Muli aprovon strategjinë e marrjes së protestës "hap pas hapi".

13 Qershor 2026, 18:41Antena TEMA

Muli po bënte sot bilancin e hapave që janë bërë për marrjen nën kontroll të protestave dhe ishte i kënaqur.

Të gjithë ata që raportuan treguan hapat që kanë hedhur drejt kontrollit.

Belua raportoi i pari.

Unë përgatita postera me pesë gazetarë armiq të Doktorit, tha, dhe ua dhashë dy shokëve të mi. Ata i tundën në protestë dhe pati efekt pozitiv. Pastaj bëra dhe një më vete për Bolinon se i ka rënë më qafë Doktorit. Më ndihmuan dhe këta të BIRN për këto posterat se ata janë në shtab dhe miratojnë pankartat dhe folësit.

-Shumë mirë, tha Muli. Përshëndeti ata të BIRN nga ana ime dhe thuaj të na falin nëse kemi bërë ndonjë gabim se dhe ne njerëz jemi. Rëndësi ka që janë në rrugë të drejtë.

Pastaj raportoi Klevesi. Ai tha se grupet e tij depërtuan në protestë dhe sulmuan disa njerëz që thoshin Rama në burg, Berisha në burg. U premtuan që nuk do ta thonë më atë Berisha në burg. Sidoqoftë, u bëmë nga një foto t'u kemi fytyrat. Po i pamë më, do kenë punë me ne.

E kuptuan që ne jemi aty. I thashë qartë. Ne nuk jemi Edi Rama që u sheh nga TV. Ne na keni nga pas. U dhjenë.

Pastaj reagoi Albana.

Dhe unë kam futur gratë e Forumit, por janë pak të vjetra dhe bien në sy. Në fillim mu duk keq, por pastaj kuptova se ishte strategji e mirë. Ta dinë që po panë gra plaka janë demokrate e nuk hapin gojë. Ato bibat e Instagramit ikin me vrap sa i shikojnë.

-Shumë mirë, i tha Muli. Po nga ty tremben kur të shikojnë?

-Nga mua jo, tha Albana. Më dinë blogere. Bile njëra më pyeti: "Flas, i bën këto ndërhyrjet me reklamë në Instagram?"

-Jo, i thashë. S'kam nevojë t'i bëj flas. Kam punuar për këtë ditë.

-Shumë mirë, tha Muli. Me këtë ritëm për një javë protesta është jona. Sot u shpall dhe komisioni nismëtar. Aty ishin gjithë dështakët e Shqipërisë. Kjo na bën mirë se revoltohen demokratët dhe thonë o ne, o asnjë. E kemi të fituar.

1 Komente

  1. p
    putini

    eshte e vertet Mero aty ishin jo vetem deshtaket por pak me shume, psh emri i Arben Malaj nje inspirus i piramidave, vrases ne 1997, hajdut klasi dhe mbi te gjitha vjen nga nje familje qe ne kohen e enverit ishin te gjithe spiuna te sigurimit te shtetit, sa operativi i sigurimit Josif Gegprifti flinte aty kur vinte ne Lakatund te Vlores, nuk po flas per te tjeret se me vin per te vjell, me vjen keq vetem per Dashamir SHEHIN, njeri qe i duhet Shqiperise, por po perdorin berishistat, te gjithe keta marrin vota aq sa merr PD ne Llakatund

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje