Ulen çmimet e karburanteve në vend! Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

10 Qershor 2026, 12:50Ekonomia TEMA
Ulen çmimet e karburanteve në vend! Bordi: Nafta 188 lekë,

Bordi i transparencës u mblodh këtë të mërkurë, 10 qershor duke vendosur për uljen e çmimit të naftës me 4 lekë. Nga sot, nafta do të tregtohet me 188 lekë për litër ndërsa benzina me 159 lekë/litër, duke pësuar një rënie me 13 lekë.

Vendimi i Bordit të Transparencës

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 171 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 159 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Lini një Përgjigje