Kryeministri Edi Rama komentoi në podkastin “Flasim” debatet dhe protestat që kanë shoqëruar projektin e paralajmëruar në zonën e Zvërnecit dhe Nartës, duke i lidhur ato me rrezikun e zhgënjimit që vjen kur bindjet ndërtohen mbi iluzione.
Duke iu referuar personazhit Fabrice del Dongo nga romani i Stendalit, Rama tha se edhe sot njerëzit mund të hyjnë në një betejë me ideale të sinqerta, por të zbulojnë vonë se ajo nuk ishte beteja që kishin besuar.
Sipas tij, rrjetet sociale, algoritmet dhe informacionet e pjesshme mund t’i kthejnë kauzat e drejta në instrumente të interesave të tjera. Rama shtoi se debati për projektin duhet të mbështetet mbi fakte të verifikuara, pasi projekti është ende në fazë përgatitore dhe diskutimi, sipas tij, duhet të fokusohet te përmirësimi i tij, jo te rrëzimi paraprak.
Dua ta nis këtë bllok shënimesh me një histori të shkruar nga një prej ustallarëve më të mëdhenj të letërsisë botërore, Stendal, (Stendhal), i cili i dha një personazhi të jashtëzakonshëm, Fabrice del Dongos, një nga zhgënjimet më mbresëlënëse dhe më tragjike të historisë së letërsisë.
Fabrice del Dongo ishte një i ri i dehur nga legjenda e Napoleonit, që u nis drejt Waterloo-së me zemrën në zjarr.
Në imagjinatën e tij, beteja ishte skena ku historia shkruan për heronjtë, ku nderi fitohet me guxim dhe ku njeriu ngrihet mbi vetveten dhe ai ëndërron lavdinë, ëndërron madhështinë, ëndërron pjesëmarrjen në një epope të paharrueshme dhe natyrisht ëndërron edhe shkëlqimin e tij. Beson se do të prekë me dorë atë që deri atëherë ai e kishte vetëm ëndërruar, por kur mbërrin në Waterloo, gjithçka shembet. Përballë tij nuk ka asgjë nga bukuria e ëndrrës. Ka baltë, tym, pluhur, ulërima, erë gjaku, plagë të hapura, këmbë të këputura, koka të shpartalluara, njerëz që vriten dhe nuk kuptojnë asgjë.
Ushtarë që ikin po aq të tmerruar sa ata që sulmojnë dhe pse-ja humbet çdo mundësi për të marrë një përgjigje. Një heroizëm imagjinar tretet në kaosin e realitetit brutal. Ëndrra romantike për historinë përplaset me historinë e vërtetë. Dhe historia na kujton pikërisht këtë. Jo sa e rrezikshme është të kesh ideale. Të kesh ideale është e jashtëzakonshme, është e shëndetshme, është energjia e mirë që të çon përpara, por e rrezikshme është që idealet t’i lësh të ndërtohen mbi iluzione apo, më keq akoma, t’i lësh në duar që mund të kthehen në pengmarrëset e tua. Sepse atëherë, kur ëndrra nuk bëhet më një dritë që ndihmon të kuptosh botën, por një perde që të pengon ta shohësh atë, ajo nuk është më një ëndërr, ajo është një makth dhe ky është edhe makthi dhe mallkimi i epokës sonë, ku iluzionet nuk prodhohen më vetëm nga propaganda apo fanatizmi si dikur, por ato prodhohen edhe në hapësirën e lirisë, me pakufishmërinë e mundësisë për të përzgjedhur dhe shumëfishuar nga algoritmet, të cilat nuk kanë asnjë interes për të vërtetën, por vetëm për vëmendjen tonë, narrativa të rreme, rrugë të gabuara dhe shembje të dhimbshme iluzionesh.
Sa më shumë zemërim, sa më shumë frikë, sa më shumë tronditje, aq më shumë shpërndahet iluzioni se, pak nga pak, duke u shkëputur nga realiteti, njeriu, në realitetin e kuruar nga algoritmi, mund të ndryshojë botën, mund të shembë atë që e pengon të jetë i lumtur. Mund të bëjë një kapërcim të ëndërrt pa gjykuar më mbi faktet, por mbi një version faktesh që i serviret pa pushim, e pa pushim, e pa pushim në ekranin e celularit. Pa ndjekur domosdoshmërisht të vërtetën, por duke u bërë pjesë e një historie të ndërtuar për të, të montuar, të amplifikuar dhe të rrethuar me të tjerë si pjesë e diçkaje që të bën të mendosh se ti po përjeton mishërimin e bindjes tënde të ndarë me shumë të tjerë dhe papritur nuk je më vetëm.
Prandaj edhe sot ka shumë njerëz që dalin në protesta me bindje të sinqerta, siç ka këtu jo shumë larg nga ku po flas, njerëz që mendojnë sinqerisht që duke dalë në protestë po mbrojnë natyrën, po mbrojnë flamingot, po mbrojnë një pasuri që i përket të gjithëve. Gjithçka është fisnike dhe legjitime dhe meriton shumë respekt si qëllim, por po i mbrojnë nga kush? Po i mbrojnë nga unë, po i mbrojnë nga ne? Që natyrën, mbrojtjen e natyrës, zonat e mbrojtura, ndalimin e gjuetisë së paligjshme, ndalimin e prerjes së pyjeve, i kemi pasur lajtmotiv dhe i kemi lajtmotiv të punës sonë. Dhe prandaj edhe thjesht, thirrja ime është që, me respekt për motivin, nuk duhet përjashtuar detyrimi për të verifikuar faktet. Sepse kur emocioni ushqehet nga gjysmë të vërteta, nga pamje të shkëputura nga konteksti, nga sloganet që qarkullojnë më shpejt se provat, nga një algoritëm që shpërblen gjithmonë atë që trondit, jo atë që shpjegon, atëherë idealizmi, dëshira e sinqertë, nevoja për t’u shprehur në një komunitet, kthehet në instrument, në instrument në duart e atyre që kanë interesa krejt të tjera.
Njeriu mendon se po mbron flamingot, se po mbron Zvërnecin, se po mbron Shqipërinë, ndërkohë që po mbron interesat e dikujt tjetër, për të cilin interesat e Shqipërisë nuk kanë asnjë vlerë.
Njeriu mendon se po lufton për diçka shumë fisnike, ndërkohë që është bërë një ushtar në një betejë që faktikisht nuk është më e tija. Ashtu si Fabrice del Dongo, ai hyn në fushën e betejës i tërhequr nga magneti i një ëndrre fisnike dhe dalëngadalë rrezikon të zbulojë shumë vonë se beteja ku u përfshi nuk ishte ajo që kishte besuar dhe mësimi i Fabrice del Dongos nuk është të heqësh dorë nga ëndrrat, nuk është të heqësh dorë nga dëshira fisnike që të jesh një ushtar i natyrës, që të jesh një vullnetar në mbrojtje të biodiversitetit, që të jesh një zë, një aktivist në kërkim të një harmonie sa më perfekte mes natyrës dhe zhvillimit.
Përkundrazi, është të mos lejosh që ëndrra të bëhet më e fortë se e vërteta dhe që, duke u bërë fanatik, të rrëzosh mundësinë e bashkëpunimit me faktet dhe me të tjerë që ti nuk do ta shohësh se mendojnë si ti. Duan të njëjtën gjë që do ti.
Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit dhe të nxitura nga interesa të tjera që nuk janë fare interesat tona, nuk janë fare interesat e Shqipërisë, në një betejë të globalizuar, jo se bota papritur u zgjua e alarmuar për fatin e flamingove, por se bota spostoi në Nartë një betejë të madhe kundër Presidentit të Amerikës për arsye që nuk kanë të bëjnë fare me Nartën dhe gjithë kjo urrejtje dhe ky mllef, dhe ky zemërim që ka natyrë politike, ideologjike, çfarë të doni, arsye që s’na interesojnë, krijoi kushtet që të hapej edhe një kanal, një revolucion imagjinar për ata që menduan gabimisht se u bë deti kos për lugën e ndryshkur të karrierave të tyre politike apo për partiçkat e tyre të reja, që u bënë shumë shpejt të vjetra, të vogla, që duan të rriten duke hedhur gurë, duke fshehur duart, duke nxjerrë një dorë, duke mbuluar një dorë tjetër.
Unë jam këtu, ne jemi këtu për të bërë së bashku më të mirën për Shqipërinë, për natyrën, për Zvërnecin, për flamingot, por ama për të bashkëpunuar me realitetin, jo jashtë realitetit. Për të ndarë së bashku faktet dhe jo për të fluturuar në një territor ku faktet nuk kanë asnjë vlerë. Dhe mbi të gjitha për të diskutuar për një projekt, i cili ende nuk është gati dhe për t’u marrë me mënyrën se si projekti mund të bëhet sa më i shkëlqyer dhe jo për ta rrëzuar, ndërkohë që ai është në lindje e sipër.
Besoj që ky shënim, ose më saktë kjo hyrje në këtë bllok shënimesh, është e mjaftueshme për ta quajtur bllokun të mbyllur për sot, sepse çdo gjë tjetër e keni mësuar nga burimet e tjera të lajmeve, nëse keni mësuar, por edhe në mos e paçi mësuar akoma, është më pak e rëndësishme sesa prezantimi me Fabrice del Dongo.
Shumë faleminderit!
Protestuesit po i sherbejne nje kauze te madhe. Mospranimit te korrupsionit dhe vjedhjes totale.
Palloshi duke paraqitur halucinacionet ne PORDHkastin e radhes. Na u be e neveritshme kjo fytyre qe del cdo dite ne TV , ia kalon 100 fish edhe Enverit ne kohen e vet......O Pallosh protestuesit kane vetem nje kauze : "Te hedhin ne koshin e plehrave funderrinat e politikes 35 vjecare perfshire ty dhe Saliun e te tjere qe ia keni shkerdhyer jeten ketij populli !!!******RAMA NE BURG_____SALIU NE BURG******
Patjeter. Sidomos njerezit e Albinit ne proteste. Edhe ata pasi e pastruan Kosoven nga korupsioni po lulezon Kosova. Qekur ska korupsion Kosova po kthehen emigrantet sa Albini aq te shumte ne numer, sa sdi se si ti sistemohje. Lere pastaj punesimi dhe ekonomia po lulezojne nga te gjitha anet. Vetem per tju kujtuar me te njejtat kerkesa te protestuesve ne Tirane erdhi Albini ne Kosove, dhe nje gje eshte 100% e sigurt, qe Kosova po shkon shume me keqe se Shqiperia ne cdo tregues. Pra enderroni se kur te zgjoheni e keni shembullin se si do te jete Shqiperia, si Kosova. Shkemb graniti ne brigjet e drinit.
Na thuaj nje tregues ku Kosova eshte me keq se Shqiperia?!
Ekzistence e një kafshe si ti,eshtë treguesi kryesor se çfarë eshtë KOQova dhe çfarë jane KOQEvarët...Ptuuu rracë e ndyrë...Fakkeqësi që nuk ju zhduku Millosheviçi...
Mentaliteti i turmave janë si minjtë, ndërkohë që mendja është si çark, kush hyn brenda, nuk del më jashtë.
Minj i quante edhe Gadafi peotestuesit. Te droguar,te paguar nga armiqte e huaj. E pame ku perfundoi. Por me ne fund as Ramutin e as patronazhistet nuk i degjon me njeri. Protestuesit ua thane qarte. Asnje dialog me ju. Doreheqje. Nuk kemi asgje per te biseduar. Poshte ripjellja.
Thjesht po mbrojme vendin dhe veten nga nje i korruptuar dhe hajdut i semure si rama.
Ti nuk ke më asnjë shans për të mbajtur pushtetin fati yt është shkruar largohu me nder të paktën mos u bë si saliu
Lëvizja populiste Protesta është një lëvizje politike e cila nuk mbështetet në ideologji është një lëvizje populiste pragmatiste, kushtet kryesore që frymëzohet kjo lëvizje janë traumat e mëdha që po përjetojnë shqiptarët, kjo lëvizje zgjidhet përmes një pëlqimi racional për frymën e saj: Protesta i joshi përkrahësit e saj më shumë, duke ndikuar psikologjikisht, duke vënë në dukje e duke reflektuar mbi problemet e ngulitura thellë në ndërgjegjen njerëzore të shkaktuara nga shkeljet e ligjeve shoqërore dhe një perceptim e ndjenje kalbëzimi dhe humbjeve të vlerave morale të shoqërisë. Unë e shoh si veprim dhe ndjenjë, por jo ende si mendim, të cilët, pra, kanë një intuitë, por jo kuptim të tij dhe si e tillë duhet të vazhdojë të jetë. Nëse do të ishte ndryshe, nuk do të mund ta mbante atë forcë të madhe lëvizëse, atë fuqi rinovuese që zotëron tani dhe do të ishte thjesht meditimi i vetmuar i një pakice, të cilën pushteti me mjetet e veta të shumta po mundohet ti kanalizojë. Vetëm sepse është ndjenjë dhe veprim, vetëm sepse është rizgjimi i pavetëdijshëm i instinktit tonë të thellë kombëtar, ka forcën për të trazuar shpirtin e popullit dhe për të çliruar një rrymë të papërmbajtshme të vullnetit kombëtar. Vetëm sepse është veprim dhe ndjenjë, ka kushtet për të përcaktuar rrjedhën historike të Shqipërisë bashkëkohore. Para së gjithash, le të pyesim veten nëse ekziston një doktrinë politike e kësaj lëvizje nëse ka ndonjë përmbajtje ideale. Sepse, për të lidhur “Lëvizjen” si koncept dhe sistem, me historinë e zhvillimit demokratik shqiptar dhe për të gjetur atje një vend për të, së pari duhet të tregojmë se është mendim; se është një doktrinë. Në realitet ai zotëron një origjinalitet të brendshëm për shkak të frymës së re që e gjallëron atë dhe një qasjeje teorike krejtësisht të ndryshme nga e zakonshmja e vjetërsuar e politikës së Shqipërisë. Shumë persona nuk mund të dallojnë në këtë risi politike asgjë tjetër përveç aspekteve lokal e personal dhe që e shohin këtë lëvizje si mënyrë e veçantë e sjelljes së këtij ose atij personi të njohur të këtyre grupeve, pra e pëlqejnë e nuk e pëlqejnë në bazë të pëlqimeve dhe mospëlqimeve të tyre për individ të veçantë që e përfaqësojnë këtë lëvizje.Këtu fus dhe ata persona të cilët për shkak të besnikërisë drejtpërdrejt ose tërthoras ndaj partisë së tyre që rrezikohen të shpronësohen nga kjo lëvizje kanë një shkak natyror të pakënaqësisë kundër kësaj lëvizje, e për këtë arsye nuk janë në gjendje të shohin në verbërinë e urrejtjes, asgjë të mirë në të. Këta e shohin këtë lëvizje si veprim e ndjenjë, por ende jo si mendim, të cilët pra, kanë një intuitë, por jo kuptimin e dobishmërinë e saj
Vërtet është fryma e kombit që del mbi gjithë doktrinat ekonomike e politike. Po kërkon një lloj drejtësie e njëvlefshmërie mes djemve të tij. Nuk durojnë fitimin përmes dredhive me politikën, por veç me përpjekje të drejtpërdrejta. Nuk jam fort i bindur për nivelin e moralit në lidhje me paratë e drogës.
Koha jote si matrapaz fjalesh e rrenash, ka NGORDHUR. KOPILET E PUSHTIMEVE larg nga drejtimi i vendit. Larg nje here e mire. Nuk ka pse t'ju privilegjojme me se shpartalluat kombin shqiptar!
Mos u beni peng i diversionit dhe manipulimeve te ram hajdutit. Ne proteste dilet per veten, per te dashurit, per pensionistet qe nuk u del pensioni te hane buken e gojes, per femijet qe neser te rriten ne nje shqiperi pa hiena si rama balluku veliaj meta e berisha
Aman, me thoni se si do ma rrisni pensionin, pasi Rama te largohet me doreheqje?
Dostojevski thotë diku "Janë disa njerëz që i bashkohen një Ideali,pa pasur asnjë bindje për atë ideal,por ndihen komod,të sigurtë,mund të sigurojnë një karrige,pse jo dhe para kur janë pjesë e tij.
Protesta është e drejtë, sepse na është bërë një administratë e padurueshme, por në protestë për çka kërkohet, duhet një kokë drejtuese, me një program shumë të qartë për masën popullore, e cila të njihet nga masa e popullit, sepse populli nuk shkon si derri në thes kur shef në protestë që flasin Altin Goxhajt me shokë si kallëpi i tij................. U dogj njëherë POPULLI nga Salinjtë e partisë, Gëzimat e Sindikatave dhe me hajnitë e tyre.
Ne administrate jene familja jote,kushernjte e tu shoket e tu dhe te mijte,dhe perderisa ne nuk fillojme nga me i vogli skemi per te pare hajer.Eshte populli qe lejon dhe pastaj dihet.Shqiptari kur niset per te kryer nje pune,nuk rregullon dokumentet qe ti kete ne rregull,por informohet me para per njerzit qe mund te ndikojne,informohet se sa duhen per ta mbaruar kete pune dhe me the e te thashe.Kur nuk i hecen fillon kercenimet deri ne vrasje..Te gjithe e dime cdo te thote merri per nje kafe.Te gjithe mjeket e mire jane milionere dhe ti marrin leket me zor ose vdis.Por ne i mbrojme se skemi guxim qytetar.Dhe kur i merr drejtesia po ne i mbrojme.Kaq thjesht zgjidhet,por ne nuk heqim dot deshirat tona dhe te veme interesin e pergjithshem.Gjermania e ka zgjidhur me masa te jashtekonshme shume vite me pare.I pari qe te kritikon kur kalon me te kuqe eshte njeriu ngjitur,sepse dhe pasojat e nje aksidenti rendojne sigurimet shoqerore.Bej kete,denonco sipas rradhes,voto me mend o jo me interes te vogel,etj dhe do shikoni se si do permiresohet gjendjs dhe administrat.
Çfuqizo ligjin 21/2024 per zonat e mbrojtura dhe anulo projektin e Zvernecit me shpresë që protesta do qetësohet. Përndryshe, do marrësh me vete dhe gjithë partinë socialiste dhe do të duhen shumë vjet që të rekuperohet. Zverneci është praktikisht i bllokuar dhe nuk ka shans që ky projekt të lejohet nga vlerësimi i ndikimit në mjedis i cili do jetë në lupën mjedisore të gjithë Europes. Ligji për zonat e mbrojtura është padyshim jo kompatibel me EU Acquis për mjedisin, prandaj çfuqizoje dhe fito ca pikë e mos u përpëlitet kot duke thënë se do e negociojmë se nuk ke kohë! Rezoluta e aprovuar nga parlamenti Europian për këtë ta ka bërë të qartë se ai ligj dhe ky projekt janë të pa pranueshme. Trump sapo bëri "Bajgën e radhës" me kryeministren Italiane dhe ti vazhdon të ankorosh varkën tende tek ky individ?!
Jo sduhet ta rrezoje projektin, por te zbatoje e pershtate ligjet e EU dhe te beje projektin. Deri me tani me bashkimin europian cdo gje po shkon mire. Dhe te vazhdoje me integrimin qe tju a u mbylli gojen te gjitheve dhe tu tregoje sa mizerabel eshte jeta e atyre (pjeses me te madhe te protestuesve si Altin Goxhaj, Cako, Lapaj, Qori dhe Shehaj), jo prej qeverise por prej aftesive dhe mbeshtejes se vogel qe kane ne popull. Njerez qe thone vetem dua, dua, dua, dua si kalamanjte e vegjel. Po qe se keta qe permenda une jane e ardhmja, mjere vatani mjere mileti.
PS-së kohë që ja ka bërë gropën! Nuk ka asnjë shanc të dali “pa lagur” nga çfarë mbolli në këto vite në krye të një pushteti të pakufizuar! Kush duhet ti sugjerojë zgjidhje politike afatgjata ose opinione lidhur me ndryshimet e duhura, është thjesht një grup mytyberësh pa shtyll kurrizore, dallkaukë qelepirxhinj e mediokër, të pa aftë të lidhin dy fjalë bashkë. Po këta deshi pranë vetes dhe vazhdonë me teorinë e flamingove dhe pse e dëgjonë fare mirë zërin e protestës kundër politikës 35 vjeçare.
Pelikan fiks për ty flet Rama. Lexoje edhe njëherë ça ka thënë BE-ja. Boll me fjali të gatshme që jua servirin në atë mut proteste dështakësh
Lexoje dhe kuptoje! Amendamenti 46a, miratuar 17 qershor 2026: 46a. Shpreh shqetësim të thellë se zhvillimet në vazhdim brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë dëshmojnë pasojat praktike të këtyre ndryshimeve legjislative dhe rreziqet që ato sjellin për zonat me vlera ekologjike të njohura; ndjek nga afër protestat masive paqësore që po zhvillohen në këtë drejtim; u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të vendosin menjëherë një moratorium mbi të gjitha procedurat e reja të dhënies së lejeve, punimet ndërtimore dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa të jenë shfuqizuar dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, bazuar në një kërkesë të kahershme të Komisionit dhe Parlamentit dhe në përputhje me kriteret përmbyllëse të Kapitullit 27, si dhe derisa të jetë siguruar pajtueshmëria e plotë me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës; thekson se çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes publike me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile
Rama je ne rregull, per here te pare pavaresisht si e ke zgjedh rrugen jemi drejt nje zhvillimi te prekshem e te qendrueshem. Keta te pakenaqurit te vazhdojne britmat ne bulevard.
Rame kerko ndihmen e NATO s je nen sulm,behu burre e dili per zot shtetit,ose beji ze Gramozit se ai i rregullon keto pune.Mbi 50% jane te ardhur jo Shqiptare te Shqiperise.
Eshte Shumica qe eshte vjedhur ne kete vend dhe jo pakica prandaj do merresh Zvarre o Antishqiptar dhe Antishtetar!Vetem ajo pakice qe eshte pasuruar me ndihmen tende jane kunder berjes se shtetit te ri sepse duan te mbajne pasurine e bere PA DJERSE.Dhe kete ja u garanton vetem TI dhe Pusheti jot hajdut!Edhe i madhi Ali Asllani do habitej me ate qe po ndosh sot ne shqiperi po te ishte gjalle!
Cfare do beni pasi hajduti Rama te jete sikterrisur? Do vije vrasesi Sali apo do beni kryeminister nje nastradin qe quhet Sazan? Do beni parti...Po shpejtoni pra, bejeni dhe fitoni 50 1. Do fitoni...noc rrokun!
Po kush janë këto që bëjnë vlersime se nuk i njohim as një nga karakteret e tyre apo qëndrimet e tyre politike apo ekonomike. Vetëm një gjë njohin të mohojnë çdo arritje të deritanishme drejt BE sidomos me qeverinë e tretë të mazhorancës 2021-2025 dhe në vazhdim ky vit. A harruat ju o të mjerë tërmetin e 2019, pandeminë e 2020-2021 dhe gjysma e 2022.Por një pjesë e këtyre mesa duket kanë desh të dështojë qeveria dhe ti hidhen në fyt.Por bëri punë në vlerësimin e popullit I dha votat për në be dhe jo për Iran, Rusi apo tek greku, e albin Serbi. Të dështuar do jeni ore kokë trashë të shitur.
Ah mo rame qe nuk kuptove kurre qe nano per ty,ishte si arrigo saki per Milan. Super forca jote ishte kryetar I tiranes, dhe te kishe me force mbi kryeminister per gjith shqiperine. Ndryshe jeta e pat vertetuar, sa u hap si vaj ne lakra e hongri ali pasha, esadi. Skenderbeu nuk e hongri ate tek, as laveri. Pak e sakte, jo shume e perlume. Duhet te ngreje lart tironsit per qef dhe haheng te shperndanin ne shqiperi. Jo te na sillje kuje dhe vaje mes tirones. Se detyrimisht do ta kesh ne kurriz vete. Nuk ishin koqe ata qe caktuan tironen kryeqytet qe ambasadat te beheshin vila per nderkombtare, ndryshe ambasadat ne qytet tjeter do ishin ne forme kullash apo kalash. E thone troc, lloj bashkjetese ne talebanizem apo hamas. Nigjoja llafen nga nje here dash shehit o rame jo teken e rakise qe u tallje. Mund te bish nga lisi dhe prape je normal, nga plepi dhe sado thyen kembe prape je normal. Po tirona si frut ka fikun. Dhe e ramja nga fiku eshte e pariparueshme thone se ka hije te keqe. Laveri nuk ishte budalla qe se rruajti per kanun apo ligje krahinore, po me tironsit u soll bute, se Nexhmija I folte te veshi, vero sduhet ta kruajme me gjethe fiku. Gjehet terren per katastrofen tende ne tirone? Kjo pasi ti I le pensionistet dhe tironsit mbas dere ne shtepine e tyre. U hape si vaji ne lakra, dhe tironsit te mbajne ne kurriz pordhet e jabanxhive. Nano se beri kete, ti luajte lojen tresh, me meten e berish. Nje trekendesh bermude, qe kollaj thithet njeri tjetrin. Dashuri me dhune eshte thjesht mentalitet kafshe. Urte e bute dhe leshoi pe balones, gruja te respekton deri ne vdekje thonin te vjetrit ne tirone. Gabove rame gabove.
Zoteria qe prej 28 vitesh ka salduar prapamicen e tij ne karrigen e pushtetit na permend Vateerlone por eshte pikerisht ai qe e ka kthyer Shqiperine ne Vaterlone e enderrave te shumices se te rinjeve shiptare. Me pushtetin etij gjakpires,te korruptuar e arrogant ka bere qe sot enderrat e miliona te rinjeve e qytetareve shqiptar te konvernojne ne vetem nje enderr,largimin e tij dhe shpures se tij nga pushteti.A mundet qe vullneti i nje njeriu per te sunduar pa fund e per tu pasuruar pa limit te mposhte vullnetin e milionave te rinjeve e qytetareve shqiptare per ta larguar nga pushteti,kjo mbetet per tu pare, por nje gje eshte e sigurt se ajo mase gjigande njerzish nuk do terhiqet sepse nuk ka asgje per te humbur pasi humja.me e madhe eshte qendrimi o ketij zoterise ne karrigen e kryeministri.
Fjala "popudhi" nuk ekziston në fjalorin shqip . Ti s'di të flasësh gjuhën tënde e jo më , të japësh mend e këshilla .
Mjaft na cave trapin me flamingot je budalla apo bon vete
I ka te dyja bashke edhe idjot edhe bon vet.
Pikërisht, Zvërneci është Waterloo për ty si kryeministër. Ëndrrat e tua për të prishur virgjërinë e një zone moçalore me baltë e kallamishte me një florë e faunë të rrallë ku dëgjohet vetëm zhurma e zogjve dhe ti betonizosh për të kënaqur miliarderët e botës, kur në të njëjtën kohë askush prej shqiptarëve apo 99,9% e tyre nuk do të kenë kurrë mundësi të shijojnë luksin që ti u premton! Personalisht për mbi 35 vjet nuk jetoj në Shqipëri, por kur ti e përdhunon atë tokë dhe atë natyrë, përdhunon në të njëjtën kohë gjithë qytetarët shqiptarë, vendasit dhe ne të larguarit. Jetoj në Veri të Evropës, në një qytet pranë një liqeni mes ujrash. Territori pranë liqenit nuk është betonizuar, por është lënë ashtu i virgjër me pyje, kallamishte, pellgje me ujë ku rriten e mbrohen llojet e ndryshme të zogjve e deri bretkosa. Në atë zonë ka rrugë këmbësorësh që në të gjitha stinët qytetarët e të gjitha moshave shëtisin dhe shijojnë këtë natyrë fantastike. Tabelat e shumta shpjegojnë për gjallesat që jetojnë në atë park natyral që rruhet e respektohet rreptësisht nga komuna,nga vizitorët e shumtë të qytetit si dhe nga turistët e vende të tjera. Mjaft Edi Rama! Boll volle vrerë ndaj qytetarëve që protestojnë. Nuk jemi më një popull i izoluar që drejtohet nga një diktator. Jemi më shumë se gjysma e popullsisë që tashmë punojmë, studiojmë, jetojmë duke dhënë kontributin tonë dhe kemi marrë një eksperiencë të madhe në shoqëritë më të zhvilluara e demokratike të botës! Dëgjohe zërin tonë, zërin e qytetarëve të tu!
Zvërneci me probleme të mëdha korupsioni me lekë droge me mega korupsion pronash Aktorët në afera në hetime që nga viti 2018 krimi i organizuar Rama fletë broçkulla Çdo punë në Shqipëri me afera korupsioni dhe ky palla i mbronë E kanë votuar se është gogoli Berisha dhe pas ikjes së Bashës shtoj votata se u rikthye Berisha Drejtësia nuk vepronë në kohë po i zvarit ose i mbyllë gjërat
Shporru idiot! Je bo i neveritshem! Vetem alergji shkakton te njerezit me keto brockulla te dala boje! Mbylle edhe kete kotec, prej nga kakaris pa pushim!