Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër deklaratat e Ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, i cili sugjeroi se “i gjithë Libani duhet të digjet”, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Gjatë një konference për media, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Anouar El Anouni, deklaroi se BE-ja e dënon “në termat më të fuqishëm të mundshëm” këtë lloj retorike, duke riafirmuar mbështetjen e bllokut për sovranitetin, integritetin territorial dhe stabilitetin e Libanit.
Deklaratat e Ben-Gvir kanë nxitur reagime edhe brenda institucioneve evropiane. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, bëri të ditur javën e kaluar se disa shtete anëtare mbështesin vendosjen e sanksioneve ndaj ministrit izraelit, megjithëse ende nuk është arritur një konsensus.
Në një postim në rrjetin social X, Ben-Gvir kishte shkruar se “për çdo lot të një nëne izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnë” dhe se “i gjithë Libani duhet të digjet”, komente që kanë shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, BE-ja i ka bërë thirrje Izraelit të respektojë sovranitetin e Libanit dhe të tërheqë forcat e tij nga territori libanez në përputhje me Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. El Anouni theksoi se Libani “po paguan një çmim të lartë për një luftë që nuk e ka zgjedhur vetë”, duke nënvizuar se BE-ja qëndron pranë popullit libanez.
Robqiri kriminel ,na nxit të rishikojmë historinë dhe të rivlerësojmë atë nga Dekreti i Alahambrës deri në ditët tona.
Qenka antisemite BE keshtu???? Quhesh antisemit po te thuash qe kategoria e ketij ministrit dhe ata qe e votojne kete kafshe, jane kafshe dhe nuk duhet te kene te bejne me njerezimin??????????
gjithë bota është e mbushur me idiotë!!psh,ai vanaçi i italisë,nëse keni parasysh atë ish gjeneralin italian që ka qënë në moskë për vite me radhë dhe tashti po kërkon të ndërtojë parti të re italaiane,është i njëjtë me këtë koqen e izraelit!!dhe ai mund të vijë në pushtet njëlloj si ben-gviri dhe pastaj të pëllasë si gomar tërë ditën!!ison ja mbajnë një tufë italianësh dhe bastardë shqiptarë!!
Ben-Gvir e ka me Shqipērin pēr shkak tē flamurit, se me Libanin nuk guxon tē bējē njē deklarat tē tillē pas gjithē atyre bombardimeve vdekjeprurēse.