Muli shpreson tek "cunat e Londrës"

20 Qershor 2026, 20:07Antena TEMA

Mbërritja e çunave të Londrës në Tiranë me makina të shtrenjta e gëzoi Mulin. Me punën e tij ai arriti të krijonte një skuadër të njerëzve të PD-së që duhet të vinin në protestë, meqë vetë është non grata e nuk shkon dot në Londër.

Gjithë qëllimi ishte të ndryshonin formën e protestës.

– Sot e kemi ditë vendimtare, i tha Lelos. Kush të nxjerrë parrullën “Rama në burg, Berisha në burg” duhet goditur. Çunat ma morën përsipër. Disa prej tyre do t’i fusim me kapuç në protestë.

– Bëj kujdes që të duket që janë nga diaspora, tha Lelo, se ashtu nuk mbajmë përgjegjësi.

– Po, po. Madje u thashë që ata që do ta bëjnë këtë të mos shfaqen me makina, se këta të policisë po ua marrin targat e makinave dhe po ia japin policisë angleze t’i verifikojë.

– Sot Qorri duhet të kuptojë që forca e protestës jemi ne, tha Lelo. Pa ne protesta mbetet me 2 mijë veta sa ngeli dje dhe pardje. Vetëm ne me çunat e Londrës dhe këta brenda mund ta mbushim, kështu që nuk mund të lejojmë të bëhemi argatë të Qorrit, që ne të mbushim sheshin e ai të na shajë Doktorin.

– Rëndësi ka ta orientojmë vetëm kundër qeverisë, tha Muli. Ky objektivi që duhet të ikë më 21 qershor është pak i nxituar. Ta kishim shtyrë pak.

– E kanë vënë këta çunat e Londrës, se ata i kanë makinat me qira për një javë e kthehen prapë, tha Muli. S’i mbajnë dot më shumë.

– Po mirë, s’ka problem, tha Lelo. E shtyjmë vetë ne. Rëndësi ka që kemi filluar të vëmë afate.

– Në fund të fundit, më 21 qershor i bien zgjedhjet lokale, tha Muli. Aty kemi për t’i shkatërruar.

1 Komente

  1. p
    poshte komunizmi

    flliqesirat serbe

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje