Bashkitë po mbledhin më shumë taksë prone se një vit më parë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se deri në maj u mblodhën gati 4.7 miliardë lekë taksa nga pasuritë e paluajtshme nga rreth.3.9 miliardë në janar-maj 2025.
Adelina Farrici, Drejtoreshë e Shoqatës për Autonomi Vendore, shprehet: “Kjo taksë rezulton të jetë realizuar në një masën të konsiderueshme. Tani a janë shfrytëzuar, në momentin e planifikimit a ka qenë ky real apo është vendosur një masë 10 për qind më shumë se vitit paraardhës, atëherë kjo lë për të diskutuar.”
Të dhënat nga “Financat” tregojnë se në 5 muajt e parë të vitit u arkëtuan 46 për qind e parave të totalit të parave të planifikuara për t’u mbledhur deri në fund të vitit.
“Ka ende hapësirë në drejtim të mbledhjes së të ardhurave nga taksa mbi pasurinë. Kjo hapësirë mund të vijԯ duke u ngushtuar me përfundimin reformës së administratës “online” ku të gjitha bashkitë do të kenë një panoramë më të qartë mbi objektet në territoret e tyre”, u shpreh Farrici.
Të dhënat nga “financat” tregojnë se Tirana sjell gati gjysmën e totalit të parave nga taksa e pronës. Lista pasohet nga Elbasani, Vlora, Fieri dhe Durrësi.
“Kjo shkon në raport me numrin e popullsisë dhe banesave. Tirana ka përqendrimin më të lartë, ndaj ndodh kështu.”
Nga viti 2029, për taksën e pronës e cila paguhet te fatura e ujit do të paguhet më shumë. Kjo për shkak të ndryshimeve ligjore. Taksa e pronës nuk do të llogaritet më mbi “çmimet referencë”, por në bazë të vlerës që ajo banese apo tokë ka.
Lini një Përgjigje