të abuzohet nga persona me aktivitet të dyshimtë. Kjo është puna e përditshme nga shërbimet informative dhe ato të zbatimit të ligjit, për të marrë masa parandaluese”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.
Prandaj Rama mori kryetare shiku nje kosovaret, per ta perdorur si database per cdo kosovar qytetar a politik qe ketij vllehut nuk do ti pelqente apo qe do ta bezdiste ne shitjen e Shqiperise! Kjo do te pergjigjet neser para kombit jo shtetit! SALI BERISHA e Edvin Rama nuk jane me vetem fatkeqesi politike, qeverisese, por fatkeqesi kombetare ndaj cdo shqiptar we vjen nga cdo cep i botes per ti larguar keta, eshte ne nje mision te shenjte kombetar, te shpetimit te Shqiperise dhe lartesimit te emrit shqiptar!
O z.minister , para ca ditesh , shefi yt , bojaxhiu , tha se protestat po i organizon Albin Kurti. A do kete ndonje vendim qe edhe ai te shpallet non grata ne Shqiperi ??? Gjithashtu kohe me pare , bojaxhiu tha se protestat po i organizojne serbet. Po Vucic , vellai i bojaxhiut , a do shpallet non grata ??? Gjithashtu vete bojaxhiu tha se edhe greket po i organizojne. Cilet zyrtare greke do shpallen non grata ???
Bravo z minister, kete duam te beni, te mbroni shtetin te mbroni vendin.
ME NE FUND