Nga Albatros Rexhaj
Akuzat përsëriten çdo ditë. Provat ende priten. Deri atëherë, gjykimi i një kryeministri duhet të nisë nga ajo që ndërtoi, jo nga ajo që kundërshtarët e tij thonë për të.
Ka një Shqipëri që brezi im e mban mend pa pasur nevojë ta kërkojë në arkiva. Ishte vendi ku asfalti mbaronte aty ku fillonte balta, ku drita ikte në mbrëmje sikur me inat, ku një udhëtim nga jugu në veri matej me ditë e me lutje, jo me orë. Ishte vendi ku këpucët griseshin para se të mbërrije diku, sepse rruga vetë ishte armike. Kush e ka harruar atë Shqipëri, ose nuk e ka jetuar, ose ka interes ta harrojë.
E nis nga aty me qëllim. Sepse çdo gjykim mbi një njeri që ka qeverisur mbi një dekadë duhet të nisë nga pika ku e mori vendin, jo nga pika ku ne do të donim të ishte sot.
Tani thonë se është i korruptuar. E thonë në shesh, e thonë në studio, e shkruajnë nën çdo fotografi që u bie në dorë. Rama hajdut. Rama nuk ndërtoi asgjë. Rama mori gjithçka për vete. E kam dëgjuar aq shumë herë sa fjala ka humbur peshën që dikur e bënte akuzë, dhe është bërë refren. Refrenet nuk provojnë asgjë. Ato vetëm përsëriten derisa veshi i pranon si të vërteta nga lodhja, jo nga bindja.
Po e them qartë, me emrin tim, pa ia bërë qejfin askujt dhe pa pritur që ndokush të ma falë: Rama nuk është i korruptuar.
E di se çfarë do të vijë pas kësaj fjalie. Do të vijë lista. Zvërneci, sekuestrot, dosjet, emrat e huaj. Po unë kam ndërtuar çdo gjë që kam shkruar mbi një parim të vetëm, dhe nuk do ta braktis sot vetëm sepse më vjen për dore: akuza nuk është verdikt. Dyshimi nuk është provë. Një njeri nuk bëhet hajdut sepse kundërshtarët e tij e quajnë hajdut në orarin më të shikuar të mbrëmjes. Deri në ditën kur dikush të sjellë prova dhe jo slogane, unë refuzoj ta quaj të korruptuar.
Po, ka ministra e zyrtarë me akuza. Mirë, le të vijnë. Le të presim e le të shohim nëse kjo drejtësi që e quajmë të re është vërtet e re, apo thjesht fytyra e vjetër e larë me ujë të ftohtë. Le të shohim nëse edhe atje, pas zyrave të reja dhe fjalëve të mëdha, fshihen prokurorë që njërin e ndjekin gjer në frymën e fundit dhe tjetrin e harrojnë me dashje, të joshur nga interesa që s’kanë asnjë lidhje me misionin që një popull i tërë ua besoi. Por edhe sikur çdo ministër të dilte me një dosje në dorë e të dënohej, kjo nuk e prek Ramën. Sepse kush e do një vend e ndërton atë me njerëzit që ka, jo me njerëzit që ëndërron. Dhe dashuria, kudo që shkon, e ka të njëjtin fat: të bën të besosh, dhe të besosh do të thotë t’ia lësh derën hapur edhe atij që një ditë do të të tradhtojë. Të kesh zgjedhur njeriun e gabuar nuk është vjedhje. Është plagë. Dhe plaga, ndryshe nga vjedhja, nuk dënohet në asnjë gjykatë, sepse vjen nga zemra, jo nga dora.
Por le ta lëmë fjalën korrupsion aty ku e meriton, te vogëlsia e saj, dhe të kalojmë te pyetja e vërtetë, ajo që askush në shesh nuk dëshiron ta bëjë sepse përgjigja e prish festën.
Pyetja është: çfarë u ndërtua, dhe në cilën fazë u çua vendi?
Asnjë shtet në botë nuk është ngritur përnjëherësh në mirëqenie. Kjo nuk është mendim, është histori. Së pari ndërtohet baza, infrastruktura, kapitali, lidhja fizike mes njerëzve dhe tregjeve. Pastaj kjo bazë e forcon shtetin si strukturë, e bën aparatin të aftë të mbledhë, të shpërndajë, të mbrojë. Dhe vetëm në fund, mbi këtë dysheme prej betoni e institucionesh, vjen faza e tretë, ajo që e ndien njeriu i thjeshtë në xhep, mirëqenia për të gjithë. Vendet që njohim si të suksesshme i kaluan këto faza me radhë, dhe asnjëherë pa një figurë që mbajti mbi shpinë peshën e fazës më të padukshme, asaj që ndërton themelin që askush nuk e fotografon.
Shqipëria sot e ka bazën, nukleusin e domosdoshëm strategjik. Ka rrugët, ka lidhjet, ka një strukturë shteti që njëzet vjet më parë ishte ëndërr. Kjo nuk u bë vetë. Kjo Shqipëri e re, me të gjitha të metat e saj, dhe ka të meta, është foshnja e dikujt. Lindi nga dikush. Dhe ai dikush nuk janë ata që sot rrinë në radhët e para të sheshit duke pritur që foshnja të rritet vetë sa për t’ia marrë në krahë para fotografëve.
Sepse këtu fshihet mizoria, dhe e përdor fjalën me vetëdije.
Ata e dinë që baza është hedhur. E dinë që faza e vështirë, ajo e baltës dhe e betonit, ka mbaruar. E dinë që ajo që vjen tani është faza e ëmbël, faza e frytit. Dhe pikërisht në këtë çast zgjedhin ta damkosin ndërtuesin si dështak. Logjika është e ftohtë dhe e përkryer: e shpall të dështuar atë që ndërtoi themelin, ia mohon veprën, dhe pastaj ulesh mbi atë vepër dhe e quan tëndën. Korrupsioni nuk është këtu diagnoza. Është vegla. Është çelësi me të cilin hapet dera e trashëgimisë.
Dhe le të jemi të sinqertë për diçka që balada, e cila sot qarkulloi nëpër ekranet tona, e tha pa dashur më saktë se çdo analizë: plagët më të thella nuk vijnë nga shqelmat e turmës. Vijnë nga duart që dikur i besove. Nga fytyrat që dikur uleshin pranë teje. Kush ka qeverisur e di se armiku i shtetit rrallë vjen nga jashtë; ai rritet brenda, te tavolina jote, me buzëqeshjen e mëngjesit dhe thikën e mbrëmjes.
Mua më thonë se ky qëndrim është rreshtim. Se duke refuzuar të ndaj fajin baras mes ndërtuesit dhe atyre që duan vetëm ta trashëgojnë, kam zgjedhur një palë. Por unë nuk kam zgjedhur një parti. Kam refuzuar një gënjeshtër të rehatshme, atë gënjeshtër që kërkon nga opinionisti të vendosë gjithmonë një peshore me dy tasa të barabartë, edhe kur njëri tas mban dekada vjet punë dhe tjetri mban vetëm zhurmë. Të barazosh ndërtuesin me ata që duan ta shkulin, kjo nuk është paanshmëri. Kjo është frikë e maskuar si virtyt.
Një ditë fjalimet do të shuhen. Titujt e gazetave do të zverdhen. Inati do të tretet me vitet, ashtu siç tretet çdo inat. Dhe atëherë askush nuk do të pyesë se kush bërtiti më fort, kush hodhi gurin e parë, kush u ngjit më shpejt në karrige. Do të mbetet vetëm një pyetje, e thjeshtë sa kruspulli i një fëmije: kush e ndërtoi atë që mbeti në këmbë?
Turma do të shkojë në shtëpi. Banderolat do të ulen. Sheshi do të zbrazet siç zbrazet gjithmonë.
Dhe vendi, ai vend që sot e quajnë dështim ata që presin ta trashëgojnë, do të mbajë gjurmët e duarve që e ngritën nga balta. Historia nuk i pyet hajdutët se çfarë morën. I pyet ndërtuesit se çfarë lanë.
Kur do zhduket kjo kurva e Kosoves nga shqiperia?
Poooooooooooooooooo , po ku ka te korruptuar ne Shqiperi , Palloshi e ka bere vendin tone Xhenet !!!!.........Rrofte Bela, Lali , Palloshi , Saliu.......marrshin nga ditet tuaja !!!!
"Dire....."! Mos komento me ne emrin tim mor bythqire langaraq!
Bravo Albatros. Le të plasin nga inati sapat e dapat. Shqipëria po ndryshon çdo ditë. Ne që vijmë nga emigracioni, ne që e quajmë veten emigrantë e kuptojmë më mirë këtë. Ndërsa diaspora nuk e kupton. Sepse diaspora nuk ka shtetësi shqiptare. Mund të ketë ikur qysh para 100 vjetësh nga Shqipëria.
Bravo trim i Kosoves! Jam me Ramen km e Shqiperise i zgjedhur me votat e Popullit. Rama qendro! Mos i beje tradhetar i popullit votues! Nuk ke te drejte te dorehiqesh! KM nuk eshte mandat personal. Ta ka dhene populli! Jo nje pjese hetero e popullit qe prezantohen cdo nate si antishqiptar, aventurier fhe vagabond! Leri te vijojne derisa sa prova te behen vertetuese te antikushtetshmeris plotesishte te ketyre aventurierve. Dhe pastaj demokratikishte, jo iraniance , pa meshire kerko zbatimin e ligjit nje per nje.
Dopio racion suflake dhe per kete. e meriton
PO KESHTU ESHTE ALBATROS, PRANDAJ JE KORRUPTU DHE TI QE TE THUASH QE RAMA NUK ESHTE I KORRUPTUAR. NUK DIME TE QESHIM APO TE QAJME ME KETO IDIOTE QE NA SERVIR RAMA DHE PROGANADA E TIJ. AMAN MOS NHA JEPNI MEND ME
Pfffffff. Sa je pagu perbshkrimnzotrote. Fakti që intimidon prokurorin mos ju shkoj mendja te merni tel Tim. Fakti që me forcë kartoni mbrojti belle flasin për 2miliard veprime para shkrimit tat. Je i paguar ose ke ngren lug corb dhe ti
Poooooooooooooooooo , po ku ka te korruptuar ne Shqiperi , Palloshi e ka bere vendin tone Xhenet !!!!.........Rrofte Bela, Lali , Palloshi , Saliu.......marrshin nga ditet tuaja !!!!
Diarretë tuaja Dire Straits !!!!! qelbin për ca kohë, por më në fund humbasin në kanalet e ujrave të zeza. Diarre derdhët edhe për Stadiumin Arena Kombëtare. Por tani e doni.
Rroftë Gysi, Linda dhe Belinda. Rroshin inceneratorët, ppp dhe investitorët strategjik. Rroftë Samir, Qeti dhe Baqi. Rroftë lideri glibal , marrtë nga ditët e patronazhistëve dhe gëzuar me verë nga vera e Gysit në kopshtin Eden. Fuck njerzit që protestojnë!!!
S'kam shkuar asnjehere ne ate stadium .....stadium ne pamje te pare i bukur...por e nxin ajo kulla e larte e korrupsionit !!!!!
Unë nuk e kuptoj se si ky Albatrosi e heq veten për poet e të katandiset si lëpirës e mercenar mediatik i Ramës në mënyrë të neveritshme. Mjafton shikoni si u katandis me gazetaren Sidorela Gjoni në Top channel ku i kërkonte llogari asaj pse kishte bullizuar Ramën. Idiot qesharak, tamam i paguar. L.Maliqi në një studio i tha: Nipi i vjehrrit të tij është bërë drejtor OSTE-je nga Belinda Balluku. Ky bashkëjeton me një njeri që babain e ka nënkryetar bashkie”.__________________________ https://m.youtube.com/watch?v=mwEbDB6f1Ho___________________________https://boldnews.al/2026/04/30/lefter-maliqi-degjeneron-albatros-rexhajn-e-nxjerr-nga-studio-e-report-tv-video/
Dhe une kete mendoja...po ce do njoh ndonje ndertues...molloisin ata. Po si ka mundesi nja 8 ministra ne hetim e ai sdi gje e bmnuk ka dore. O eshte i paafte qe nuk eshte cudi o nuk di cte them...nje shef ku i vjedhin punetoret iken nga puna.
O Teo ti e di shume mire qe para pak vitesh ministrat nuk hetoeshin. Kjo nuk do te thote qe nuk ishin te korruptuar. Thjeshte kishin mbeshtetjen e politikes dhe drejtesise, te cilen nuk e kane me. Po te thuash te kunderten je ose naiv ose militant.
Analize shume e drejte per njerzit e rregull jo per hajdute dhe dembele
Bravoo. Shume vertet, me pelqen analiza...pikerisht keshtu..U ndertua baza dhe qeneria don ta mari falas dhe te thote e bera une.. Nuk eshte e drejte. Dhe dicka tjeter, jemi ne kapitalizem mos e haroni,. kur ngritet dy gishtat lart ne 1990 kerkuat ekonomi tregu dhe demokraci, respektoni demokracine tashti, se me duket po kerkoni barazi dhe mbyllje si ne komunizem. Por nuk ka me ashtu..
Respekte Albatros....godet ne thelb me shkrimet dhe analizat e tua...mrekullohem kur i lexoj dhe kur ju degjoj..
Edi rames ti hani ate qe nuk thuhet .Nje bravoooooo te madhe Albatrso ke thene realitetin .Keta berishist qe shkateruan shiten dogjen de vrane kerkojne te vene shenjen e barazimit me Ramen .Edi ndertoi , ndryshoi , e ngriti ne maje Shqiperine .Ec perpara gjigant Shqiperia 2030 , popullin e ke mevete .
Flet mire ti nga aty ku je, 1000 km larg . Eja dhe jeto ne Shqiperi, ose mbyll gojen dhe na le ne hallet Tona.
Të lumtë pena Albatros! Shifi komentet e injorantëve e naivëve që dinë të numërojnë deri në tre si pulat! Është ushqim i rëndë ky shkrim për stomakun e tyre të vogël e të vyshkur që është mësuar me ushqim të gatshëm! Edhe ti besoj se je i ndërgjegjshëm që jo shumëkush do e kuptojë metaforën e ndërtesës! Bravo!????????????
Vetëm stomaku i një sufllaqexhiu mund ta kuptoj këtë shkrim. Patronazhisti organ mendimi ka stomakun.
Ndjej keqardhje per ty, ku e pasku cu veten ....
Ky shkrim i tërbon qentë e fb dhe ata hidhen në sulm të shqyejnë autorin.
O alba kos! Te paska tundur Rama e propogande e te paska bere dhalle!
Edhe nëse ka patur krisma, ato kan qenë diku larg. -tha patronazhisti , teksa po hante një sufllaqe me shumë oreks. Më vonë Gysi i dha një shishe verë
Ë mo ikë! Tani që na i the këtë sihariq o Katranos do flemë rehat. Të lutem mos fol më se sa herë që flet një cep i ri të del në kokë o Katranos.
Bravo Albatros .Leri qente endacak te rrine tek kashuni.Te shkojne te lepijne bythen e zenit.
Rama eshte piktor , as nuk e rruan fare per pasuri , eshte psikologji e artistitbnukbka artiste peintre te pasur , kur ta kuptoje bagetia qe ka lene katundin dhe ka verrshuar drejt Tiranes i duhen vite vite lumière ose drite. Per Ramen mund te thoshe çdo gje , por jo per korrupsion , jo se nuk e ka mundesin por eshte natyra e artistit.
Te lumte Albatros i drejtperdrejte si gjithmone
Shihet qe po "punon" shume duke lepire pushtetin, Urojme qe te marresh sa me shpejt ndonje vende ne Administraten e Rames , ne menyre qe te mos t`a shohim me surratin neper TV. Njeri qe percjell vetem negativitet.
Ne shqiperi sa her kthehem me tmerron vetem nje fjale kur takoj miq KETA VETEM VJEDHIN Kjo eshte istitucionalizuar vjedhin, vjedhin Po ti qe ke ndryshuar e jeton sh. me mire se me pare si e ke rregulluar jeten,me te vjedhura?? JOOO vetem ai i ndershem Vertet ka te tille, por nuk futen te gjithe ne nje thes duke folur pa fakte Kjo eshte te shkaterrosh vendin e te urresh ,qeeee faren e urrejtjes ne ate vend e mbolli Sala qe e percau popullin derisa e futi ne lufte me njeri tjetrin Edhe Rama po te vertetohet se ka vjedhura le ta paguaje ,po nuk behet si puna e tellallit hajdut, hajdut Jam dakord vetem per nje gje qe aty u vodh ose u ble per 5 lek pasuria e popullit nga sistemi i meparshem aty filloi de diferencimi shoqeror e sot kemi pasanike shqiptare
...e vertete....i gjithe vendi ishte i futur ne pluhur e balte...sitemi i shendesise ne fund...jo vetem mekinat ishin pak..2-3...por kishte nje telefon te urgjences ne Tirane ...!!! ambulanca e spitale te mjeruara...Sot kur flasin e ankohen per mjekesine dryshojne s dita me naten....sistemi arsimor..Nuk thoje dot se ishe nga Shqiperia...gjithe vija bregdetare ishte nje rrempalle...Tirana , Vlora ..Durresi e tani edhe Shkodra jane vende te nivelit Europiane...urrejtja per transformimin ...e Edi Ramen ju ben te dukeni (qe edhe mund te jene) injorante e me fjalor pis..Bene mire qe dolen ne rruge e pame llum...duhet nisur nga ky moment e te punohet per te ndertuar nje shoqeri te kualifikuar (ehte e veshtire e per shume e pamundur...prandaj thone Shqiperia nuk behet )....brezi i 40 vjecareve jane pa shkolle , zanat te pa lezuar e te formuar....flasin per korrupsion , por jane ata qe kane fituar cdo gje me korrupsion qe nga provimet...Niveli i Shqiperise nuk eshte ai Edi Rames....prandaj cuditemi me llumin e vrerin ordiner