Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

22 Qershor 2026, 20:46Blog Nga Dritan Hila

Albin Kurti është modeli i politikanit që jeton në kreshtën e krizës. Janë model i cili përveç propagandës nuk është në gjendje të ofrojë një model ekonomik dhe social që u bën të mundur mbijetesën normale në politikë, por vetëm nëpërmjet krizave ciklike, pozicionohen si porti i shpëtimit, sidomos për masat të cilat nuk kanë një analizë politike të situatës.

Këtë praktikë po e zbaton në Kosovë, ku tashmë po qeveris prej dy vjetësh pa një mandat politik dhe e ka futur vendin në një krizë besimi të pashoqe. I paaftë të marrë shumicë të cilësuar, i mbështetur nga vota e diasporës e cila është e ndikueshme nga propaganda, shteti i dytë shqiptar jeton në një delir të pangjashëm, sidomos në pozicionin kur është me një pozitë ndërkombëtare të rrëshqitshme drejt kaosit.

Dhe kur mbaron karburanti në Kosovë, i lëshohet fqinjëve ku ka popullsi shqiptare. Tipike është Maqedonia e Veriut. Tashmë popullsia shqiptare aty është defaktorizuar dhe nuk do të duhet shumë kohë që Mickovski ta çojë në pozitat e viteve ‘80-të ku shqiptarët kishin vetëm një edicion lajmesh në televizionin e Shkupit.

Por asnjë nga këto nuk ka vlerë nëse nuk rrëzon Tiranën. Tirana është kryeqyteti historik i shqiptarëve kudo jetojnë, është zemra politike dhe përcaktuesja e trendit të politikave kombëtare. Nëse Kurti nuk instalon regjentët e tij në Tiranë, ai e di se Prishtina do të mbetet gjithmonë numri dy në universin shqiptar. Ndaj për këtë ai po shfrytëzon momentin e rrëmujës politikë në Tiranë dhe ka nisur kaporionët e tij, gazetarë dhe mitingashë profesionistë të cilët po i japin një dorë degës së Vetëvendosjes në Tiranë, të cilët nuk e kanë eksperiencën e revolucionarëve profesionistë.

A do ia dalë Kurti të eksportojë revolucionin në Tiranë. Pak e vështirë. Revolucionet dhe demokracitë nuk eksportohen. E provoi Che Guevara dhe la kockat në Bolivi, e kanë provuar amerikanët me shumë më tepër resurse dhe nuk ia kanë dalë. Natyrisht që Kurti pretendon më pak pasi nuk do ngritjen e një sistemi të ri në Tiranë. Ai do thjesht ta defaktorizojë dhe të instalojë politikanë vasalë të tij. Ky është edhe qëllimi i sponsorëve ndërkombëtarë të tij, të cilët nëpërmjet Gjykatës Ndërkombëtare i spastruan rrugën në Prishtinë. Në Tiranë mendojnë t’ia dalin me demoralizimin e pushtetit dhe defaktorizimin e opozitës institucionale, në mënyrë që ti lënë rrugë të lirë. Jo më kot të gjithë sponsorët e Kurtit në Prishtinë janë kundërshtarët e Ramës dhe Berishës në Tiranë.

A do ia dalë? Kjo është pyetja që i ve në dilemë të gjithë pasi Tirana nuk është Prishtina. Në Tiranë vetëdija politike e elektoratit është më e rafinuar se ajo e Prishtinës. Pavarësisht piacës, ata që përkrahin PS dhe PD janë pjesa dërmuese e zgjedhësve shqiptarë. Kjo shumicë e heshtur është ku e ku më e madhe sa ajo që është në shesh apo përkrah sheshin.

Gjithashtu establishmenti politik i Tiranës nuk është në gjendjen e atij të Kosovës pasi kjo e fundit u ekzekutua publikisht me gijotinën e gjykatës ndërkombëtare. I pari, Berisha ka pasur me Kurtin një aleancë fluide, derisa Kurti i shërbente atij. Por Berisha e di që zbritja e Kurtit në Tiranë do të thotë së pari eliminimin e tij dhe përthithjen e elektoratit të PD dhe kryesisht atij verior. Ndaj aleanca me të dy ka mbaruar.

Sa i takon Ramës, e ka të qartë që koka e dytë që do kërkojë Kurti në tepsi do jetë e tij. Deri tani ia ka dalë të arnojë çarjet e digës socialiste që mos të rrjedhin te seksioni i Tiranës i VV dhe Qorit.

Gjithsesi Kurti shpreson që të sjellë kaosin në Tiranë. Kjo i kërkohet nga sponsorët e tij. Ai është më i qarti nga grupimet e neoislamikëve dhe neomarksistëve dhe më i organizuari mes tyre. Deri tani një ndihmë po i jep edhe Berisha i cili me ose pa vetëdije, në luftën e tij psikologjike po kalëron bashkë me Kurtin kalin e propagandës së vjedhjeve që paska bërë qeveria, i vetmi problem është që kali është i Kurtit i cili do ta hedhë sapo mos t’i duhet më. Kurse Rama vazhdon e mbahet në shalë. Dhe të paktën tani e di se luftën nuk e ka me flamingot prej polisteroli të Tiranës por ndodhet në mes të një stuhie perfekte ku kundër tij janë bashkë një koalicion kundërshtarësh ndërkombëtarë që reflektojnë përplasjen BE-SHBA në Tiranë, fqinjët, dhe mashat e tyre në hapësirën shqiptare. Dhe është i vetmi moment kur e vetmja anije që do ta nxjerrë në breg dhe aleati i vetëm i tij besnik është elektorati i PS, i cili më së fundi po ndërgjegjësohet se kjo përplasje nuk është për lëkurën e Edi Ramës por për një kthim në rrëmujat e ‘91-‘97-ës, apo shkëputjen e vendit nga kriza e tranzicionit dhe marrja e rrugës së zhvillimit./dritare.net

16 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!

    Enveri do ia kishte zili Palloshit dhe gazetareve te tij per fantazite e shfrenuara mbi "armiqte e jashtem te Shqiperise".........o Pallosh , me kaq shume armiq sa ke gjeneruar , te pakten fillo nderto bunkere ku te futemi !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anarko-Sindikalisti

      Bunkereve u qafsh hallin! Kemi akoma me shumice! Por do te te veme ty me Albinin te pastrosh mutin me lepirje para perdorimit!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits !!!

        Urrejtja e idioteve eshte nje cmim qe duhet paguar qe nuk je pjese e tyre !!!!

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dire trait !!!!!

        Oooooo , qenka haleja Dire Strait ! ! !

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire Straits !!!!

          Urrejtja e idioteve eshte nje cmim qe duhet paguar qe nuk je pjese e tyre !!!!

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kendoni kengen....

          Dire Straits !!!! kërkon Pallosh! Ndihmojeni!

          Përgjigjjuni
          1. l
            llazi usa

            O ty te shkerdhefte Kina pragun, qe nuk ka shkrim pa bere komente ti kurve

            Përgjigjjuni
            1. m
              mund te kem dhene dhe une kontribut

              Po pergojon origjinen tende. Joteme te ka ngjizur ne bunkeret mes misrave.

              Përgjigjjuni
            2. L
              Liku nga Xhomlliku

              E provoi Al-Bini sa i vpen lekura ne 2021 me vota dhe tashi na ka zbrit KOMSOMOLin e perdhunimeve serbe gjate luftes.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlora

                Këtu nuk pi ujë

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shqiptar

                  Respekte ,Dritan.Shkrim perfekt per te shpjeguar ,realitetin politik te sotëm

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Petrit

                    Jashte kosovaret nga Shqiperia . Restorante, hotele,resorte, supermarkete Ti viber globe e majme Nese I sherbejne atyre. Te mbyllet kufiri toksore, ajror, detar , lumor me ata Vetem luftetaret e UCK te lejohenw te vijne

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      N

                      Dritan,Kurti me ate qe beri ne 2021 ku nderhyri ne zgjedhje dhe shqiptaret e goditen shume fort,vetem me 0,01%,tani nuk ka zot qe e reabiliton ne Shqiperi. Perfundimisht cdo nderhyrje e Kurtit eshte ne favor te Edi Rames,mbasi ai urrehet ketu.

                      Përgjigjjuni
                      1. Y
                        Y

                        Albin Kurti eshte nje fshatar hilenjoz, shpirtvogel,dhe shume I lig,ai shumicen e kohe e shpenzon se si do te bej ndonje hile ose mashtrim,asnje lidhje nuk ka me sinqeritetin.MASHTRUES

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          po u vjen fundi zagareve te pushtetit

                          Ky Hila si gjithe skota perverse e gazetareve proqeveritare mundohet ta gjej arsyen e ketij shperthimi popullor kudo ,tek Irani, Greqia, Serbia, Rusia, algoritmet, antitrampet, e tani tek Kurti. Po lind pyetja pse sulmojne Kurtin ?Sepse Kurti me ndershmerine, patriotizmin, shtetndertimin, realizimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme, eshte modeli qe Rama i frikesohet me shume, sepse nga krahasimi i paevitueshem me Kurtin del se sa siperfaqesor,sa i korruptuar, sa antipopullor e antikombetar eshte. As Kurti as nje shtet apo agjenture e huaj nuk e ka ngritur peshe kete rini, por eshte vete Rama e qeveria e tij me vjedhjet , me arrogancen, me dashakeqesine ndaj shqiptareve, me planet makabre per te shpopulluar eShqiperine e zevendesimin e popullit shqiptar, me shitjen e copave te shqiperise tek te huajt per te fituar perkrahje, qe kane detyruar kete rini e kete popull te shpertheje si kurre me pare gjate ketyre 36 viteve.

                          Përgjigjjuni
                          1. Z
                            Zhulati

                            Ja , dhe KY bir xhelati e ka Gjetur armikun e jashtem ...! Ketyre palacove u ka mbetur ora andeh nga Mesi I shek. 20 .

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje