Koha për një Shqipëri të re, për një PS dhe PD të re!

21 Qershor 2026, 11:15Blog Arbër Hitaj

​Kush ka pasur dilema apo paqartësi për organizatorët e protestës apo agjentura, dje duhet t'i ketë hequr këto mendime nga koka nëse ka të tilla.

Mijëra qytetarë dhanë një mesazh të qartë dhe të fortë, duan ndryshim, duan një Shqipëri të barabartë në shanse, një Shqipëri meritokratike e jo ku 2 individë vendosin për fatin e miliona të tjerëve. Pa harruar spitalet, shkollat, rrugët, e çdo gjë tjetër që është bërë keq në këto 13 vite e 33 vite demokraci.

​Mesazhi është i qartë ndaj atyre që janë dhe problemi, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Lidershipi i tyre duhet të kuptojë që epoka Sali Berishës dhe Edi Ramës ka përfunduar, dhe kjo jo në sytë e militantëve, por në sytë e shqiptarëve.

Modeli i tyre është kapitull i mbyllur në histori, mirë a të keq, këtë do e gjykojë historia, por tanimë mesazhi është i qartë: largojini sa nuk është vonë.

Qytetarët e thjeshtë ua bënë më të thjeshtë qytetarëve partiakë: hiqini, shpëtoni veten dhe vendin.

Koha është për një mendësi të re, për liderë politikë pa asnjë afiliacion me të kaluarën komuniste. Koha nuk është për zombi politikë, por për liderë të rinj, europianë.

Për liderë që respektojnë mendimin qytetar. Për liderë që respektojnë mendimin dhe shumicën e partisë, siç qartazi nuk e bëri PD dhe Sali Berisha me primaret.

Koha është për politikanë që nuk mbajnë në detyrë njerëz me akuza të rënda për korrupsion, siç e bën Edi Rama. Koha është për plotësuar premtimet që ju jep qytetarëve, jo duke gjetur justifikime. Ka shumë për të thënë, por kjo është koha për një Shqipëri të re, për një mendësi të re, jo sjellje perëndimore e veprime totalitare si krerët aktualë politikë.

​Nëse nuk e kuptojnë mesazhin, më keq për ata, do të thotë që janë shkëputur nga realiteti, dhe pyetja është: për çfarë duhen politikanët jashtë realitetit?!

24 Komente

  1. B
    Beni

    Teza me e sakte e diteve te fundit ka gazetare europian shqiperia promovojini

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gimcja

      PD dhe PS do behen parti te vockla me Ramen e Berishen

      Përgjigjjuni
      1. A
        Angi

        Ti Hitaj je shume simpatik po je mendjamadh

        Përgjigjjuni
        1. M
          Marjano Bojka

          O Arber ke ngrene lugen e corbes te prishur apo te ka ngrohur xhepin Zeni.mar

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sejkua

          Foli ky agjenti mosadit

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nardi

            Dakord mo po keto ja thua Mul Nokes dhe Tao Balles je ne vete ti me keto idealizma

            Përgjigjjuni
            1. A
              Albana

              O te hengsha buzet ty

              Përgjigjjuni
              1. B
                Baca

                Si me te perpjete e paske marre mor djale! Kush je ti qe flet ne emer te gjithe shqiptareve, apo hajt te them e shkruaj dicka se eshte momenti?! Po te ishte kaq e thjeshte qe po iku ky e ai zgjidhet problemi, ishte bere me kohe dhe nuk te kishte ardhur radha ty te japesh mend. Po nje gje e ke kuptuar: Tani skena eshte e gjitha per horrat, sharlatanet e delirantet! Mjere ky vend!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqipe

                  Kur te vi dita e votimeve zoti hitaj,kur protesta te shpalli partine e re te paraqitet

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ali Tepelena

                    Koha do t'a tregoj kur të bëhen votimet Z.Arbër!. Kam respekt për ju,por jo me synimet për pushtet të Gones,Qorrit e Lapaj e të 82 vjeçarit pret të bëhet kryeministër.U deti kos dhe garuzhdja gati.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Labushi

                      Ik mor shurak qe dredh bythen sa andej ketej.Ku e pe mor kaqol se ppopulli nuk do parine socialiste dhe pd?!!!Apo me ata trimat e selfi qorrit te albin kurtit dhe atyre 50 makinave lluksoze.Po ti gjoje je gazetare qe ne fakt ti sje as per te ruajtur kecat e kocekut.Po 1 vit ka qe jane bere zgjedhjet dhe keto dy parti kane mare mbi 90 perqind te votimeve..Apo dhe kete ta shohim me syt e Arber pabythesit.Shkoni mor te liq se e telendist kete popull me injorancen dhe ligesine tuaj. Pellcisni .Miutakofshim ne 2035

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kicua

                        Kur u be i zoti ky brodhi telev per trlevizion tsni i duhe leke se shikon shoket qpo ecin me shume me genjeshtra dhe nuk i kap dot se eshte dhe kryetar i gazetareve te inkriminuar ky eshte ptoblemi i madh qe nuk pertypet

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Ozzy Osborne

                          As bukë, as brekë s'ju lanë, Ju punoni, ata hanë! Nuk ju lan' as pakë nderë Q'e kini pasur përherë. As nder, as turp, as gjak s'kini Unji kryet dhe po rrini. O shqipëtarë barkzbrazur, Fustançjerr'e këmbëzbathur Zemërohuni një herë, As krenarë, por veç të dhjerë Faik Konica është realist si kurrë më parë

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            E

                            Plako, e the do bohet. Harro cfare populli ke. Per mend , sh flm. Ndonje recete tjeter polite ke??

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              Qytetari

                              Ka përfunduar dhe koha jote o Arbër. Nuk ka gazetarë dhe analistë në Shqipëri. Ju jeni një lukuni që hani në kurriz të popullit duke shitur nderin dhe moralin tuaj. Çfarë mutin doni? Shqipëria me 2 milion banorë ushqen një ushtri parazitësh që na çajnë trapin banaqeve televizive çdo natë me dhjetëra televizione që nuk i sheh njeri që nji dreq e di se kush ju paguan vetëm duke bërë thashetheme dhe shërbime për njerëz që ju paguajnë. Këtu ke të drejtë Arbër pasi qeveria nëpërmjet institucioneve të veta nuk ushtron kontroll mbi Ju që paguheni në të zezë dhe flisni jo me moralin tuaj por atë që ju kërkon pronari. Fatkeqësisht dhe ti je një nga ata. Kurrë ky vënd nuk ka qënë më mirë. Jeni ju, rrugaçët dhe banditët, drogaxhinjtë e malokët, njerëz që japin shpirtin për një grusht parash që mendojnë se duke u sorollatur si kali në lëmë do ndryshojnë ndonjë gjë. Njerëz pa tru, pa ideal, njerëz të dështuar, të rinj që rrinë rrugëve duke menduar si të fitojnë pa punuar, drogaxhinjtë që na shesin pordhe me makina luksoze të siguruara nga veprimtari të paligjshme në Shqipëri dhe në Europë, që na kanë nxitrë faqen me aktivitete kriminale që duan të ndotin ambientin tonë. E dinë të gjithë që masa më e madhe e emigrantëve shqiptarë janë malokët shpellarë të veriut që stonojnë dhe në shqipëri e jo më në vendet e BE dhe Angli që na kanë nxjerrë bojën me veprimtari kriminale duke ba treguar me gisht kudo ku venë shqiptarët. Këta janë ato "revolucionarët" që duan të na kthejnë edhe një herë në kohën e Saliut. Vini gishtin kokës dhe mos na bëni moral dhe na tregoni teori nga më të ndryshme duke dhënë idera dhe këshilla idiote që nuk jua kërkon askush. Rrini aty banaqeve dhe merrni paratë e zeza në shërbim të padroneve tuaj. Askush nuk ka nevojë për ju, bile po të mbylleshin TV, portalet e gjithfarë halesh në shërbim të atyre që nuk e duan këtë vënd 100 herë më mirë do ish ky vënd.

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Jon

                                SHQIPERIA E RE E AJATOLLAHEVE....DESHE TE THUASH E B..QIR.... E ALBINDENOVICIT....EDHE TE THUASH O B..QIRE...

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vjosa

                                  I dashur Arber Hitaj i lexoj shpesh shkrimet e tua , por kete shkrim e ke katranosur .Nuk e di arsyen edhe pse diçka e kuptoj dhe nuk jam dakort me ato qe thua , dhe jo vetem une . Ne i ka ikur koha eshte Ai i PD Saliu dhe jo tani por qe kur hapi depot e armeve dhe nisi taborret e veriut drejte jugut dhe avionet me helme .Per fate te keq nuk iku dhe akoma dhe sot DREJTON kete PROTESTE qe eshte nje paçamur PROTESTE .Mjafton te shikosh kush e drejton dhe fjalorin e tyre .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Vjosa

                                    I dashur Arber Hitaj i lexoj shpesh shkrimet e tua , por kete shkrim e ke katranosur .Nuk e di arsyen edhe pse diçka e kuptoj dhe nuk jam dakort me ato qe thua , dhe jo vetem une . Ne i ka ikur koha eshte Ai i PD Saliu dhe jo tani por qe kur hapi depot e armeve dhe nisi taborret e veriut drejte jugut dhe avionet me helme .Per fate te keq nuk iku dhe akoma dhe sot DREJTON kete PROTESTE qe eshte nje paçamur PROTESTE .Mjafton te shikosh kush e drejton dhe fjalorin e tyre .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mara emigrante ne Itali

                                      Te quajne gazetar qe flet realitetin ? A ke gelltitur ndonje luge çorbe perndonje post .Si duket te ka hyre vetja ne qejf deti kos nuk behet dhe ju nuk e gelltisni dot as nje luge se ju mbyt o Arber .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Gjeka

                                        Ok ka ardhur koha qe Rama te iki kush do e zevendesoje? Kjo eshte pyetja 1 milion usd. Sepse te gjithe ata qe cirren kunder tij jane shume me keq se ai. Plus qe nje proteste qe mbledh njerez kryesisht nga kosova, ku dihet qe ne 16 muaj kane bere 3 here zgjedhje, pa nje rezultat konkret, nuk eshte se ka ndonje vlere. Pa llogaritur qe bertitet 2 ore ne darke perpara kryeministrise dilet nje xhiro edhe shifemi diten tjeter.Njerez nxirrni nje lider, nje program politik pastaj kerkoni doreheqje, na mjaftoi 1997 nuk kemi nevoje prap ne 2027

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Bake

                                          Po mir o Z. Gazetar shko jepu mend dhe ne SHBA. te Ike sipas teje Biden dhe Trump se keshtu do ti dhe ketu ne Shqiperi te Ike Salehu dhe Rama se keshtu do ti.... Dhe te vije Albin KurTHi message ca langaraq si Kone Shehaj. Tiku Lapajngjozi. Marrin Mema. Qorri. Fatos Lubonja. Arben Hajdut Malaj. Muslluk Murrizi. Sazan Guri. Luan Rama. Petrit Vasili. Elsa Ballauri etj plera si keta DESHTAKET Profesioniste apo hajdute te inatosur........ Na pelqejne s'na pelqejne eshte vota qe i largon o specialist i midhjes dhe i peshkut....... U ben te gjithe mendjellinj

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Endri

                                            Provojeni te kutite e votimit dhe e shihni. Me loqevaret e Albinit dhe cunar e Londres identifikon popullin ti pseudo analist?! Te isha si Edi Rama shpallja zgjedhjet e parakohshme sot. Jam is sigurte poshte 80 deputeteve num bie.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Adriatik

                                              Pse nuk kerkojne zgjedhje flamengot.A exhte vota qe sjell rrotacion politik.Flamegoat te krijojne Partine tyre dhr të perbllem ne votime.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. H
                                                Hasoni

                                                Ne kete epoke qe jetojme, te fluksit te pakontrolluar te informacionit, edhe ti Arber ke te drejte te shprehesh mendimet e tua! Por te flasesh edhe ne emrin tim, qe kam opinion te ndryshem nga joti, nuk ke fare te drejte! Madje neglizhon disa nga parimet fillestare te medias!

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje