Ibrahimaj: Projektin e parë për Zvërnecin e kemi refuzuar, po punohet për projekt të ri me studiues mjedisorë!

8 Qershor 2026, 21:50Politika TEMA
Ibrahimaj: Projektin e parë për Zvërnecin e kemi refuzuar, po

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka folur për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për projektin e Zvërnecit, i cili ka shkaktuar protesta masive. 

Ibrahimaj tha se projekti i parë është rrëzuar pasi ka patur dendësi ndërtimi dhe për këtë arsye po punohet për një projekt të dytë dhe se studiuesit mjedisor po shohin impaktin në mjedis. 

"Projekti në fakt është ajo që kemi thënë, na është prezantuar në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit një projekt që nuk është miratuar pasi nuk plotësonte kushtet dhe kriteret që kishim për zhvillimin e zonës. Kishte intensitet shumë të lartë, prekte lagunën dhe për këto arsye e refuzuam. Projekti erdhi përsëri dhe kemi dhënë një miratim të pjesshëm, për rrethim dhe për shtrim disa rrugësh provizore, të cilat do t’i lejojnë studiuesve për të bërë studim mjedisor të saktë, që pastaj do të sjellë një rezulatt për një projekt, të diskutuar dhe miratuar sipas standardeve.

Nuk kemi një projekt të firmosur. Kemi një projekt të dorëzuar që është kthyer mbrapsht, për t’u përmirësuar.

Qëllimi është të kemi zhvillim të qëndrueshëm. 

4 miliardë euro është një vlerë, e projektit të parë të dorëzuar, vullneti i investitorëve për të investuar kap vlerën 4 miliardë euro. Janë rreth 15% e GDP, vlerë e madhe që vjen në vend dhe nuk mund të anashkalohet. Nuk është vlerë që hyn vetëm në sektorin e turizmit, por sipas studimeve ndërkomëbtare dhe tonat, efekti multiplikator i një investimi në turizëm, jep efekt zinxhir në bujqësi, tregti, transport. Është efekt që në kohë të shpejtë, jep gati dyfishim të vlerës së investimit. Kjo përkthehet në vende pune. Bëhet fjalë për rreth 20 mijë vende pune të përkohshme, njerëz që do të angazhohen në ndërtimin e projektit, por edhe 10 mijë vende pune permanente", tha Ibrahimaj.

11 Komente

  1. d
    dire Straits !!!!

    Palloshi ka leshur neper studio edhe vajzat e " Haremit politik " , qe perdridhen ne studio si lavire dhe anashkalojne kerkesat kryesore te protestes......Kurse ne TOP QEN edhe nusja e re Grida Suma , eshte lidhur me banoret e Zvernecit , duke u perpjekur edhe ajo te heqe vemendjen nga kerkesat kryesore te protestes : *******RAMA NE BURG______BERISHA NE BURG*** dhe ***PER NJE SHQIPERI TE RE********..............O stacione televizive , lavire te pushtetit , ndiqni shembullin e NEWS24 qe ka vene kamera ne cdo cep dhe po pasqyron madheshtine e protestes !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlonjati 100 karat

      Une fo preferoja me mire motrat tuaja Ti shikoja dhe ti degjoja se ato dine ndonje gje me mire

      Përgjigjjuni
      1. R
        Ram hajduti

        Do ta kuptojne shume shpejt qe pengmarrja e nje qytetari ne zvernec ishte shkendija qe ndezi gjithe mllefin e akumuluar. Padrejtesite e ram hajdutit bashke me keto cupelinat patronazhiste nuk kane fund. Krim korrupsion abuzim vjedhje fondesh vjedhje zgjedhjesh shantazhe kercenime manipulime etj etj

        Përgjigjjuni
      2. 2 hotelet luksoze tē Ivanka Trump do pērfundojn para 20 janarit 2029, dhe me shpenzimet e shteti shqiptar.Ky premtim i ēshtē bērē nē kryeministri gocēs sē Presidentit US.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Adelina Greca ( dysheku I belgut)

          Kjo e mallosura na çuditi: e kemi refuzuar projektin !!!..Duke I dhene leje ndertimi dhe zhvillimi ? Leja e ndertimit me firmen e Palloshit Janar 2025 eshte refuzim?? O shemtire e droguar Ibrahimaj ndro mall ose mos e perzje me superfosfat debile.

          Përgjigjjuni
        2. X
          XY

          Pyetje: Nese vjen nje dite , qe pas ketyre investimeve te medha tek nje toke te shit-blere, realizohet qe edhe "flamingove" do te ju mundesohet ta gezojne jeten ne mes te kesaj privatesie investimi , atehere po "zogjve varfanjake te Shqipes" a do tju mundesohet te shkojne perseri ne kete breg-det qe te lagen nga uji i detit qe prek kete teritor qe do i perkase ketij investimi kaq te madh ?! Problemi me i madh i protestusve jane "qelbesirlleqet" qe prodhon Kadastra e Sali-Edit , vecanerisht kjo dukshem per gjate gjithe breg-detit te Shqipes me zogjte e saj .

          Përgjigjjuni
          1. x
            xhambazi

            ik,moj sy karre Rames deri dje s dije te lidhje dy llafe sot na hap dhe pellembet

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zani i Maleve

              Po me atë që po i bëhet Pacollit duke e shpronësuar nga aeroporti, a nuk është largim i investitorëve të rëndësishëm? A nuk është një shembull se këtu të vjedhin nëse nuk i pëlqen partisë së Ballukut? Çfarë përfitimi kanë shqiptarët kur miliarderët me jahte vinë në Shqipëri dhe e marrin naftën pa taksa, ndërsa bujku dhe shqiptarët e paguajnë shumë herë më shtrenjtë se këta miliarderët zhvillimorë të Ramës dhe partisë së Ballukut? Kështu e shohin shqiptarët edhe këtë katundin turistik që duan të bëjnë miliarderët me huqe! Asnjë përfitim për ne, vetëm rritja e çmimeve dhe një jetesë më e shtrenjtë që na e bën të pamundur mbijetesën në këtë vend. Përfundimi, është dëbim nga ky vend. Rama dhe daullet e tij na lodhën veshët vite me radhë me Argitën, Shkelzen Berishën dhe korrupsionin e tyre familjar kur babai ishte kryeministër. Erdhi në pushtet duke kundërshtuar këto veprime. Tani përfundoi duke punuar me Ivankën dhe me dhëndrin e Presidentit të SHBA-së. Kjo nuk është çështje mjedisi dhe turizmi, por blerje pushteti dhe pagesë %. Duke blerë ndikim në SHBA për të pasur pushtetin brenda e kështu paprekshmëri nga drejtësia. Këto protesta dhe përhapja ndërkombëtare po e bën të pamundur këtë blerje ndikimi politik. Madje tani do të bëhet një barrë për të. Ai mund të ketë 86 vota në Kuvendin e Shqipërisë, por protesta e nxori jashtë tregut politik ndërkombëtar dhe po e cilëson si të padëshiruar për t'u shoqëruar me të. Ka disa gjëra që nuk mund të blihen në treg, si psh besnikëria. Ajo vetëm mund të dhurohet, as blihet e as rrëmbehet. Mjerë Rama dhe këta gjoja investitorë, për çfarë demi i bënë imazhit të Presidentit të SHBA-së dhe rrethit të tij familjar. Kjo është frika më e madhe e tyre, sepse do të shpërthejnë përgjime, dokumente dhe ato çfarë u përpoqën të blinin duke falur tokë për "investime" apo si rrethimi i Gjadrit.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Teodor

                4 miliard Euro behet nje qytet I ri. Nuk ka shans te kete pak ndertime. Cfare do transformohet me 4 miliard. Patjeter beton e luks....nese do kishte intensive te ulet do mjaftonin shume me pak. Mendoj qe do katandiset si Porti Durresit. Ka 5 vjet qe punohet aty per 2 pallate. Ku jane 2 miliardet?

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bum. Bum

                  Po ai shaloku tha ska projekt ? Ju i nxirni mashtrimet e bojaxhiut vet , pa ndërhyrje.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Ilirjan

                    O qorre e ndyre,keshtu thate edhe per projektin e Albarit,Marina Durres.. Madhtruat se do te investoje 2 miljard dollare.. E miratuat me shumice votash ne parlamentin e leshit.. Por ne te vertete doli se pasi prishet portin me te vjeter ne Adriatik,u moret leket budallenjeve me projekte dhe prona futuristike dhe digitale ne ajer,beri nja dy godina karakatina si geto afrikane te cilat pa u mbaruar jane fundosur ne rere... E kush ju beson me juve,hijenave te ripjelljes... Prandaj te gjithe ne shesh,te protestojme dhe ta hedhim kete sistem te ndyre korruptiv..

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje