Mazhoranca është e gatshme të adresojë të gjitha zërat e protestës. Kështu deklaroi deputetja socialiste, Aulona Bylykbashi, në studion e "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN. Sipas saj, kjo protestë nuk ka një artikulim dhe platformë të qartë në lidhje me kërkesat drejtuar qeverisë.
“Protesta ka qenë edhe një reagim qytetar shumë i qetë dhe jemi përpjekur që brenda atyre zërave të dëgjojmë zërat e qytetarëve të cilët adresojnë problematika që kanë të bëjnë me qeverisjen apo me transparencën apo me mjedisin. Ne si fillim në këtë protestë duam që këtë zë që ne në fakt e kemi dëgjuar ndërmjet zhurmës, por nuk e kemi dëgjuar të artikuluar nga një grupim, apo një lider i protestës apo një grupim, i cili del me një strategji, apo me një kërkesë, apo me një platformë të drejtuar qeverisë. Në fakt mes tyre kemi parë qytetarë të cilët në qoftë nëpërmjet rrjeteve sociale kanë shprehur pakënaqësitë e tyre”, tha ajo.
Deputetja socialiste pranoi që duhej bërë më shumë transparencë në lidhje me projektin para nisjes së këtyre protestave.
“Ajo që duhet të ishte bërë para 23 ditësh duhet të ishte bërë një transparencë më e madhe ndoshta për projektin që në ditën në të cilën nisi kjo protestë. Ecuria e projektit është një ecuri e cila ka marrë të gjithë kontrollin edhe kërkesat ligjore dhe kontrolli nga institucionet përkatëse, por ndoshta kjo do të duhet të ishte më transparente dhe më e prekshme për qytetarët”, tha ajo.
Bylykbashi theksoi se qeveria ka shprehur që në ditët e para gatishmërinë për dialog me protestuesit, ndërsa shtoi se tashmë protesta ka marrë rrjedhë tjetër ndryshe nga qëllimi fillestar i saj.
“U kemi thënë që jemi shumë të hapur për një diskutim dhe për të dëgjuar të gjitha kërkesat dhe pikëpyetjet që ju keni në raport me këtë projekt që në fakt ishte dhe pikënisja e parë e kësaj proteste, sepse pastaj protesta ka marrë një rrjedh komplet tjetër dhe në atë pikë kemi dashur të dëgjojmë zërin e tyre, kemi dashur të dëgjojmë pretendimet e tyre. Por në fakt nuk është artikuluar asnjë kërkesë nga ana e qytetarëve në raport me këtë çështje dhe është shumë e rëndësishme që të themi që nëse ka një kërkesë dhe një pretendim të protestuesve brenda kësaj proteste, duhet që ajo të artikulohet e qartë dhe të marrë dhe përgjigjen e qartë në një diskutim. Çështjet demokratike diskutohen mbi bazë argumentesh".
Deputetja komentoi edhe vendimin e kryeministrit për caktimin e zëvendësministrave përgjegjës për komunikimin me deputetët, duke sqaruar se synimi është përshpejtimi i zgjidhjes së problematikave që ngrihen nga qytetarët në zona të ndryshme të vendit.
“Kjo është një kërkesë e cila është artikuluar shumë qartë në këtë mbledhje, që unë thashë është e përmuajshme. Ne diskutojmë për çështje të ndryshme të cilat shqetësojnë qytetarët në zonat që mbulojnë secili nga deputetët përkatës dhe sigurisht janë të gjithë mekanizmat ligjorë të komunikimit, por për ta bërë komunikimin më të afërt edhe më të shpejtë në kohë, shpeshherë ne komunikojmë drejtpërdrejt me ministrat. Duke qenë duke parë angazhimin e tyre është menduar nga kryeministri që në secilën ministri një zëvendës ministër të jetë përgjegjës për komunikimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme që vijnë në raport me zgjedhësit. Është një formë mekanizmi komunikimi për zgjidhjen e çështjeve të caktuara. Shpesh herë deputetët referojnë problematikat të shkollave nëpër zonat e tyre që mund të kenë një prioritet më të lartë. Referojmë problematika që lidhen ndoshta me pjesën e shërbimit shëndetësor, problematika të tjera të ndryshme. Nuk ka vështirësi për t'u dëgjuar zëri. Ka vështirësi që vijnë për shkak të angazhimit që ka gjithsecili në funksionet e veta dhe për këtë arsye është menduar që të vendoset një zëvendës ministër, i cili në pjesën më të madhe të kohës duhet të mbulojë këtë komunikim të drejtpërdrejtë me deputetët për të zgjidhur dhe për të adresuar problematikat e linjës përkatëse”, theksoi ajo.
Lidhur me diskutimet për ndikimin e rrjeteve sociale dhe algoritmeve, Bylykbashi tha se nuk bëhet fjalë për një luftë me algoritmin, por për një reflektim mbi ndikimin që ai ka në formësimin e opinionit publik.
“Është bërë një diskutim nga kryeministri për algoritmin dhe sesi ai po e ndikon sot të gjithë rrjetin social dhe se si po ndikon opinionin publik. Por kjo nuk ka të bëjë me luftën tonë. Ne vazhdojmë të ecim me reformat tona, me punën tonë të përditshme dhe për ne prioriteti strategjik që ka Shqipëria është Bashkimi Europian dhe përmbushja e të gjithë kërkesave të qytetarëve në këtë drejtim. Kështu që nuk e kemi luftën me algoritmin”.
Ok , po e them une nje kerkese : " Mbeshtetur ne deklaraten e Palloshit qe PS nuk behet mburoje per askend , .....ju lutem dorezojeni Belen ne SPAK , zbatoni kerkesen e Spak per burgosjen e saj , dhe ajo le te pergjigjet individualisht per gjynahet qe ka bere " !!!!
Le te artikullojne cte duan keta ushtare serbo-greko-iraniane. Vetem populli me vote duhet te vendose. Asnje leshim ketyre anti-shqiptareve.
artikulojne??? mire e the se deri tani vetem britma kam degjuar.
Hahahahaha! Tani eshte teper vone! Perse tua artikulojne juve? Ata ia artikuluan popullit! Si u be kur partia e punes mori shumicen ne 1991?