Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se mandati i deputetes në fjalë i përket PS dhe jo individit, duke iu referuar mënyrës së përzgjedhjes së saj sipas Kodit Zgjedhor.
Sipas Demos, deputetja ka qenë e para në listën e mbyllur dhe nuk ka marrë asnjë votë personale, ndërsa theksoi se çdo deputet duhet të jetë transparent me votuesit e tij.
Ai nënvizoi se kompaktësia e grupit parlamentar mbetet e fortë dhe se Partia Socialiste është e qartë për proceset që ka përpara, veçanërisht në raport me objektivat strategjike të vendit.
“ Ai mandat është i PS-së dhe jo i deputetes në fjalë. Sipas Kodit Zgjedhor, ajo ka qenë e para në listën e mbyllur dhe nuk ka marrë asnjë votë personale. Çdo deputet duhet të jetë transparent me votuesit, por votuesit e saj janë në kah tjetër me atë që ajo thotë.
Ne kishim në fundjavë takimin e grupit parlamentar, ku u folën tema që lidhen me prioritetet e grupit. Unë besoj se kompaktësia e grupit është e padiskutueshme dhe PS-ja, si edhe grupi parlamentar, janë shumë të qartë për këtë proces delikat.
Duhet të jemi shumë të fokusuar për të plotësuar kushtet që vijnë për ne në BE. Nga pikëpamja politike dhe puna që PS ka bërë me energjizimin e saj, besoj se jemi të sigurt për atë që ne përfaqësojmë dhe kemi si objektiv.
PS është e shëndetshme dhe e gatshme që, po ashtu, të arrijë hapa të shpejtë për të gjitha sistemet.” / abcnews.al /
Ok , atehere beni nje padi ne Kushtetuese dhe fitojeni mandatin ......ah po , nese e keni fjalen per dorezim mandati "sipas moralit politik" , ne fillim i thuaj Palloshit te dorezoje mandatin e 2013 , qe u fitua nga marreveshja me e pamoralshme qe ka njohur ndonjehere politika: "drejtuesi i protestes" me "shkakun e protestes" , firmosen duke perdhosur gjakun e 4 protestuesve !!!!!
....o kryepallosh Rama ishte dhe eshte ne PS. Kurse kjo shkëmborja mori nje mandat pa marë asnje votë .Po te kete bythe te dorzoje mandatin e PS dhe te kandidoje me logon e Kecave .
Bravo prap arrite te komentosh i pari o koqe.
Ca kompaktesie grupi flet ky?! Aty eshte vetem nje njeri hajduti rama dmth, qe i dhunon te gjithe dhe keta zbatojne
Lajmi dites eshte se keshilltar i Bótox Spiro Pali eshte bere Preç Zogaj.
Mandati i jepet individit qe garoj nen ombrellen e nje partie sigurisht. Por individi perfaqeson pas marrjes se mandatit veten e tije. Koceku perfaqeson banoret e zones qe e votuan dhe nuk perfaqeson me interestat e partise per arsye qe dihen. Nuk ka asnje arsye te dorzoje mandatin dhe ti kerkosh dorezimin e mandatit. Do ishte mire qe dhe deputetet e tjere Socialiste te ndjekin shembullin e Kocekut.
He pra car prisni, hiqjani imunitetin ska pse te jet deputete, thjesht fare.
Nuk ka asnje mundesi ligjore per tja marre mandatin. Do ta kerkoje ne rruge ligjore dhe deri sa te kaloje ne te gjitha shkallet gjyqsore, ka ardhe 2029.
M.Koceku do te jet deputet perfaqson nje zone, Rama pare drejtesis se ka shit e ka fal Atedheun, Rama ka kohe qe nuk dorzon Ballukun, dhe vartes te tjer qe nuk japin doreheqje M. Koceku ashte me duar te pastra.
Ik ore bythq... qe gjuaje studentet qe kur ishe asistent pedagog! E mban mend kur gjuaje studentet e tua? Funderrine
Keta ministra servil qe po dalin nje nga nje ti sulen aja vjze patriote vetem sa po e ulin veten dhe po tregohen pa dinjitet ndersa keto sulme te padenja vetem sa i rritin vlerat neomalesores.