SHBA nis tërheqjen e financimit për programet e HIV/AIDS në Afrikën e Jugut

20 Qershor 2026, 18:40Bota TEMA
SHBA nis tërheqjen e financimit për programet e HIV/AIDS në

Taksapagues i takës së pasurisë do të jetë pronari i regjistruar i pasurisë së paluajtshme në regjistrin kadastral ose, në mungesë të regjistrimit, personi që disponon dokumentin e pronësisë së pasurisë.


Megjithatë, projektligji për taksimin e pasurive të paluajtshme ka parashikuar se kush do të jetë përgjegjës për pagesën e taksës në rastet kur nuk disponojnë dokumentin e pronësisë.

Konkretisht sipas nenit 9 të draftit,  nëse pasuria e paluajtshme është një parcelë në pronësi të shtetit, e dhënë në përdorim nëpërmjet aktit të marrjes së tokës bujqësore në përdorim, taksapagues është poseduesi i saj.

Nëse pasuria e paluajtshme është një parcelë e zënë nga një njësi ndërtese, me ose pa dokument pronësie, taksapagues për sipërfaqen e zënë të parcelës është poseduesi ose pronari i njësisë së ndërtesës së ndërtuar mbi të. Në këtë rast sipërfaqja e zënë e parcelës ku ndodhet njësia e ndërtesës do të konsiderohet të jetë sa trefishi i sipërfaqes së njësisë së ndërtesës, por në asnjë rast më e madhe se sipërfaqja e parcelës ose parcelave ku ajo ndodhet (shtrihet).

Në rastet kur sipërfaqja e parcelës është më e vogël se trefishi i sipërfaqes së njësisë ose sipërfaqeve të njësive të ndërtesave të ndërtuara mbi të, përgjegjës për pagesën e taksës për të gjithë parcelën janë poseduesi/poseduesit ose pronari/pronarët e njësisë apo njësive të ndërtesave.

Nëse sipërfaqja e parcelës është më e madhe se sipërfaqja e konsideruar e zënë, taksa për pjesën e pazënë paguhet nga pronari i parcelës ose titullari i aktit të marrjes së saj në përdorim.

Parashikimet e kësaj pike nuk zbatohen në ato raste kur, në përputhje me një kontratë noteriale, pronari ose poseduesi i njësisë së ndërtesës ka rënë dakord me pronarin e parcelës për ta përdorur dhe/ose për të ndërtuar në këtë të fundit.

Nëse pasuria e paluajtshme nuk është e pajisur me dokument pronësie, taksapaguesi është poseduesi i pasurisë së paluajtshme.

Nëse njësia e ndërtesës nuk ka përfunduar dhe është duke u ndërtuar mbi bazën e një leje ndërtimi, taksapagues për të është zhvilluesi i njësisë së ndërtesës. Përjashtimisht, kur njësi të ndërtesës janë vënë në përdorim dhe janë transferuar në posedimin ose pronësinë e personave të tjerë, pavarësisht se ndërtesa në tërësi nuk ka përfunduar, detyrimin për pagimin e taksës e kanë poseduesit ose pronarët e atyre njësive.

Kur njësia e ndërtesës nuk ka përfunduar dhe për të nuk disponohet leje ndërtimi, taksapaguesi është poseduesi i njësisë së ndërtesës.

Kur pasuria e paluajtshme është në bashkëpronësi ose bashkëposedim, të 2 ose më shumë personave, apo është duke u zhvilluar nga 2 apo më shumë zhvillues, përgjegjës për pagesën e detyrimeve tatimore është secili nga këta persona, në proporcion me pjesën e tyre të caktuar. Nëse pjesët janë të pacaktuara, atëherë prezumohet se janë të barabarta. Taksapaguesit janë individualisht përgjegjës për pagesën e detyrimeve tatimore.

Përcaktimi i poseduesve si taksapagues nuk cenon regjimin juridik të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme dhe nuk i jep atyre të drejta pronësie mbi këto pasuri.

Lini një Përgjigje