
Gazetarja nga Kosova, Arbana Xharra, e cila ka fituar edhe një çmim special nga Departamenti i Shtetit i SHBA, është shprehur e indinjuar nga ngjarja në ambasadën e Izraelit. Në një postin në rrjetet sociale, ajo shkruan: “Për të gjithë ju që sot shprehni urrejtje ndaj Izraelit, dua t’ju kujtoj një fakt të thjeshtë historik: gjatë luftës në Kosovë, disa nga figurat më të rëndësishme që ndihmuan në çlirimin tonë nga regjimi gjenocidal i Milosheviqit ishin hebrenj, Madeleine Albright, Richard Holbrooke dhe Gjenerali Wesley Clark, komandanti i NATO-s që udhëhoqi fushatën që ndaloi spastrimin etnik në Kosovë.
Urrejtja ndaj hebrenjve nuk ka filluar me Gazën. Antisemitizmi ka ekzistuar shumë përpara krijimit të shtetit të Izraelit. Ai ka marrë forma të ndryshme ndër shekuj, por gjithmonë është ushqyer nga paragjykimet, teoritë e konspiracionit dhe fanatizmi ideologjik.
Populli hebre përbën më pak se 0.2% të popullsisë së botës, por kontributi i tij në shkencë, mjekësi, teknologji, ekonomi dhe kulturë ka qenë jashtëzakonisht i madh. Pas kompanive si Google, Meta, Oracle, Dell dhe Bloomberg qëndrojnë themelues hebrenj që kanë ndryshuar botën.
Shqiptarët kanë një histori krenare me hebrenjtë. Ne i mbrojtëm gjatë Holokaustit kur shumë të tjerë i dorëzuan. Kjo cfare po ndodh ne trevat shqiptare ka filluar që dy dekada, ku eshte financuar me të madhe ne rritjen e islamizimit e sot po shohim rezultatin”.
Bravo !!
Pafitiresia sunite nuk ka limited.....i terheq gjaku i birazereve Arabe,arab dhe evre nuk ka shanc te jene amico!
Edhe Blinken qe shkroi fjalimin e famshem te Clinton ishte hebre . Edhe senatori i vjeter i Michigan qe duke vleresuar rolin e Shqiptareve ne mbrojtjen e hebrejve gjate luftes se dyte boterore ishte hebre . Eshte e famshme fjala e tij ne takimin me delegacionin shqiptar qe tani erdhi koha tju lajme borxhin e luftes se dyte boterore
Kujtoju tradhetareve dhe anti-shqiptareve te Albin Kurvit qe Izraeli bente koncerte bamiresie per te mbledhur para per refugjatet kosovare te luftes kur Arafati ftonte Milloshevicin te festonte krishtlindjet ne Betlehem edhe pse Milloshevici kishte urdher arresti nderkombetar nga Haga. Kujtoju qe Izraeli e ka njohur pavaresine e Kosoves ndersa Palestina vazhdon te thote qe Kosova eshte territor serb edhe pse Shqiperia ka qene nder te parat shtete qe ka njohur pavaresine e Palestines. Kujtoju qe Palestina dhe Irani vune veton kunder njohjes e pavaresise se Kosoves ne bllok nga organizata islamike. Eshte turp qe kryetaret e PDK-se, LDk-se dhe AAK-se heshtin para kesaj percarje qe anti-shqiptaret e LVV-se po perpiqen te mbjellin ne Shqiperi dhe me aleatet tane nderkombetare. Ju kemi hapur shtepite kur serbi ju hapte varre.
Kjo eshte debile komplet....