Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhet kërcënuese që një pedagog i ka dërguar disa personave, të cilët nuk i bashkangjiten protestës para Kryeministrisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se akademiku i ka kërcënuar ata se do t’u verë një yll në vlerësimin online, po u “morën me politikë në kohë krize”.
Rama shtoi se akademiku ka qenë zëvendës ministër në një prej qeverive socialiste dhe e vetmja gjë për të cilën u dallua, ishte se mbyllej nga brenda në zyrë e bënte rrumbullak gjumin e drekës, ndaj dhe u largua.
Djemtë e CHESTNUT HILL-it lart në Tropojë janë dy vëllezër flori, nga një familje e dinjitetshme në një nga majat e atyre maleve kreshnike, ku kanë ngritur një biznes familjar me stërmundim të madh, duke e kthyer shtëpinë e tyre në një destinacion turistik mbresëlënës
“Akademiku” që i ka kërcënuar, se do t’u verë një yll në vlerësimin online, po u “morën me politikë në kohë krize” – pra po nuk u bashkuan në një mendje me të e me dështakët e tjerë lugëndryshkur, që kujtuan se u bë bulevardi kos – ka qenë zëvendës ministër në një prej qeverive socialiste dhe e vetmja gjë për të cilën u dallua, ishte se mbyllej nga brenda në zyrë e bënte rrumbullak gjumin e drekës.
Tani ky “akademik” i larguar nga qeveria si i padobishëm për asgjë dhe që paska mbledhur tërë këto vite helmin e mediokrit hakmarrës, i tregon “delet e narkotrafikut” dy djemve që i japin ujë mali në bisht të lugës së ndryshkur, atij dhe tërë sallahanave të kombit, që u kapën rrumbullak pas qafës si flamingove si i mbyturi pas fijes së barit
U kam premtuar kaherë djemve te CHESTNUT HILL-it se do u shkoj për të parë një natë hënën nga afër dhe tani erdhi koha, e nga atje lart do t’i çojmë së bashku një mesazh këtij sojit rrumbullaktorollak, që ta marrë vesh tërë dynjaja se ku është e çfarë është CHESTNUT HILL-i”, shkruan Rama.
Erlind Xhindi n'burg Andi Tepelena n'burg Luçiana Koka n'burg Ilir Xhemalaj n'burg Arben Kola n'burg Gent Progni n'burg Olsi Jazexhi n'burg Dritan Goxhaj n'burg Rea Nepravishta n'burg Denisa Kasa n'burg Xhemal Xheri n'burg Sidorela Vatnikaj n'burg Arilda Lleshi n'burg Edison Nika n'burg Vladimir Thano n'burg Mehdi Malkaj n'litar
Njerezit e punes e REZULTATEVE dhe PARAZITET gjuhe gjate . Kjo eshte diferenca qe dallon sot
Uuù qenka akademiku qe mbillte hurdha e shkulte qepe hahahaha na mbyten akademiket analfabet