Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka dënuar heqjen e flamurit të Izraelit nga ambasada që ka në Tiranë, nga protestues të maskuar gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu thotë se "çdo akt që synon të shënjestrojë identitetin e një populli, të delegjitimojë praninë e tij ose të nxisë armiqësi mbi baza etnike apo fetare, krijon terren për intolerancë dhe antisemitizëm, fenomene që Europa i njeh nga kapitujt më të errët të historisë së saj dhe që nuk mund të kenë vend në shoqëritë demokratike".
Reagimi i plotë i Albana Koçiut:
Heqja e flamurit izraelit nga godina e Ambasadës së Izraelit në Tiranë është një akt i papranueshëm provokimi, që cenon normat themelore të respektit ndaj përfaqësive diplomatike dhe bie ndesh me frymën e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.
Ky nuk është thjesht një sulm ndaj një simboli shtetëror. Çdo akt që synon të shënjestrojë identitetin e një populli, të delegjitimojë praninë e tij ose të nxisë armiqësi mbi baza etnike apo fetare, krijon terren për intolerancë dhe antisemitizëm, fenomene që Europa i njeh nga kapitujt më të errët të historisë së saj dhe që nuk mund të kenë vend në shoqëritë demokratike.
Shqipëria është një vend mikpritës, një partner i besueshëm, pa asnjë tolerancë ndaj antisemitizmit apo gjuhës së urrejtjes. Ky akt i turpshëm dhe i izoluar bie ndesh me traditën tonë të gjatë të harmonisë, respektit dhe mbrojtjes së tjetrit, parime këto që kanë karakterizuar popullin shqiptar përgjatë historisë.
Shprehim solidaritetin tonë të plotë me Ambasadën e Shtetit të Izraelit dhe rikonfirmojmë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për respektimin e së drejtës ndërkombëtare, mbrojtjen e misioneve diplomatike dhe promovimin e vlerave europiane të tolerancës, respektit dhe bashkëjetesës.
Ku e ke Shishin o Ed Rama? Kush e hoqi flamurin hebre? Thuaje troc qe e hoqen zafaret e Kurtit dhe Berishes, me pagese nga Irani.
Lejeni fjalet e bukure.E keni per detyre te gjinden keto fundomentalista islamik terrorist,kudo qe ndodhen e te dalin ne banken e te akuzuerve.E dini gjithe,por heshteni.Eshte veprim i nje grupi fundamentalist islamik qe drejtohet nga Altin Goxhaj,gjithanej i indentifikuar se anti israeli e antizjoni qe mshifet nen masken e nje aktivisti qytetar.E prisnim se do ndodh e pra ndodhi. Flamuri eshte simboli i nje kombi ee cdo pjestar i atij kombi e mpron ne gjitha rrethanat at flamur,ashtu sic do shtet e ka per detyre te mproje ate simbol te popullit te vet ne cdo rrethane. Presim e shpresojne te zbulohen e te gjinden ne banken e te akuzuerve kto ndytesira te kombit shqiptar.Sa ma shpejte aq ma mire.
Ne qershor u bene disa ndeshje miqesore futbolli. Askush nuk pranoi te bente ndeshje me Izraelin , pervec Shqiperise....por ne ate ndeshje , pasi Izraeli shenoi , futbollisti i tij shkoi te tribunat e tifozeve shqiptare dhe beri gjeste fyese me duar......pse ti zonje , me nder , zv.kryeministre nuk bere nje reagim zyrtar , sepse " miku fyeu te zotin e shtepise , te vetmin ne bote qe i hapi shtepine" ???
Ata cubat jane me ze dhe figure pse i toleroni deri ne kete mase!!!!! Mazhoranca me 82 mandate pa shpellaren e dugagjinit ti vene frere kesaj proteste qe eshte ngritur kunder seicilit qe nuk mendon si ata. Keta jane nje pjese e madhe ose te gjith terroristat e Albin Serbit, kapni futni ne burg asnje ushqim app uji per ta
O zonja,Koçiu s'po lexoj asnje rresht te reagimit tuaj qe personat përgjegjës te hetohen e te dënohen ligjërisht nga organet ligjzbatuese se paraqesin rrezik për sigurinë kombetare te shqipersie dhe destabilizim.Askush s'ka te drejtor te perdhos simbolet kombetare te asnje kombi.Sic duket Haxhiqamilet je paguar antishqiptare jane aktive.Vete shqiptarët e vertete jane popull human e miqesor dhe e kane treguar me kohe qe Dine te respektojme simbolet en popujve te gjete.Duket qartë qe urat e zjarrit i shtyjnë nje dore e rrezikshme antishqiptare.Kujdes dikush po luan me idealizmin tua ne neto ngjarje.Ishallh nandelmper haker.Popull jini vigjilente,po luhet me fatet e shqiperise!!!
NUK VLEN FARE QENDRIMI I QEVERISE PO QE SE PEERSONAT PERGJEGJES NUK SHKOJNE MENJEHERE PARA DREJTESISE....TE GJITHE, EDHE SIKUR TE JENE DISA QINDRA......DUHET TE NDALOHEN NE BURG DERI NE GJYKIMIN PERFUNDIMTAR ......