Probleme me serverat e Meta-s, Facebook i paaksesueshëm!

12 Qershor 2026, 16:31Hi-Tech TEMA
Probleme me serverat e Meta-s, Facebook i paaksesueshëm!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale në të gjithë botën, veçanërisht Instagram, Facebook dhe Messenger, orët e fundit kanë pasur vështirësi në përdorimin e shërbimeve të Meta-s.

Mësohet se faqet e mediave sociale nuk funksionojnë, as lajmet në Facebook dhe as bisedat në Messenger.

Ka edhe raportime për probleme në Instagram, kështu që “bllokimi” global është i përgjithësuar në të gjitha aplikacionet e Meta-s, në të gjithë botën.

Në të njëjtën kohë, ata që arrijnë të lidhen me llogaritë e tyre raportojnë se po përjetojnë probleme edhe me story-t.

Lini një Përgjigje