Goditje e bujshme e Partizanit për pankinën, të kuqtë pranë firmës me krahun e djathtë të De Biazit

11 Qershor 2026, 15:20Sport TEMA
Goditje e bujshme e Partizanit për pankinën, të kuqtë

Klubi i Partizanit ka bërë një lëvizje të bujshme për të siguruar trajnerin për edicionin e ardhshëm. Presidenti Gazment Demi ka kthyer përsëri sytë nga Italia, por këtë radhë duke afruar një emër që njeh shumë mirë Shqipërinë.

“Panorama Sport” mëson se emri që është në negociata me të kuqtë është Paolo Tramezani, ish-zëvendëstrajneri i Shqipërisë në vitet kur ajo drejtohej nga Xhani De Biazi, një nga arkitektët e kualifikimit historik në Euro 2016.

Tramezani u largua nga Shqipëria pas Europianit në kërkim të një aventure si trajner i parë, por pa pasur shumë sukses. Ai drejtoi Lugano, Sion, APOEL, Livorno, Hajduk Split, Al-Faisal, Istra 1961, Yverdon, AEL Limasol dhe së fundmi ndodhet tek ekipi i femrave të Komos në Itali.

Palët mësohet se janë shumë pranë akordit dhe pritet që në vijim të finalizojnë një marrëveshje, pasi Tramezani është gati të nisë një aventurë të re në vendin tonë, ku dikur shihej edhe si kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje