PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë

22 Qershor 2026, 13:35Politika TEMA
PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025.

Kërkesa mban firmën e kryetarit Gazment Bardhi, ndërsa në të listohen 20 shqetësime të evidentuara nga Parlamenti Evropian, të cilat kërkojnë një trajtim të menjëhershëm nga Kuvendi i Shqipërisë.

“PE thekson se Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Shqipërinë kundër veprimeve që mund të ndikojnë negativisht në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në kushtet e protestave të vazhdueshme kombëtare lidhur me një projekt zhvillimi luksoz në shkallë të gjerë, i cili kërcënon një zonë të mbrojtur natyrore ku jetojnë flamingot, fokat dhe ku ndodhen vende folezimi të breshkave.

Mbështet kritikat e Komisionit në këtë drejtim dhe kujton se përafrimi me legjislacionin mjedisor të Bashkimit Evropian, përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Direktivën për Habitatet, është një kusht paraprak për anëtarësimin në BE.”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Në rezolutë, Parlamenti Evropian shprehu shqetësimin në lidhje me zhvillim brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë, duke theksuar se janë pasoja të ndryshimeve ligjore që lejojnë zhvillime turistike brenda territoreve të mbrojtura.

Për këtë arsye, Parlamenti Evropian i bën thirrje autoriteteve shqiptare të vendosin menjëherë një moratorium për çdo leje të re ndërtimi, punim apo projekt zhvillimor në zonat e mbrojtura, derisa të rishikohen ndryshimet ligjore të kundërshtuara nga institucionet evropiane.

4 Komente

  1. L
    Lajmerim "Pune" !

    PD-ja sote ka shpalle nje LAJMERIM:: 1-Lajmerim Pune....Kerkohen Protestues,....pagesa ne Dore... A-Kerkohen Protestues te Kuajifikuar....Paga shume e mire... B-Kerkohen Protestues, me Eksperjence ne venjen e Zjarreve dhe hedhjen e Bombave Molotov.. C-Kerkohen Protestues "Profi"...qe te jene te gatshem edhe te Perleshen me Policine-- @@Kerkohen Protestues..."Specjale"..me Misjone specjale si Heqja e Simboleve Kombetare ne Ambasadat e huaja.. Aplikoni sa me Shpejte prane PD-s.....per Diskrecion Zen Berisha ;Paguan ne Dore.. per Protestues , nga Kosova-Maqedonia-Serbia ka BONUSE ekstra.....

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama frikacak nuk do ta shpetoje Shqiperine nga Ku

      Shqiptaret do ngrihen ne protste masive ne Tirane, do qerrojne edhe Kurtin nga pushteti ne Prishtine dhe do zhbejne edhe VLEN ne RMV. Rama tani duhet te kete prioritet jo BE por cedhtjen shqiptare qe ka vite qe e saboton Kurti. Rama duhet ti kerkoje falje Erdoganit dhe ndihme per te shpetuar shqiptaret ne Ballkan. Ndryshe akurti do ta shkaterroje Ramen. Nderkohe PS duhet te gjeje nje dore te forte si udheheqes per te perballuar e shkaterruar Kurtin.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Ne duhet nje KM trim, jo dashnor i BE-se qe po vde

        Shqiptaret do ngrihen ne protste masive ne Tirane, do qerrojne edhe Kurtin nga pushteti ne Prishtine dhe do zhbejne edhe VLEN ne RMV. Rama tani duhet te kete prioritet jo BE por cedhtjen shqiptare qe ka vite qe e saboton Kurti. Rama duhet ti kerkoje falje Erdoganit dhe ndihme per te shpetuar shqiptaret ne Ballkan. Ndryshe akurti do ta shkaterroje Ramen. Nderkohe PS duhet te gjeje nje dore te forte si udheheqes per te perballuar e shkaterruar Kurtin.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Grupi PD i deputetēve

          Moratorium nē zonat e mbrojtura, duhet ditur qē e gjithē Shqipēria ka qēnē Vjosē-Nartē para 800 vitesh, por 8 miliard njerēz, dhe planeti Mars dhe Hēna po banohet nga njerēz.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje