Skafi po fundosej në det, shpëtohen dy turistët ukrainas në Ksamil

20 Qershor 2026, 17:30Kronika TEMA
Skafi po fundosej në det, shpëtohen dy turistët ukrainas në

Dy turistë ukrainas janë shpëtuar nga policia kufitare në Ksamil pasi rrezikuan të mbyteshin në det. Në njoftim raportohet se policia kufitare konstatoi një skaf me turistët që po fundosej si pasojë e erërave të forta dhe kushteve të rënduara atmosferike.

Policia kufitare ndërhyri duke bërë të mundur shpëtimin e dy turistëve, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Aktualisht po punohet për nxjerrjen e mjetit lundrues në breg.

“Ksamil/U rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas. Shërbimet e Njësisë Speciale Delta, të planizuara me shërbim në mbështetje të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, kanë ndërhyrë me profesionalizëm dhe në kohë për t’i ardhur në ndihmë dy turistëve ukrainas, të cilët rrezikuan jetën në det për shkak të përkeqësimit të motit.

Gjatë patrullimit në zonën e Ksamilit, efektivët konstatuan një mjet lundrues tip skaf, i marrë me qira nga turistët, që po fundosej si pasojë e erërave të forta dhe kushteve të rënduara atmosferike. Në bord ndodheshin dy shtetas ukrainas.

Menjëherë, efektivët e Njësisë Speciale Delta ndërhynë duke bërë të mundur shpëtimin e dy turistëve, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktualisht po punohet për nxjerrjen e mjetit lundrues në breg. Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe turistëve në hapësirat detare të vendit”, njofton policia.

3 Komente

  1. S
    Skafisti

    More po ky drejtori i pergjithshem i policise vetem per shkarkime eshte .Po stimuloje djemte e kufirit te vlores e sarandes se kane gjithe dite qe vetem shpetojne turist ,jo vetem sot.Te perton dora zotrote nje mesazh.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlonjati

      Pret te ndodh ndonje ngjarjw te shkrij komisariate.Po policia eshtw organizate qe ka nevoje persolidaritet ,per frymezim per perkrahje kur e meriron dhe per kririka kur duhet.Shikojw dhw kete ane te medaljes se si profesionist jw njesh

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labi

        Sikur janë në luftë këta ukrainasit që j sheh me SUV luksozë në rrugët e Europës..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje