Nis “valsi i fundit” i Kristianos, mesazhi i Ronaldos sapo prek tokën amerikane për trofeun që i mungon

13 Qershor 2026, 19:55Sport TEMA
Nis “valsi i fundit” i Kristianos, mesazhi i Ronaldos sapo prek

Cristiano Ronaldo dhe kombëtarja e Portugalisë kanë mbërritur zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gatshëm për të nisur rrugëtimin në Botërorin 2026.

Përpara fluturimit transatlantik, kapiteni dhe lideri i luzitanëve u shfaq mjaft optimist dhe në formë të shkëlqyer përpara mediave.

“Jemi shumë të lumtur. E dimë se Botërori është gjithmonë një garë e veçantë. Po shkojmë me shumë shpresë. Nga ana fizike jam mirë, a nuk i keni parë ndeshjet?” — u shpreh Ronaldo duke qeshur.

Për 5-herë fituesin e “Topit të Artë”, ky do të jetë Botërori i gjashtë dhe i fundit në karrierë, një kompeticion ku ai synon të rrëmbejë të vetmin trofe madhor që i mungon në sirtar.

Kalendari i Portugalisë në Grupin K: Luzitanët shihen si favoritët kryesorë të grupit, ku do të ndajnë rrugëtimin me Kongon, Uzbekistanin dhe Kolumbinë. Sfidat do të luhen në këto data:

I pyetur për strategjinë e skuadrës, CR7 tregoi maturi: “E rëndësishme është të përfundojmë të parët në grup dhe më pas të ecim ndeshje pas ndeshjeje, hap pas hapi, me qetësi dhe vetëbesim.”

 

Lini një Përgjigje