Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, iu përgjigj pyetjeve të opozitës gjatë një interpelance të zhvilluar në Kuvend lidhur me kontratën koncesionare për projektimin, ndërtimin e aksit rrugor Thumanë–Vorë–Kashar.
Gjatë fjalës së tij, Karakaçi sqaroi se investimi total i parashikuar nga koncesionari për këtë projekt përllogaritet në rreth 1 miliard euro gjatë gjithë periudhës së kontratës.
“Investimi total i koncesionarit, i cili përfshin ndërtimin, mirëmbajtjen në rutinë dhe atë të thelluar, kostot operative, interesat bankare, pagesën e TVSH-së si dhe tatimfitimin që do të derdhet në buxhetin e shtetit, është përllogaritur në rreth 1 miliard euro përgjatë gjithë periudhës së kontratës. Kjo është kostoja e kontratës. Ndërkohë, të ardhurat e pritshme nga operimi i këtij aksi janë vlerësuar në rreth 1.3 miliardë euro për një periudhë 35-vjeçare”, deklaroi ministri.
Karakaçi theksoi se koncesionari nuk mban vetëm barrën e investimit fillestar për ndërtimin e veprës, por edhe përgjegjësinë për mirëmbajtjen afatgjatë të saj, menaxhimin e aksit rrugor dhe përballimin e riskut që lidhet me fluksin e trafikut.
Sipas ministrit, modeli i ndjekur shmangu financimin e drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit për ndërtimin e rrugës, ndryshe nga sa parashikohej në projektet e mëparshme.
“Shteti shqiptar nuk pagoi për ndërtimin e veprës, ashtu siç ishte parashikuar në projektin e mëparshëm. Për këtë arsye, angazhimi i shtetit kufizohet vetëm në një garanci trafiku për tetë vitet e para të kontratës, me një vlerë maksimale prej 22.8 milionë euro”, u shpreh ai.
Kush eshte koncensionari? Filluat te pastroni leke dhe me rruge tani se me pallate e kulla dihet
z. Minister , 1 miliard eshte kosto e parashikuar per Thuman- Fier, jo thuman - kashar, se i bie segmenti me i shtrenjte ne bote, kur standarti dihet si eshte. Poshte autostrades te rrethrrotullimi ne Vore dhe Maminas ka nevoje urgjente per nderhyrje pasi bllokohet gjithe trafiku nga gropat, flm
Karakaci prosituta e Belindes ,pac fatin e saj ,e kujt i hyjne ne pune miliarda te hedhura per kete rruge,por eshte menyra me e mire per te vjedhur
Parate per ndertimin e rruges nuk I hedh shteti por investirori