Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim të fortë në rrjetet sociale, duke komentuar një rast që, sipas tij, ilustron mënyrën se si manipulohet opinioni publik në rrjet.
Duke iu referuar dy fotografive të publikuara, ai ngre akuza për kontradikta mes mesazheve publike dhe veprimeve reale të një personazhi të përfshirë në debatet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mjedisit në zonën e Kalasë së Durrësit.
Në reagimin e tij, Rama thekson se rasti tregon “algoritmin e manipulimit në rrjetet sociale”, ku, sipas tij, individë që shkelin ligjin paraqiten si zëra të interesit publik.
“Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë.
Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë në kuadrin e pastrimeve për Rilindjen e Zonës Historike, sipas projektit të miratuar.
Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit që bërtet, “Diaspora këtë vit nuk do të vijë për pushime, por për protestë”. Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje, e cila ka deklaruar përpara meje se do hidhet me kokë nga tarraca, po nuk e pranon fondin e shpronësimit të atij çibani ngaqë i duket pak!
Pikërisht kështu funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale:
Një shkelëse e ligjit, qëndrestare kundër pastrimit të trashëgimisë kulturore nga çibanët e ndërtuar pa leje vishet me flamurin e interesit publik, ve kujën për atdheun në rrezik dhe kthehet në heroinë.
Fakti pastaj që ky personazh grotesk është edhe militante e vajmedet Partisë Demokratike, e fut rastin në një kornizë shembullore të dashurisë për natyrën. Çibani ka një hipotekë nga koha e dy gishtave”, shkruan Rama.
ku ishe ti kure ai ndertoi , ai ka te drejte , dikush nderton dhe dikush tjeter detyrohet te ike nga shqiperia si puna ime , ika nga ti nga ata ose ata dhe ato
O Pallosh , po me kete rast qe ke publikuar , dobesine e qeverisjes tende po tregon , njelloj si ajo fotoja me plerat ne Zvernec , qe perseri qeveria jote duhet ti pastroje se prandaj paguajme taksat ne........nese ajo protestuesja ka shkelur ligjin , te pergjigjet menjehere , por me pare le te pergjigjen ca VIP-a qe kane bere shkelje shume me te renda , si p.sh ajo krye-hajdutja Bela , qe sot zgerdhihej ne presidiumin e mbledhjes se PS , dhe flet edhe per integrimin Europian. Fut njehere brenda Bela-hajduten dhe pastaj merru me keta protestuesit qe paskan shkelur ligjin dhe qe i paske studiuar kaq mire !!!!
E besoj Nuk ka asnjë dyshim që shumica demostruesve janë të tillë personazhe të frustruar
Ne Shqiperi do vijme per pushime, jo per proteste. Ne 2029 do votojme nga vendi ku jetojme. Pra do votojme per Partine Socialiste. Nuk ka asnji qe na perqafon ne kyt proteste. Mbas ksaj proteste eshte vetem plaku mere.
Skam cfare te them derisa e pranon vet qe je sali kari prej pazari ska me koment per ty se je kar komplet
Aty ne proteste jane mbledhur llumi i shoqerise shqiptare. Anti-shqiptare deri ne palce qe zbatojne me devotshmeri planet serbo-greko-iraniane per destabilizimin e Shqiperise.
Ndertimet pa leje sport kombëtar. Shumica u legalizuan, por ky rast nuk mund të legalizohet. Duhet dëshpërbly
Mos u bëjë qesharak me postime të tilla. Ngjan shumë me sugjerimet që qytetari dixhital bënë për Sali Idiotin! Po kapesh si ai që mbytet e pa shpresë pas çfarëdoje e gjithshkaje! Pate pushtet te pakufizuar dhe bërë ashtu siç deshe. Koha jote është në mbarim ashtu si è gjithë politika shqiptare e këtyre viteve që zëvendësoj respektin ndaj institucjoneve me pushtetin personal.
Eshte ndertuar ne kohen e Sali qenit dhe e legalizuar prej tij.
Shume shume shume pak qen rrugesh ishin mbledhur . Kujdes . Eshte nje teknike filmimi quhet ( Teknike Meksikane ) ku kamerani filmone pjese e shpatullave dhe koken per te krijuar idene sikur aty ka mijra mijra mijra njerez. Sot ka dale drone qe filmon nga larte dhe kjo teknike mashtruese e perdorur nga kazanet televizive dashakeqese demantohen shpejte
Një shtesë pa leje e një qytetare që dënohet nga ligji për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por në anën tjetër një lagunë e tërë, një zonë tërësisht e mbrojtur, një park kombëtar, del nga mbrojta e ligjit me dekret të posaçëm qeveritar për t'u betonizuar!!!! Me sa duket ligji dënon atë që pret një pemë, por jo atë që shkatërron pyje të tëra së bashku me florën dhe faunën që ndodhet atje. Një autogol për ty Edi Rama! Më shumë diskretitoheni me këto postime dhe aq më keq duke bërë biografinë e çdo protestuesi që kthejnë kujtime të fletërrufeve të epokës së diktaturës e të frikës!
Ajo pa leje ndërton, Berisha nxjerr ligj e i legalizon dhe ligjin e Berishës, Ti Ramë gabimin më tutje e çon, në pronën e privatit, pa pyetur legalizon, gjyqtari që duhet të jepi drejtesi, Ju të dyve me padrejtesi j'u ndihmon dhe më pas, Populli paguan që i rregullon,