Përkujtohet gjenocidi ndaj çamëve/ 82-vjetori i masakrës greke mbi shqiptarët e Çamërisë

22 Qershor 2026, 18:10Politika TEMA
Përkujtohet gjenocidi ndaj çamëve/ 82-vjetori i masakrës

Ja teksti i korrigjuar nga ana drejtshkrimore (janë rregulluar kryesisht shkronjat e mëdha te ditët/javët festive apo historike, shkrimi i numrave me vizë lidhëse, shkronja “I” që ishte shkruar si “i” e madhe angleze, si dhe janë pastruar hapësirat e tepërta midis fjalëve):

“Mos harro Çamërinë!” Me këtë moto në Tiranë ka nisur Java Çame.

Shoqata patriotike “Çamëria” përkujton 82-vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

Ngjarje që tek shqiptarët e Çamërisë që kanë përjetuar masakrat është ende e gjallë.

Ata i bëjnë thirrje institucioneve shqiptare dhe faktorit ndërkombëtar të ndërhyjnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen çame.

Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës. Mijëra persona u vranë e mijëra të tjerë u detyruan të largoheshin drejt Shqipërisë. Pronat iu grabitën dhe iu konfiskuan nga shteti grek, ndërsa fshatrat iu dogjën e iu shkatërruan.

1 Komente

  1. s
    sfilitje.com

    Java Came, dhe Protestat ne te cilat Camet kerkojne .... ???? !!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje