
Euro ka thyer një tjetër rekord historik në kursin e këmbimit me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 94.3 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Në tregun valutor, agjentët e këmbimit raportojnë se euro po blihet dhe shitet edhe më lirë, pranë nivelit të 93.8 lekëve.
Forcimi i lekut po mbështetet nga hyrjet e larta të valutës nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja.
Me kulmin e sezonit turistik ende përpara, tregu nuk përjashton mundësinë që monedha europiane të zbresë edhe më tej në javët në vijim.
Boobo, kryemistri paska rritur numrin e lavatriçeve. Me sa duket po punon me tre turrne, se kush e di mund t'a rrëzojnë.
Duhet zbritur euro se çmimi i bukēs ēshtē dyfish mē i lartē nē BE.
Me atë ekonomi të fortë që ka shqiperia, do i zhveftësojë gjitha monedhat e botës. Të ketë kujdes edhe Kina që ka shpetuar deri tani.