Kush flet në emër të Shqipërisë?

21 Qershor 2026, 11:45Blog Nga Marenglen Kasmi

Protesta e shumëpërfolur me pjesëmarrjen e diasporës u zhvillua dje. Madje, një pjesë e protestuesve vendosën të qëndrojnë gjatë natës përpara Kryeministrisë, duke lënë të kuptohet se ngujimi në bulevard mund të jetë skenari i radhës.

Si zakonisht, debati publik u përqendrua te numrat e pjesëmarrësve. Por, përtej luftës së zakonshme të shifrave, më interesant se numri i protestuesve është përbërja e protestës.

Sipas organizatorëve dhe raportimeve mediatike, një pjesë e konsiderueshme e pjesëmarrësve erdhën nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vende të ndryshme të Europës. Sipas tyre, vetëm nga Kosova flitej për dhjetëra mijëra pjesëmarrës. Kjo pritej, pasi prej ditësh, rrjetet sociale ishin mbushur me thirrje për mobilizim, me video nga kolonat e automjeteve që udhëtonin drejt Tiranës dhe me materiale propaganduese që synonin ta paraqisnin protestën si një moment historik për shqiptarët kudo që ndodhen.

Pikërisht këtu qëndron çështja që meriton diskutim. Jo sa vetë morën pjesë në protestë, por kush janë ata dhe në emër të kujt flisnin.

Prej ditësh dëgjojmë të flitet për "diasporën" që po vjen në protestë. Por çfarë kuptojmë saktësisht me këtë term? Në kuptimin klasik, diaspora nuk është thjesht çdo emigrant që jeton jashtë vendit. Ajo është një bashkësi që ruan identitet, kujtesë dhe lidhje të veçanta me atdheun.

Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një realitet shumë më kompleks. Mes protestuesve gjejmë emigrantë shqiptarë nga vende të ndryshme të Europës, shqiptarë nga Kosova, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, por edhe individë me bindje, motive dhe pritshmëri të ndryshme politike. E vetmja gjë që i bashkon është një objektiv i përbashkët politik: protesta kundër qeverisë shqiptare.

Për këtë arsye, ndoshta para se të flasim për "diasporën", duhet të sqarojmë se për kë po flasim në të vërtetë. Sepse termi krijon përshtypjen e një trupi unik e homogjen, ndërsa realiteti duket shumë më i larmishëm. Me kalimin e kohës do të jemi më të qartë edhe për këtë gjë.

Nuk po flitet më për Zvërnecin. Nuk po flitet për mjedisin, turizmin apo korrigjimin e një politike të caktuar qeveritare. Prej ditësh mesazhi i protestës është bërë i qartë: dorëheqja e Edi Ramës, rrëzimi i qeverisë, kalimi në revolucion dhe ndërrimi i gjithë sistemit.

Nuk është hera e parë që aktorë politikë jashtë Republikës së Shqipërisë përfshihen në zhvillimet e saj të brendshme. Vetëvendosja e Albin Kurtit nuk është kufizuar vetëm në deklarata apo qëndrime politike. Ajo ka mbështetur publikisht kandidatë në zgjedhjet shqiptare dhe ka tentuar të krijojë përfaqësim të drejtpërdrejtë politik në Shqipëri. Në rrethana normale, këto zhvillime mund të shihen si pjesë e marrëdhënieve të veçanta që ekzistojnë mes dy shteteve shqiptare. Por situata ndryshon kur përfshirja nuk kufizohet më te mbështetja politike apo te fushatat elektorale, por kalon në mobilizime që kërkojnë rrëzimin e qeverisë së Shqipërisë. Këtu nuk bëhet më fjalë për solidaritet kombëtar, por për përfshirje të drejtpërdrejtë në një konflikt politik që duhet të zgjidhet nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

Le të jemi të qartë. Askush nuk mund t'u kërkojë shqiptarëve të Kosovës apo diasporës të mos shqetësohen për Shqipërinë, çka do të ishte absurde. Është normale që çdo shqiptar kudoqoftë të ndjekë zhvillimet politike, të ketë bindjet e tij dhe madje të zemërohet me atë që ndodh në Tiranë. Por emocioni është një gjë dhe përgjegjësia politike është diçka tjetër. E thënë shkurt, solidariteti emocional i çdo shqiptari jashtë Shqipërisë nuk mund të shndërrohet automatikisht në legjitimitet politik.

Demokracia funksionon mbi një parim të thjeshtë: qeveritë i zgjedhin qytetarët e një shteti dhe po ata qytetarë i largojnë. Në momentin që ky parim fillon të zbehet, atëherë hapet një derë që mund të sjellë pasoja të paparashikueshme. Sot mund të duket normale që shqiptarë nga jashtë të vijnë për të protestuar kundër një qeverie. Nesër mund të vijnë të tjerë për të mbështetur një qeveri tjetër. Pasnesër mund të kemi mobilizime të organizuara nga grupime të ndryshme politike në të dy anët e kufirit. Dhe kështu, pak nga pak, politika shqiptare pushon së qeni një çështje e sovranit shqiptar.

Por ka edhe një aspekt tjetër të kësaj historie. Një protestë që pretendon të flasë në emër të shumicës së shqiptarëve duhet ta gjejë forcën e saj para së gjithash brenda Shqipërisë. Ajo duhet të mbështetet te qytetarët që jetojnë këtu, votojnë këtu dhe përballen çdo ditë me pasojat e vendimeve politike të qeverisë.

Kësisoj, mobilizimi i njerëzve nga jashtë Shqipërisë nuk është tregues force. Në rrethana të caktuara mund të jetë tregues i së kundërtës. Mund të jetë shenjë se protesta nuk po arrin ende të prodhojë mbështetjen shoqërore që pretendon se përfaqëson.

Në fund të fundit, çdo qeveri në demokraci rrëzohet në dy mënyra: ose humbet zgjedhjet, ose humbet mbështetjen e shoqërisë. Asnjëra prej tyre nuk mund të zëvendësohet nga kolonat e makinave që vijnë nga jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë.

Për ta kuptuar më mirë problemin, mjafton ta shohim situatën në kahun e kundërt. Çfarë do të ndodhte nëse nesër, sa herë që do të shpërthente një krizë politike në Kosovë, nga Shqipëria do të niseshin qindra automjete me protestues drejt Prishtinës? Çfarë do të ndodhte nëse shqiptarë nga Tirana, Durrësi apo Vlora do të organizoheshin për të marrë pjesë në protesta që kërkojnë rrëzimin e qeverisë së Kosovës?

Si do të reagonin shqiptarët e Kosovës? Me shumë gjasa, një pjesë e mirë e tyre do ta shihnin këtë si një ndërhyrje të papërshtatshme në punët e brendshme të Kosovës. Pikërisht këtu qëndron thelbi i problemit. Parimet demokratike nuk mund të vlejnë vetëm kur na interesojnë. Po ashtu, ato nuk mund të zëvendësohen as nga nacionalizmi deklarativ.  

Duke ndjekur zhvillimet e javëve të fundit, më ka ardhur shpesh në mendje një analogji krejt e ndryshme: Kombëtarja shqiptare e futbollit ka pasur për vite me radhë një problem të njohur. Luante mirë për pjesën më të madhe të ndeshjes, por shpesh gjithçka prishej sapo hynte minuta e tetëdhjetë. Nuk e di pse, por ndonjëherë kam përshtypjen se edhe si shoqëri kemi të njëjtin problem.

Për herë të parë pas shumë dekadash, Shqipëria duket më afër se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian. Edhe vetë institucionet e BE-së flasin për një mundësi reale që ky proces të përmbyllet brenda kësaj dekade. Pikërisht në këtë moment vendi hyn në një fazë tensioni shoqëror e politik. Mos vallë kemi hyrë në minutën e tetëdhjetë?

Nuk po them se protesta është kundër integrimit europian. Nuk po them as që  pas saj fshihen skenarë të errët antishqiptarë. Përvoja historike na mëson se dëmet më të mëdha nuk vijnë gjithmonë nga komplotet, por më shpesh nga paaftësia për të kuptuar pasojat e veprimeve tona.

Një protestë pa drejtim të qartë, pa strukturë përfaqësimi dhe pa program të artikuluar politik mund të bëhet lehtësisht hapësirë ku projektohen interesa shumë të ndryshme. Disa mund të kërkojnë ndryshim e reformim. Të tjerë mund të kërkojnë thjesht rrëzimin e qeverisë, pa menduar se çfarë vjen më pas. Por, një problem më madhor përbën fakti se një lëvizje pa kokë nuk e kontrollon dot më energjinë që ka prodhuar vetë. Në një hapësirë të tillë mund të projektohen interesa e objektiva shumë të ndryshme nga ato që kanë pasur nismëtarët e saj.

Dhe në fund kam vetëm një sugjerim. Protestoni e mos ndaloni, pasi është e drejtë kushtetuese.

Kundërshtoni qeverinë, kundërshtoni opozitën, kritikoni sistemin e kë të doni, por mos shani e anatemoni askënd! Demokracia pikërisht për këtë ekziston. Por nëse synimi juaj është ndryshimi, atëherë herët a vonë duhet të bëni hapin tjetër. Zgjidhni përfaqësuesit tuaj e shkruani programin tuaj politik të ndryshimit. Një revolucion që nisi për flamingot nuk mund të vazhdojë duke fshehur kokën si struci sa herë që pyetet për programin e përfaqësimin e tij. Transparenca është kushti i parë i një demokracie funksionale. Mos kërkoni vetëm revolucion, por tregoni edhe çfarë do të vijë më pas.

Kur gjatë kryengritjes kundër princ Wied-it në vitin 1914 përfaqësuesi gjerman i KNK-së pyeste fshatarët e mbledhur në Shijak për arsyen e grumbullimit, ata përgjigjeshin se po bënin revolucion, pa qenë në një mendje se kundër kujt dhe për çfarë. Fundi i këtij “revolucioni” është i njohur.

Prandaj, dilni në mexhlis të politikës. Në fund të fundit, çfarë ju pengon, përderisa thoni se shumica e shqiptarëve janë me ju?  Nuk keni pse t’i trembeni votës, kërkojeni atë. Fundja, sheshi mund të tregojë zemërimin e pakënaqësinë, por vetëm vota tregon shumicën dhe sjell ndryshimin.

 

16 Komente

  1. V
    Veshgim

    E drejte! Akoma nga folsit protestues deri tani nuk ka perdorur fjalen "Demokraci"!

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zani

      Shume e drejte madje politike e hapur perçarese e turpshme dhe e papranueshme per te gjithe ata qe vijne nga jashte dhe qe nuk e jetojne realitetin e perditshem shqiptar

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje mik nda shijaku

        Të lumtë Marglen i ke thenë të gjitha qartë

        Përgjigjjuni
        1. 1
          19

          O ju qifsha diasporen e karit po ca pidhin e motrave dun kta katnare kan nga 30 vjet jasht tani u kujtun per shqiperine kta .na lini ne hallin ton se e dim vet se ku p8kon catija .ikni dhe rini aty ku hani mut .mos hani ne dy vende se ju ben dem .

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kris nsk

            Artikull konciz nqs ka vertet deshire te mire per ndryshim ngriheni koken nga rera dhe beni transparence

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kris nsk

              Artikull konciz nqs ka vertet deshire te mire per ndryshim ngriheni koken nga rera dhe beni transparence

              Përgjigjjuni
              1. P
                Populli

                Zotni Kasmi ju jeni nje intelektual dhe nuk ju lejohet te flisni me fjale te renda por per rastin konkret duhet thene troç se kto protestues jan ca palaco pa din dhe iman ku futen edhe ato persona qe e fusin veten ne teashtequajturen diaspore dhe nacionalistet tane pertej kufirit .Jan ca felliqesiraqe e kan shit bythen per nje bilete trageti apo autobuzi, nuk i plas menderja per hallet u ktij populli.Keto monstra duhen quajtur ashtu siç jane ne te vertete : Kafshe te shitura per nje sufllaqe

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Haka Tekizoti

                  Thonë që Albin Kurti përpiqet të bëhet personi që përfaqëson e udhëheq gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, në të gjitha shtetet ku i ka lënë fati historik. Por duket se nuk është kështu. Është shumë i fortë nënkuptimi se prapa kësaj ideje, apo prapa këtij oreksi që i veshin analistët apo kushdo qoftë, më shumë duket sikur Albin Kurti bën lojën e shteteve historikisht antishqiptare. Autori këtë nuk merr përsipër "rrezikun" ta artikulojë, madje thekson se as nuk e mendon, por pikërisht dëshira për ta shmangur këtë interpretim apo mundësi interpretimi dëshmon të kundërtën; që edhe ai e di ose e mendon që pas gjithë këtyre trushplarëve që demonstrojnë qëndrojnë forca antishqiptare të brendshme apo të jashtme. E vërteta e çan gjithmonë kohën dhe del nga burgu ku duan ta mbajnë.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    S

                    Marenglen, ju beni nje analize te sakte por nuk e thoni troç. Sherbime te huaja financuese te Tik Lapushit ka kohe qe po derdhin miliona per te sjelle kete mavri ne pushtet. Sa do qe po perpiqet te maskohet ai tradheton vehten, shfaqet si dje ne darke mbrapa kryeministrise i entuziasmuar se kishte arritur te mblidhte ne bulevard me shume se çdo here tjeter protestues qe ju i thoni se nga i kishte importuar dhe mendon se Rama, nuk eshte si Berisha, do vij nje dite dhe do dorezohet. Keta e dine dhe e kane kuptuar shume mire se nje lider politik si Rama nuk e mundin dot pa vote. Jane inferior per nga kultura dhe dija qe ka Rama. Ajo qe nuk durojne dote eshte se faktori nderkombetar, mbeshtet Ramen ne çdo aspekt te qeverisjes se vendit. Populli e di se kush jane si Berisha, po ashtu edhe Gonia ballisti, Qorri pseudoprofesori dhe agjenti i grekeve Tiku i Llapajve, dhe ju ka vene dhe festen.

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      Qamili11

                      Shume e sakte dhe mese e vertet. Eshte vota ajo qe tregon kush eshte shumica, dhe qe sjell ndryshimin. Kaq e thjeshte per tu kuptuar.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pal Vata

                        Kush duhet te flase o Mar - Eng - Len Kasmi ju si rrace spiuni qe ben historianin me historianin e nomeklatures komuniste me Pasgomari Milo....! Kaarraabbbuush Kasmi prej Kruje ( Krutone )....vazhdo misionin qe te ka ngarkuar tutori i familjes tende por fundin e ke afer o Qen Zgjebos me buze te preme e ze Gruaje...!!!!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pal Vata

                          Kush duhet te flase o Mar - Eng - Len Kasmi ju si rrace spiuni qe ben historianin me historianin e nomeklatures komuniste me Pasgomari Milo....! Kaarraabbbuush Kasmi prej Kruje ( Krutone )....vazhdo misionin qe te ka ngarkuar tutori i familjes tende por fundin e ke afer o Qen Zgjebos me buze te preme e ze Gruaje...!!!!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Prote Stuesi

                            Ore marksist nga emri. Si guxon ti dhe na jep mend ne? Duhet të veprojmë si thua ti apo si mendojmë ne. Si guxon ti e mendon ndryshe nga ne...... Këtu nuk lejohet mendimi ndryshe. I vetmi mendim që duhet të kenë shqiptarët është largimi I Ramutit dhe I Partisë së tij Komuniste, e cila në kohën e saj, nuk lejonte mendimin ndryshe.....- Kështu sot na ka ardhur radha neve...... . Mendimi ndryshe nga I atyre që protestojnë, nuk mund të ekzistojë.... . Ndryshe Edvini kthehet në një mbret që do të,presë kokat e shqiptarëve...... . Kush ka mendim ndryshe, është BQ, TQR, krv, patronazhist, spiun, LGBQ e ç'i mban pragu.

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              astrit

                              Ky enveristi i vonuar nga provinca e Gramshit, duhet të ishte i fundit që duhej të jipte mendim për këtë "lëvizje populiste" Por si enverist nuk mund të ri pa na kujtuar që janë gjallë enveristët e janë gati të marin pushken e të mbrojnë pushtetin.

                              Përgjigjjuni
                              1. O
                                Omerta

                                Zoteri Protesta ka 2 Komponente qe duken qarte , se pari kauzen Nacional Ambientaliste dhe se Dyti Kauzen Politike .Le ta marrim te Mirqene qe ne komponentin e Pare Protesta ia arriti qellimit, dmth ceshtja u nderkombetarizua , kemi dhe nje Rezolute nga Parlamenti EUROPIAN , kemi edhe zhvillime politike sikurse Largimi i Zonjes Koceku, dhe Presioni morri dhene dhe qeveria e Rames nuk ka me bythe ketej e tutje edhe nese don ti shkoje deri ne Fund Zvernec Sazanit , te beje sic ka dashur deri tani, te veproje e ti beje gjerat si i do qejfi kryemistrit ne takime te fshehta kok me koke larg syrit dhe veshit te popullit Shqiptar me mikun tim x qe e do shume Shqiperine apo mikeshen time y qe ka lidhur Kerthizen me Lagune e Nartes.Shqiptaret treguan se jane KETU dhe VIGJILENT dhe Ky zoteria duhet ta Pyese B ..... mire ketej e tutje per sa kohe do te rrije ne Ate Karrike SE DYTI edhe une e kam ndjekur protesten dhe aty ......ME SHEMBUJ KONKRETE , POR ME SHEMBUJ SHUME KONKRETE Jane denoncuar nga qytetaret padrejtesi individuale nga me skandalozet te shtetit ndaj Qytetareve qe nga Drejtesia e munguar, Abuziviteti i Institucioneve, reagimi i dobet vonesa qe kushtojne deri tek jete te pafajshme ........TI zoteri kishe degjuar me pare nga keto ? Per keta Martire te Heshtur te demokracise sone Te lulezuar , me siguri qe jo, shpresoj edhe ti zoteri te mos kesh qene pjese e atij grupit qe thoshte shqiptaret jane popull i urte dhe nuk dijne te protestojne, maksimumi qe mund te bejne eshte te marrin valixhet dhe te ikin , e MEGJITHATE ASKUSH dhe ASNJEHER NUK ESHTE KERKUAR LARGIMI i PS , por REFREN I PROTESTES dhe MOTO E SAJ NE ASPEKTIN POLITIK eshte R am a dhe B er Isha ne BURG.Ne kete menyre Protesta eshte treguar e forte edhe elegante ,Pra ajo synon largimi i ketyre dy individeve vecanerisht qe mbajne peng vendin ne kedveshtrimin e TYRE shpesh edhe me marrveshje te Heshtura.KY eshte edhe KOMPONENTI POLITIK i Protestes GJE TE CILEN UNE e BESOJ ME FORT Madje me shume SA TE BESOJ qe protesta eshte e organizuar nga ALBIN KURTI vetem se ne proteste vijne Vellezer nga Kosova , apo se ne Proteste NUK KA DALE AS BATON HAXHIU,AS BERAT BUZHALA e AS ALBATROS REXHA , se vetme keta jane kosovare te "mire" madje aq te mire sa kane edhe nenshtetesine Shqiptare dhe Dalin Shpesh mbremjeve dhe Na zbavisin duke levizur sa nga nje frengji televizive tek tjetra qe te duken sikur jane SHUME , PROTESTA ZOTERI nuk ka kerkuar as SHKRIRJEN e PS dhe as Delegjitimimine Saj si Force PUSHTETI , po ashtu Protesta KERKON FORT Largim te Berishes , por NUK KERKON legjitimin e PD si force Pushteti, Protesta nuk kerkon ZGJEDHJE TE REJA .Ne kete pike asnje nga partite e medhaja nuk po e degjon protesten , as PS qe mjaftohet gjoja me LIRINE E PROTESTES dhe KAQ , (a thua se kete Liri e Garanton Rama dhe Jo kushtetuta, , dhe se po iu prish humori Rames do te nxjerre ushtrine per te shtypur me tanke 100.000 veta ne shesh) dhe as PD qe eshte e intersuar vetem ne menyre te njeanshme per kerkesen per Largimin e Rames duke injoruar Kerkesen e Protestueve per Largimin e Gerdalles se tyre QE THOTE U KTHEVA si ne ato filmat Me Indiana Jones .Pra keto dy forca qe sot kane uzurpuar politiken e vendit nuk po tregojne emancipim, nderkohe duhet te kishte ndodhur e kunderta ne Interes te vendit dhe momentit Historik ,PS si institucion mund ti kerkoje Rames dorheqjen dhe te Mandatoje nje Kryeminister tjeter dhe Kjo eshte Fare Normale Kur Rama Piktori, vet heq dhe ve cdo 6 muaj emra nga Hici per sfida te ndryshme qe ka shoqeria , ndonjehere edhe duke bere eksperimente Kot, kurse per vete KA 15 vjet ne maje te pushtetit me cicmice.Biles per mendimin Tim Vec nje rast po them Qe kur PSH: Gjykata europiane i dha te drejte Beketit duke e gjobitur Shqiperine 130 miljone USD Rama duhet te dorhiqej,Po keshtu per Skandalet RRugeve, Per Telefonin e S.PaU KT etje etje NUK ka perse te qendroj ne detyre nje gryeminister qe e ka demtuar Popullin e vet kaq rende financiarisht , kaq e thjeshte eshte , po ne jemi te shtrenjte ne krunde e te lire ne miell) Po ashtu PD qe katandisur nje grusht Jeziterish nuk e kane kurajon ti thone SALIUT ik TI I PARI se nuk ke cfare jep me , kjo do ti jepte edhe me shume kredibilitet opozites Pra te dy Partite e madha kan treguar Papergjegjshmeri dhe krize ne analizen e situates por kane preferuar me mire te qendrojne grusht bashkuar rreth statujave qe i kane dhjere mizat .SI qytetar zgjdhja qe shoh eshte , R ama te dorhiqet , S aliu te Dorhiqet.PS te mandatoje nje figure tjeter ne lartesine e sfidave teknike qe kerkon Procesi i antaresimit ne BE , iku koha e brekusheve dhe e Atletev e te bardha dhe e deklaratave mbi sexin ne samitet e BE.Projekti I Sazanit le Te vazhdoje dhe I zvernecit po ashtu por me mbikqyrje te rrepte nga QEVERIA e RE qe duhet te respektoje marveshjet po ashtu publiku duhet te kete akses ne vendimmarjen per Ceshtjet e Ambientit te Kultures dhe Te historise qe mbart Zona dhe Jo me garancite e Pickes se Vogel Te Kumbaros , por me institucione te pergjegjshme,Dhe jeta vazhdon dhe njerezit te shkojne ne per shtepi se u meruan RRUGEVE

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Remarku

                                  Bukur,një analizë e saktë,respekt.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje