Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin kur disa protestues heqin flamurin e vendosur në ambientet e Ambasadës së Izraelit në Tiranë gjatë protestës së mbrëmshme. Pamjet kanë nxitur reagime të forta, ndërsa autorët e veprimit shfaqen mes thirrjeve dhe duartrokitjeve të një pjese të të pranishmëve.
Pas incidentit ka reaguar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila dënoi ashpër heqjen dhe përdhosjen e flamurit, duke e cilësuar atë një akt të papranueshëm që nuk ka lidhje me lirinë e shprehjes apo protestën paqësore. MEPJ shprehu solidaritet me Ambasadën e Izraelit dhe theksoi se veprime të tilla bien ndesh me vlerat demokratike dhe traditën e bashkëjetesës së Shqipërisë.
ketyre idioteve ju rren mendja se Izraeli nuk i ka mundesite qe ti identifikoje dhe ti "japi nje mesim", sipas modelit MOSAD. MOSAD nuk eshte niveli i SHISH, apo i Policise Shqiptare qe ju genjen mendja qe do e lej me kaq, pa ju hyre gjemb ne kembe.