IPARD 3 - Shqipëria e angazhuar për fillimin sa më të shpejtë të zbatimi

8 Qershor 2026, 21:00Ekonomia TEMA
IPARD 3 - Shqipëria e angazhuar për fillimin sa më të

12.5 milionë euro nga Bashkimi Evropian i shtohen përpjekjeve të Shqipërisë për të garantuar ushqim të sigurt sipas standardeve evropiane.

Fondi i ri synon forcimin e sistemit të kontrollit ushqimor, laboratorëve dhe kapaciteteve inspektuese në të gjithë zinxhirin agro-ushqimor. Projekti EU4FoodSafety u nis këtë të hënë në Tiranë, në Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore.

“Siguria ushqimore është një e drejtë bazë e çdo qytetari, qëllimi ynë është të mbështesim Shqipërinë në ngritjen e një sistemi modern kontrolli me laborator, inspektor dhe shërbime veterinare që shërbejnë sipas standardeve evropiane”, tha Gonzato.

Me kontributin edhe të Gjermanisë mbi fondet e BE-së brenda këtij projekti, autoritetet shqiptare veçojnë pritmërinë aktuale për procedimin e mëtejshëm me fondet europiane për bujqësinë.

“Siç kemi theksuar edhe më parë, jemi plotësisht të angazhuar për avancimin e procesit të akreditimit dhe për fillimin sa më të shpejtë të zbatimit të IPARD III, në mënyrë që të sjellim përfitime konkrete për fermerët dhe sipërmarrjet agro-ushqimore”, u shpreh Ministri i Bujqësisë, Andis Salla.

Tre kapitujt të bisedimeve të anëtarësimit ai 11, 12, 13 janë pjesë e një qasjeje të integruar për zhvillimin e sektorit të ushqimit e bujqësisë dhe përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.

Lini një Përgjigje