Ukraina ka prezantuar një nismë të re në fushën e teknologjisë ushtarake, duke lançuar platformën “TrophyLab”, e cila do t’u ofrojë partnerëve ndërkombëtarë qasje në të dhënat teknike të armëve dhe pajisjeve ruse të kapura gjatë luftës.
Lajmi u bë i ditur nga ministri ukrainas i Transformimit Digjital, Mykhailo Fedorov, i cili shpjegoi se platforma do të shërbejë si një bazë e specializuar të dhënash që përmban dokumentacion teknik, analiza dhe studime kërkimore mbi sistemet moderne ushtarake të Rusisë.
Sipas autoriteteve ukrainase, çdo raketë, dron apo mjet ushtarak i sekuestruar në fushën e betejës do të shfrytëzohet si burim i vlefshëm informacioni për të kuptuar më mirë teknologjitë ruse dhe për të ndihmuar në zhvillimin e sistemeve të avancuara të mbrojtjes.
“Çdo raketë, dron dhe automjet i kapur në fushën e betejës është tashmë një burim njohurish për botën e lirë”, deklaroi Fedorov.
Përmes TrophyLab, qeveritë aleate, institucionet kërkimore dhe kompanitë e industrisë së mbrojtjes do të mund të analizojnë armët ruse duke përdorur të dhëna teknike, raporte të detajuara dhe vlerësime mbi dobësitë e mundshme të sistemeve të ndryshme ushtarake.
Platforma parashikon gjithashtu mundësinë që partnerët ndërkombëtarë të kërkojnë akses në pajisje fizike për testime dhe analiza të drejtpërdrejta. Sipas Kievit, kjo mund të përshpejtojë zhvillimin e teknologjive të reja mbrojtëse dhe të sistemeve kundër armëve moderne.
“Çfarë dikur konsiderohej avantazh sekret i armikut, sot po përdoret për të mbrojtur demokracinë”, u shpreh ministri ukrainas.
Autoritetet ukrainase e konsiderojnë TrophyLab një instrument strategjik që transformon pajisjet ushtarake ruse të kapura në burime të vlefshme informacioni, duke ndihmuar vendet aleate të forcojnë kapacitetet e tyre mbrojtëse dhe të kuptojnë më thellë aftësitë teknologjike të ushtrisë ruse.
"Duke Lançuar platformen". Perfundimish keni treguar ate qe sipas mendimit tim tregon, qe ju gazetaret e Temes, e jo vetem, nuk kuptoni kur duhet te shkruani teresisht shqip, ti qendroni me perpikmeri shqipes! Besoj se perdorimi i rendomte e i shpeshte i kesaj fjale, " lançim", nuk eshte abuzim, ashu siku kisha krijuar bindjen me pare, thjesht nuk e dini fjalen e pershtateshme ne shqip, dhe shkruani ashtu sikur bashkebisedoni ne shqipen vullgare ne rruge. Kur me bie ne sy mua, qe nuk jam askushi e nuk kam tituj tju jap leksione, imagjino ata qe kane tituj e jane te profesioniste te gjuhes shqipe, mesuesit e profesoret qe u kane dhene mesim, si ndihen kur kexojne paçavuret e nxenesve dhe studenteve te tyre neper mediat aktuale ne Shqiperi, besoj se jane te vetedijshem qe kane xjerre nje gjenerate te gjithe, kerçelesh!!
Ç'është kjo gjëmë o Pjetër, Memecit i erdhi goja?! Këta "Memecë" të Gjuhës së Bukur Shqipe, që duhet të ishin modeli i korrigjimit, janë kopjo dhe ngjit/ copy and paste i gjuhës së rrugës e bareve të lagjes. Si duket Mero nuk ka fare korrektor, ose është edhe ai memec, ose ose... Të përshëndes me mirënjohje e vlerësim për komentin.
A i perket fjala Lancuar gjuhes Shqipe ose nuk mundoheni te gjeni nji perkthim te sakte.