Për popullaritetin e protestës dhe objektivat e protestës

20 Qershor 2026, 19:48Editorial Mero Baze

 

Edi Rama ka ngatërruar gjithë dynjanë në përpjekje për të shpjeguar çfarë është algoritmi i rrjeteve sociale në raport me të vërtetat e protestës. Pas kësaj shikoj gjithë median kundër Ramës që ka shpallur heronjtë e algoritmit: një vajzë që ka qenë në Big Brother dhe makinat luksoze, kryesisht Range Rover dhe automjete të tjera, me të cilat po udhëtojnë çunat e Londrës drejt Shqipërisë.

E besoj se të dyja janë fituese të algoritmit. Akoma më shumë se ata, kanë bërë punë ditët e para emri i Ivanka Trump dhe Jared Kushner.

Nga ana psikologjike protesta është bërë vendi i pelegrinazhit për këdo që ka një dështim në jetë dhe është i bindur se nuk do ta kishte këtë dështim sikur të mos ishte kjo qeveri dhe kjo opozitë. Ajo është alibia më e madhe e njerëzve të dëshpëruar të këtij vendi nga dështimet e tyre në jetë, madje dhe e emigrantëve që kanë makina luksoze. Kurrë Shqipëria nuk ka pasur një tribunë të tillë e cila, si një Big Brother mbarëkombëtar, tregon se çfarë u ka ndodhur shqiptarëve këto 35 vjet. Këtë algoritëm s’e kalon dot njeri.

Kjo ka të bëjë me popullaritetin e protestës dhe jo me objektivat e protestës. Popullariteti i protestës është një betejë e fituar 100 herë më shumë se sa është në të vërtetë kundër qeverisë. Tani, nëse është dita të ndajmë medalje për këtë, mund t’ia japim dhe Ivankës dhe Kushnerit, dhe kësaj vajzës së Big Brother-it dhe makinave të çunave të Londrës, kujtdo.

Qeveria nuk duhet të hyjë në këtë garë, se në fakt nuk i prish as punë. Fakti që protestat janë bërë shumë herë më popullore se sa janë realisht, nuk ka arsye ta shqetësojë.

Kështu siç është, me heronj të marrë hua, dikush me kamion nga Kosova, dikush me makina luksoze nga London, dikush me Instagram a Facebook e dikush me media serioze ndërkombëtare, protesta nuk ka arsye të jetë shqetësim për qeverinë.

Protesta ka axhendën e saj dhe sot është dita që u është dhënë hua emigrantëve me makina luksoze që shëtisin në bulevard, shumica anëtarë të PD,  Albin Kurti dhe koalicionit VLEN nga Maqedonia e Veriut, të cilët para nisjes kanë postuar dhe video me kuaj dhe flamuj që niseshin të çlironin Shqipërinë. Nesër mund të ketë aktorë dhe heronj të tjerë.

Qeveria nuk ka pse përzihet as me heronjtë as me aktorët e marrë hua. Ajo do të ketë punë me protestën kur të përballet me frymën e saj në zgjedhje dhe me aktorët realë politikë që do të shfaqen si përfaqësues të saj. Deri atëherë, “Big Brother-i” do të vazhdojë dhe debati për shikueshmërinë është pa kuptim.

Qeveria ka punë vetëm me objektivat e protestës. Aty mbaron Big Brother-i dhe fillon politika.

15 Komente

  1. L
    Lubi Malltezi

    Eshte protesta e deshtakeve dhe anti-shqiptareve qe po zbatojne me devotshmeri planet serbo-greko-iraniane per destabilizimin e Shqiperise. Si gjithmone ne krye te ketyre deshtakeve jane kurvat a Albin Kurvit ketij Esat Toptani kosovar.

    Përgjigjjuni
    1. A
      ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMERIN

      YMER PO KENI DESHIRE TE IKEN PROTESTUESIT NGA BULEVARDI YMER DILNI JU PO E HAPE GOJEN ME ERE MUTI QE NXJEER NGA GOJA TE BETOHEM SE PER 5 MINUTA ASNJE NJERI NUK DO JETE NE TIRANE SE I QELBE TI ME MUT ERE QE NXJERR NGA GOJA ,…….

      Përgjigjjuni
      1. d
        dritero

        shkruan Mero : " Nga ana psikologjike protesta është bërë vendi i pelegrinazhit për këdo që ka një dështim në jetë dhe është i bindur se nuk do ta kishte këtë dështim sikur të mos ishte kjo qeveri dhe kjo opozitë. Ajo është alibia më e madhe e njerëzve të dëshpëruar të këtij vendi nga dështimet e tyre në jetë, madje dhe e emigrantëve që kanë makina luksoze.." . Ky eshte perkufizimi me i sakte i protestes, qe une e quaj turme

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xhiro nTironë

          Katunaret kanë rast me dal xhiro nëpër Tiron

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tifozi

            4-1 Hollanda mbaroi kjo. Meqe ra fjala keta mjekroshat te veshur me te zeza nga Kosova e me fytyra te egra jane pamja me e shpifur e protestes.. shikoni botrorin o njerez, beni qejf.

            Përgjigjjuni
            1. a
              arvanitsi

              o Mero ata jane jashtqitja serbe e Albin KURTIT

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gazetari, opinionit dërrdërrist, i pavarur krejt..

                Pikërisht. Rama duhet ta lerë protestën të rrjedhë si të dojë ajo, përderisa pjesëmarrësit nuk kalojnë në akte vandalizmi që do të shqetësonin qytetin........ Deri më sot, Tirana është e qetë, secili në lagjen e tij, nga Kombinati, deri në Surrel, apo sheshi Shqiponja deri mbi TEG, nëse nuk sheh televizorin, nuk ka asnjë ndjesi se diku në një gjatësi rruge prej 200 m disa njerëz thërrasin që askush të mos ketë mendim ndryshe nga ata...... Në këtë kuptim Rama s'ka punë me algoritmet, sepse nëse një komentues I Gazetës Tema, do të bënte në ato portale këtë koment dhe të tjera, ai do të ishte spiun, kurvë, b.q. TQR, patronazhist ( çudi, patronazhist qenka fjalë e keqe, kur në zgjedhjet në SHBA, Trump ju bëri thirrje patronazhistëve të shkojnë shtëpi më shtëpi dhe të mbledhin vota)... . Vetëm në Kinë dhe Kore e Veriut nuk ka patronazhist....... . Pra, një person që mendon ndryshe nga protestuesit, nuk mund ta bëje publik mendimin e tij, sepse ai masakrohet.....Mendimi ndryshe nuk duhet të ekzistojë...... Atëherë po kërkohet Kina dhe Koreja e Veriut. Për këtë po luftohet?....... . Që këtu algoritmi bie......... Dhe në fund fare ÇFARË MBETET?------------- Mbetet metoda klasike, ajo e vjetra fare, që nuk pjerdh për algoritme. LETRA E FLETËS TË VOTIMIT...... Dhe vota si e atij që zmadhon algoritmet dhe e atij që telefonin e mban për të folur me fëmijët në emigracion, vlen njësoj....... Algoritmi hidhet poshtë dhe numërimi bëhet me dorë........... Mirëpo ata që,protestojnë mesa duket nuk e parashikojnë se në fund të fundit, ajo që vendos është shprehja e mendimit ndryshe me anë të një cope letre. Jo me anë të telefonit........... Dhe pastaj, ka thënë njeri: - DO TË QËROHEN MIRË HESAPET.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sonja

                  Sa bukur njerez, keshtu shkruante Zeri Popullit ne Nentor 1991 pastaj e pate mire si shkoi puna. Historia perseritet. Ky eshte populli i lirise, jo populli i deshtimeve ne jete sic mero po e perifrazon. Se bashke me kete klase politike i ka ardh fundi edhe ketij takemi botuesish e analistesh. Te gjithe, si nje pakete ne koshin e historise.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje