Ministri Hoxha tur me ambasadorët për turizmin në veri: E rëndësishme t’u tregonim edhe Alpet, do të rikthehen!

21 Qershor 2026, 22:23Politika TEMA
Ministri Hoxha tur me ambasadorët për turizmin në veri: E

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme duket se ka ndërmarr një tur promocional të bukurive dhe resurseve turistike që ofron Shqipëria.

Përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri të shoqëruar nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndalesen e parë e bënë në Lez me qëllim njohjen e kësaj zone përtej bregdetit dhe zhvillimeve ekonomike.

Gjatë qëndrimit, delegacioni vizitoi qytetin antik si dhe vendvarrimin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Sipas ministrit Hoxha, vizita të tilla po zhvillohen me qëllim prezantimin ndaj trupit diplomatik  të një tjetër dimensioni që ofron Shqipëria, përtej turizmit bregdetar.

“Është shumë e rëndësishme t’u tregojmë një pjesë tjetër të Shqipërisë, të Shqipërisë që është po aq e bukur, një pjesë ku natyra dhe zhvillimi janë harmonizuar në mënyrë të shkëlqyer dhe të tregojmë sa e rëndësishme është, mos të ngelemi vetëm me imazhin e Shqipërisë me plazhet, por edhe me Alpet, të tregonim edhe mikpritjen, ngjyrat tona, pasurinë kulturore dhe gjatë kësaj fundjave i kemi provuar të gjitha këto, disa prej tyre kanë qenë të surprizuar, do të kthehen bashkë me familjarët e tyre, miqtë të njohurit dhe ky ishte synimi yn”, tha ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Pjerin Ndreu vlerësoi rëndësinë e kësaj vizite, duke theksuar se Lezha është një destinacion me potencial të madh turistik falë vlerave historike dhe kulturore që mbart. Vizita të tilla për të janë një promovim i mirë për qytetin.

“Për Lezhën, për gjithë Shqipërinë, por Lezha tashmë është një nga zonat më të bukur të Shqipërisë edhe për shkak të vendvarrimit të Skënderbeut, por edhe vetë kombinacioni natyror, turizmi, agroturizmi etj”, tha Ndreu.

Më tej trupi diplomatik ka vizituar he zona të tjera të veriut të vendit nga Razma në Vermosh duke njohur nga afër pasuritë natyrore dhe kulturore, si dhe duke përjetuar mikpritjen karakteristike shqiptare.

2 Komente

  1. P
    Pezulluar gjithçka

    Tē huajt e dinē mē mirē se ne pērse jemi telendisur nē kētē pikē politikisht.Po ti hedhēsh njē sy historikut tē dy liderēve politik Rama dhe Berisha do kuptosh se pērplasjet e tyre ku njëri i flet për vilēn nē Surel dhe shumēn sa ka patur tē deklaruar nē ilkdp para se tē dekretohej pēr kryeministēr, dhe nga ana tjetēr kemi apartamentet brēnda dhe jasht vēndi tē familjes Berisha garazhe zeni tv apo kompleksi Partizani.Ndaj tē gjith ata qē bēnin publike, sot ju a bējn botërisht tē qartē qē s'duan ti kenē mē pēr kryeministēr. Ju errdhi fundi dhe fustani.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Simon

      Hoxha detin po ja shet Greqise ne jug. Po nga veriu cka per te shitur ky zgjebaruk.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje