Interes i jashtëzakonshëm në Angli, bomberi që i mungon Shqipërisë ëndërron Premier Ligën

12 Qershor 2026, 15:20Sport TEMA
Interes i jashtëzakonshëm në Angli, bomberi që i mungon

Lorent Tolaj është bomberi që po tërheq interesin e disa klubeve të rëndësishme në Championship. Bomberi shqiptar ka shënuar plot 58 gola në tre edicionet e fundit, ndërsa ka asistuar edhe 30 të tjerë.

Kontributi i tij në 88 gola dhe në duke u rritur përgjatë tre viteve, ka bërë që të jetë një nga sulmuesit më efektivë. Për këtë janë shfaqur pas tij, edhe klube me pretendime në Championship.

Edicionin e fundit e mbylli me Plimuth në “League One”, që është ndryshe kategoria e tretë për nga rëndësia në Angli. Shërbimet e tij ndërkohë i kërkojnë Miluoll, Uest Brom dhe Stok Siti. Të tre këto klube me synime të mëdha.

24-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Ngjitja në një nivel më të lartë duket e pashmangshme, ndërsa duhet përmendur fakti që mund të luajë për Shqipërinë.

Tolaj deri tani është aktivizuar vetëm me moshat e Zvicrës. Nëse FSHF e bind, kuqezinjve mund t’u shtohet një bomber. Më parë është shfaqur duke festuar gola me shqiponjë duke treguar lidhjen e tij me origjinën.

Lini një Përgjigje