Reagimeve dënuese për heqjen dhe grisjen e flamurit të Izraelit në protestën e së shtunës, iu bashkua dhe Sali Berisha, që kërkon dhe dënim sipas ligjit të personit që kreu aktin.
Selia blu shpërndau një qëndrim duke thënë se PD-ja dënon me forcën më të madhe grisjen e flamurit të Izraelit, të ngritur në ambasadën e këtij vendi. Sipas PD, ky akt është:
“Një akt kriminal ekstremist, antisemit që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe dy vendet tona dhe kërkon ndëshkimin e merituar ligjor të autorit”, thotë Berisha.
Nga pamjet e bëra publike, flamurin e heq një vajzë e maskuar. Gjatë kësaj të diele ka patur një reagim nga Ministria e Jashtme dhe Ambasada e Izraelit në Tiranë.
Lini një Përgjigje